• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Goditja ndaj të korruptuarve”/ Ngjela: I pari që rrezikon të arrestohet është Meta, tentoi t’i vinte zjarrin Shqipërisë

by Java News
13/07/2019 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela paralajmëroi ditën e djeshme arrestimin e presidentit Ilir Meta. Gjatë një prononcimi të dhënë për gazetën “SOT”, Ngjela u shpreh se Metën e kap reforma në drejtësi për shkak të bëmave të tij. Sipas avokatit, shkarkimi i presidentit është hapi i parë që e çon atë drejt reformës në drejtësi. Ngjela shtoi se kreu i shtetit ka punuar kundër reformës dhe për këtë arsye tentoi t’i vinte zjarrin Shqipërisë, por theksoi se Amerika nuk mund ta toleronte një gjë të tillë.

“Ambasadorja amerikane ja tha në sy Metës mbrëmë. E goditi hapur në fushën e ambasadës dhe ja tha hapur që reformën në drejtësi nuk e ndalon dot askush. Ishte një mesazh për të dhe tentativat e tij për ta bllokuar këtë reformë. Shkarkimi i Metës është hapi i parë i rëndësishëm për reformën në drejtësi dhe goditjen antikorrupsion. Mazhoranca duket e vendosur dhe do ta çojë deri në fund. Shkarkimi do t’ia heqë Metës imunitetin dhe do të rrezikojë arrestimin. Ai ka bërë punë për ta penguar reformën në drejtësi. Ai nuk ka pasur shumë në dorë, por tani bëri aktin e fundit. Kërkonte të bënte zjarr Shqipërinë dhe të çonte vendin në destabilizim”, tha Spartak Ngjela.

Avokati e ndali theksin dje edhe tek ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Duke komentuar punën e deritanishme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Ngjela u shpreh shpresëplotë se goditja kundër korrupsionit do të fillojë brenda vitit, madje që muajin e ardhshëm.

“SPAK ka në brendi 3 institucione të tjera goditëse, Gjykatën e Posaçme, Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Tani, e rëndësishme është Prokuroria e Posaçme, pastaj ka kohë edhe për Gjykatën e Posaçme. Patjetër që brenda këtij unë pres që të nisë goditja antikorrupsion. Unë mendoj që proceset penale do të nisin që në gusht apo shtator. Megjithëse organet e drejtësisë nuk pyesin gusht a korrik, nuk pyesin për pushime, por e nisin goditjen penale direkt. Por unë them që në shtator nuk diskutohet, do të kemi proceset e para penale. Sepse këtu ka qenë një gjendje rëndë, ti nuk e pe raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, e konsideroi vendin tonë një vend me korrupsion të lartë dhe thembra e Akilit ishte pushteti gjyqësor”, theksoi Spartak Ngjela.

Për avokatin, e keqja vendit tonë i ka ardhur nga sistemi gjyqësor. Ai deklaroi se për shkak të gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë shitur drejtësinë vendi u rendit nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një nga vendet më të korruptuara. Megjithatë, Ngjela nënvizoi se kësaj epoke tashmë i ka ardhur fundi.

“Gjithë e keqja Shqipërisë i ka ardhur nga kjo bandë e tmerrshme juridike që ka përbërë pushtetin gjyqësor. Atje është mbështetur edhe korrupsioni shtetëror, edhe korrupsioni kryeministror, gjithçka e rëndë është mbështetur tek ata. Ata kanë shitur drejtësinë dhe kanë lejuar këta, politikanë, ministra, kryeministra, që të vjedhin popullin. Kjo ka qenë filozofia e tyre, por tani gjithçka ka marrë fund. Që të gjithë do të dalin para drejtësisë. Qoftë ata që kanë shitur drejtësinë, qoftë ata pushtetarë që kanë përfituar nga drejtësia. Të gjithë pushtetarët e korruptuar do të jenë të rrezikuar. Ndërkombëtarët kanë dosje për secilin prej tyre kështu që nuk shpëtojnë dot. Duhet të jemi të qartë që SPAK e mori fuqinë e vet juridike dhe tani mbetet të priten goditjet penale në shtator”, deklaroi Spartak Ngjela.

g.kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga drejtor në SHISH, te protesta kundër Ramës: Kush është Sandër Kovaçi, që drejtoi protestën e pedagogëve sot në krah të dhëndrit dhe vajzës së Berishës?

Partia e re e studentëve, pedagogu i Berishës distancohet: Nuk ka lidhje me ne, nuk e ka prodhuar sheshi!

November 27, 2026
“Është më i lirë”/ Pas miellit, edhe qumështi serb “përmbyt” tregun shqiptar

Hije skandali/ Jo vetëm me aflatoksinë, por edhe me mbetje ilaçesh! AKU zbulon prani të medikamenteve veterinare në mostrat e qumështit

November 27, 2026
Beteja e përjetshme e Qazim Mulletit me Robert Ndrenikën

Beteja e përjetshme e Qazim Mulletit me Robert Ndrenikën

November 27, 2026
“Më shfrytëzonin që kur isha 11 vjeçe”- 15-vjeçarja në Greqi denoncon prindërit, nëna dyshohet edhe si organizatorja kryesore

“Më shfrytëzonin që kur isha 11 vjeçe”- 15-vjeçarja në Greqi denoncon prindërit, nëna dyshohet edhe si organizatorja kryesore

November 27, 2026
Nga revolucioni permanent te djegia permanente; pse e gjitha është një boomerang politik?

Protesta e 28 Nëntorit në Tiranë, 2 mijë policë në terren, kontrolle edhe në kufij

November 27, 2026
Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

Ndërtimi merr hov të ri, lejet u rritën me 45% në tremujorin e tretë!

November 27, 2026
Pa telefon, laps e letër dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme! Zbardhen 16 kushtet e sigurisë për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë

Pa telefon, laps e letër dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme! Zbardhen 16 kushtet e sigurisë për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë

November 27, 2026
Kuvendi i ri, të rinjtë e politikës duhet të jenë bashkues

Protestat dhe kaosi na ndihmojnë të shohim më mirë

November 27, 2026
I dënuari kapet me drogë në burgun e Korçës, procedohet penalisht!

I dënuari kapet me drogë në burgun e Korçës, procedohet penalisht!

November 27, 2026
EMRI/ E rëndë në Itali, 23-vjeçarja shqiptare vritet nga partneri, fqinjët e panë autorin kur doli nga banesa dhe…

EMRI/ E rëndë në Itali, 23-vjeçarja shqiptare vritet nga partneri, fqinjët e panë autorin kur doli nga banesa dhe…

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In