• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A ja vlen ti besosh?

by Artur Ajazi
01/03/2021 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Pasi lidhi dhe firmosi koalicionin me partitë aleate, duket sikur Partia Demokratike po pret me padurim formimin e “kabinetit te ri qeverisës në 3/D”.Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, firmosën paraditen e 1 marsit, marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Marrëveshja e tyre u firmos nën sloganin “Shqipëria, shtëpia që fiton”.Ajo që bie në sy është se ky është një slogan i shkrirë mes atij të PD-së dhe LSI-së. Sjellim në kujtesë se PD dhe LSI vendosën të dalin me dy palë lista në këto zgjedhje.

Dy kryetarët rivalë për qeverisjen imagjinare, kanë bërë deklarata të mbushura me premtime dhe kanë shprehur besimin se “në 25 Prill do të fitojë opozita e bashkuar, ndaj të shkojmë shtëpi më shtëpi, rrugë më rrugë, fshat e qytet”. Duket sikur e kanë seriozisht, tek duken euforikë, tek dalin bulavardeve dhe lagjeve të qyteteve, duke ndalur njerës dhe duke i tromaksur me pyetjet e tyre të trasha.

A ja vlen ti besojmë një koalicioni shtrigash dhe intrigash, një koalicioni çakenjsh, që mezi presin të vijnë në pushtet, dhe të shqyejnë gjithçka që është bërë. A ja vlen të besojmë ata që pushtetin e shohin deri tek posti, deri tek tenderi, ata që pushtetin e shohin tek lista me militantë, tek punësimet politike, ata që pushtetin e shohin si burimi i pasurimit dhe mbushjes së thasëve të harxhuara, nga qëndrimi i gjatë në opozitë.

A ja vlen ti besojmë Monikës, Ilirit, Lulzimit, Saliut, Fatmirit, a ja vlen ti besojmë Shpërim Idrizit, Vangjel Dules, Nard Ndokës, a ja vlen ti besojmë pasanikëve të pangopur, që janë gati të bëjnë aleanca me djallin, vetëm të vijnë sërish në pushtet.

A ja vlen ti besojmë atyre, që shkatërruan pronat, shtetin, ushtrinë, policinë, atyre që shkrinë në furrat e Malit të Zi makineritë në graso të cilat kishin mbushur depot dhe tunelet e vendit, dhe që duheshin për ditën e qametit. A ja vlen ti besojmë atyre, që bënë ’97 dhe vranë mijëra djem nënash, atyre që bënë Gërdecin dhe 21 Janarin, që shkatërruan arsimin, shëndetsinë, vlerat kulturore dhe arkeologjike, atyre që shitën tokat në bregdet dhe mbushën thasët me para.

Natyrisht që jo. Dhe këtë e ka të qartë çdo shqiptar, që nuk ka kohë të humbë me dëgjesat e Lulzimit dhe shpurës tij mashtruese. A ja vlen ti besojmë atyre, që zhytën ekonominë në informalitet, atyre që mbajtën me premtime shqiptarët për 20 vjet me “legalizime falas”, dhe nuk përfunduan as 15 per qind të tyre sa kishin pushtetin.

A ja vlen ti besojmë atyre, që vodhën floririn dhe që përgjërohen sot se “kemi ndryshuar,nuk jemi ata që ishim”, kur pasuria e tyre u 10 fishua edhe pse ishin dhe janë në opozitë. A ja vlen ti besojmë Gazit, njeriut “votë” që Lulzimi ka dërguar në Elbasan, kur e dinë të gjithë se nuk e voton as farefisi në 25 Prill, dhe sërish ngutet të thotë se “Rama është në panik, ne nuk kemi frikë, ne do të fitojmë”.

Po ç’ti kujtosh përpara, atyre që sot duhej të ishin në burg dhe që shiten si “të ndershëm” tek ata që si njohin, sepse shumica e shqiptarëve i kanë në memorje bëmat e një partie paramilitare, apo asaj tjere që si filozofi të mbijetesës ka vetëm vlerjen e votës.

Next Post
“Shqipëria ka bërë progres në zbatimin e reformave”/ Borrell për zgjedhjet: Kandidatët për deputetë duhet të jenë njerëz me integritet

"Shqipëria ka bërë progres në zbatimin e reformave"/ Borrell për zgjedhjet: Kandidatët për deputetë duhet të jenë njerëz me integritet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akti Normativ për buxhetin 2026, Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale

Akti Normativ për buxhetin 2026, Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale

July 5, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Arkivoli në shesh

July 5, 2026
“Amerika nuk ka qenë kurrë më e fortë”, Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

“Amerika nuk ka qenë kurrë më e fortë”, Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

July 5, 2026
Avokati Beqiri: Një pjesë e organizatorëve të protestës paguhen nga PD! Gent Progni takohet me Flamur Nokën

Avokati Beqiri: Një pjesë e organizatorëve të protestës paguhen nga PD! Gent Progni takohet me Flamur Nokën

July 5, 2026
Protesta në bulevard, Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar

Protesta në bulevard, Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar

July 5, 2026
Debati për projektin në Sazan, Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit

Debati për projektin në Sazan, Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit

July 5, 2026
Epoka e artë retro/ Pronarët nga Kosova, Shqipëria e Serbia zbulojnë në Prizren sekretet e makinave më të vjetra në rajon

Epoka e artë retro/ Pronarët nga Kosova, Shqipëria e Serbia zbulojnë në Prizren sekretet e makinave më të vjetra në rajon

July 5, 2026
Arkivoli në tubim, Lamallari: S’mund të përdoret si dekor proteste, sidomos në sy të fëmijëve!

Arkivoli në tubim, Lamallari: S’mund të përdoret si dekor proteste, sidomos në sy të fëmijëve!

July 5, 2026
Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

July 5, 2026
Arkivoli në protestë, Balla: E sollën mbështetësit e PD! Berisha e ka bërë këtë akt të turpshëm 28 vite më parë me Azem Hajdarin

Arkivoli në protestë, Balla: E sollën mbështetësit e PD! Berisha e ka bërë këtë akt të turpshëm 28 vite më parë me Azem Hajdarin

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In