• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A ishte çështja çame pjesë e negociatave? Bushati përgjigjet pas deklaratës së Kotzias

by A R
29/01/2018 21:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë pas takimit me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias, homologu i tij shqiptar Ditmir Bushati foli për negociatat me Greqinë, u ndal gjerësisht tek marrëveshja mes dy qeverive për varrezat e ushtarëve grekë.

Në një intervistë për emisionin ‘Studio e hapur’ në ‘News24’ Bushati përball gazetares Eni Vasili ka treguar se si do të operohet me zbatimin e këtij vendimi.

Gjatë ditës së sotme u shpërnda një deklaratë e Ministrit të Jashtëm grek Kotzias i cili theksonte se në bisedimet me homologun shqiptar Ditmir Bushati nuk u diskutua çështja çame, e cila sipas tij nuk ekziston. I pyetur lidhur me këtë deklaratë nga homologu grek, bushati dha këtë përgjigje:

“Unë nuk dëshiroj të hyj në proces replikash, përgjigjesh e kthim përgjigjesh sepse jemi në fazën intensive të dialogut. Por mund t’ju them që jo vetëm çka është deklaruar publiskiht, por mund tua them edhe sot këtu që për ne kjo çështje është e trajtuar në shinat për të cilat unë sapo fola. Do jetë çështje për ne për sa kohë nuk është zgjidhur”, deklaroi Bushati.

Ndonëse u ‘ngacmua’ nga moderatorja se sa ishte numri i eshtrave të ushtarëve grekë që prehen në vend, Bushati tha se janë më pak se shifrat që flasin mediat italiane.

‘BalkanWeb’ zbardh intervistën e ministrit Bushati.

INTERVISTA
Zoti Bushati ju dhe homologu grek keni zhvilluar dy raunde bisedimesh duke u ‘ngujuar’ dy herë, në Greqi dhe Korçë. Por problemi është se nuk ka transparencë për këto takime. Ajo që dimë sot është çështja e eshtrave se kanë rinisur gërmimet për ushtarët e rënë në Shqipëri.

Ne me Greqinë kemi mbërritur në këtë pikë për një proces të vështirë që ka filluar në 2013 ku fillimisht kemi listuar natyrën e çështjen që i konsiderojmë të tilla, dhe më pas i kemi trupëzuar ato në një dokument. Cili është këndvështrimi i palës greke dhe asaj shqiptarë e më pas i kemi përfshirë në një paketë. Në të shkuarën ka pasur mohim të çështjen, më pas është konsideruar si absurde që ska efekte në praktikë dhe sot kemi pohim. E kam fjalën për ligjin e luftës. Kreta dhe Korça kanë qenë dy stacione intensivë pas një mandati të qartë që morën dy ministrat nga dy kryeministrat. Ishte ngritur një dialog dhe ishin sistemuar disa nga këto çështje. Në 2009 qeveria Berisha kishte kolauduar këtë marrëveshje për ndërtimin e dy vendprehjeve për të rënët grekë gjatë Luftës së Dytë Botërorë. Kjo marrëveshje nuk ishte atakuar. Për ne marrëveshja kishte mangësi serioze. Na është dashur dy vite diskutime me palën greke. Pra, qoftë për mënyrën se si do të kryhej procesi i gërmimeve, pikat e indetifikuara.

A keni ju një shifër sesa eshtra synohen të gjenden?
Ka për të gjitha zonat që do të kryhen gërmimet, janë të specifikuara në VKM. Ka shifra paraprake, ka shifra që janë rakorduar me palën greke. Jo çdo shifër e cila është supozuar, përputhet me gjetjet në terren. Siç kanë dëshmuar edhe ditët. Duhet të bëjmë të qartë dallimin mes pikave dhe vendeve ku do të kryhen gërmimet. Pikat e gërmimin në momentin që mbyllen, kthehen në gjendjen e mëparshme.

Sa pika grumbullimi janë?
Janë disa zona, që prekin 3-4 bashki. Risia e vendimeve ka të bëjë me faktin që jepen detyra konkrete bashkive dhe autoriteteve të tjera për procesin e pronësimit.

Qëndrojmë tek shifrat….
Dua që të mirëkuptohem në këtë çështje. Nuk është se ne nuk kemi shifra për këtë proces. Është bërë një diskutim me ekspertet, nuk është se palët kanë të njëjtat shifra, të njëjtat predentime por verifikimi në terren në fund të ditës do të tregojë pretendimet e palëve. Nga dëshmitë historike bëhet fjalë për disa zona ku janë zhvilluar luftimet italo-greke dhe ky proces po kryhet me seriozitet, qoftë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe procesi i identifikimit dhe varrimit.

Lajmi për gërmimin ka qenë edhe në mediat e huaja. Në Itali shkruajnë 8000 grekë të rënë. E konfirmoni?
Kam vendosur të mos biem në kurthin e shifrave. Që prej ditës kur është nisur operacioni i kërkimit, shifra e eshtrave të gjetura janë më pak se ato të pretenduara. Ndaj do isha i rezervuar për të dhënë shifra.
vijon…

Next Post
VIDEO/ Pronari i marketit i “nxjerr bojën” kësaj zonje…

VIDEO/ Pronari i marketit i "nxjerr bojën" kësaj zonje...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

January 22, 2026
Vrasja mafioze e Ardian Nikulajt, “The Sun”: Ekzekutimi i biznesmenit “kushtoi” 1.7 milionë paund

Vrasja mafioze e Ardian Nikulajt, “The Sun”: Ekzekutimi i biznesmenit “kushtoi” 1.7 milionë paund

January 22, 2026
Bardhi: Shqipëria nuk e ka sot emrin tek shtetet themeluese të Bordit të Paqes prej Ramës! Nuk iku në Davos se…

Bardhi: Shqipëria nuk e ka sot emrin tek shtetet themeluese të Bordit të Paqes prej Ramës! Nuk iku në Davos se…

January 22, 2026
21 janari/ Balla-Berishës: Pa u zbardhur përgjegjësia jote, PS nuk do të tërhiqet kurrë

21 janari/ Balla-Berishës: Pa u zbardhur përgjegjësia jote, PS nuk do të tërhiqet kurrë

January 22, 2026
Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes/ PD voton “me kokën poshtë dhe dorën lart”

Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes/ PD voton “me kokën poshtë dhe dorën lart”

January 22, 2026
“Siguria ushqimore, prioritet kombëtar”/ Ministri Salla prezanton Drejtoreshën e re të Përgjithshme të AKU

“Siguria ushqimore, prioritet kombëtar”/ Ministri Salla prezanton Drejtoreshën e re të Përgjithshme të AKU

January 22, 2026
Kontrollet në banesa e biznese, Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt

Apeli prish vendimin/ GJKKO i dënoi me 23 vite burg dy kokat e grupit për vjedhje të 15 mln € përmes Call Center-ave

January 22, 2026
Rast shokues/ Fëmija humb syrin pasi u puth nga një i afërm me herpes, mjekët japin alarmin

Rast shokues/ Fëmija humb syrin pasi u puth nga një i afërm me herpes, mjekët japin alarmin

January 22, 2026
Tensione në Parlament, replika mes Berishës dhe deputetes Mila: Do pendohesh për atë kokë që lëviz

Tensione në Parlament, replika mes Berishës dhe deputetes Mila: Do pendohesh për atë kokë që lëviz

January 22, 2026
Morën apartamente me qira për prostitucion në Tiranë, arrestohen 3 kolumbiane, procedohen 2 shqiptare

Morën apartamente me qira për prostitucion në Tiranë, arrestohen 3 kolumbiane, procedohen 2 shqiptare

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In