• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A ia vlen “zgjimi” i Lulit?

by Artur Ajazi
12/01/2024 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Luli është zgjuar. Ai ka dalë para mediave dhe ka mbajtur një fjalim 12 minutësh, dhe pastaj u është përgjigjur pyetjeve, gjithmonë sipas tij. Luli është zgjuar, sapo Edi Rama i kujtoi shqiptareve “shëtt, mos e zgjoni”. Por a ja vlen të zgjosh Lulin nga gjumi çdo 6 muaj, a ja vlen ti kujtosh atij rolin politik, a ja vlen të dëgjosh Lulin tek rreket të thotë se “nuk do ta lemë kryeministrin të bëjë ç’të dojë”, etj. Opozita e Lulit dhe opozita e Saliut, kanë mbaruar me kohë. Janë dy pjesë, të një “çibani” që shajnë dhe mbajnë njëri-tjetrin. Luli dhe Saliu, janë e shkuara. Shqiptarët nuk kanë kohë, mundësi dhe dëshirë të merren dhe dëgjojnë më Lulin dhe Saliun.

Zgjimi i Lulit, mbetet unikal për 3 dekada e ca tranzicion politik në Shqipëri. Njeriu që ishte “ushtari dhe biri politik ” i Saliut, një ditë na u bë kryetar partie. Mposhti rivalin dhe “hop” u zgjua kryetar. Jam i bindur se ka thënë me vehte “si ka mundësi, unë nuk e mbaj dot këtë peshë”, por është bindur kur ka marrë garanci të plota nga Saliu se “jam unë këtu, mos u tremb”. Dhe nisi rrugëtimin Luli, si kryetar partie, pasi kishte menderosur postin e ministrit disa herë, pastaj atë të kryetarit të bashkisë.

Nisi Luli të firmoste si “kryetar” por pas tij ishte Saliu. Në largime, afrime, kundërshtime, protesta dhe “revolucione”, pas tij ishte Saliu. Dhe vjen një ditë…..dhe Luli  zgjohet, dhe bëhet kryetar. Merr vendim dhe përzë Saliun nga partia. E shpall  edhe ai atë, “non-grata”, pasi e kishte shpallur dhe paranjoftuar më parë SHBA dhe DASH. Por Luli nuk bindej, ose kishte “frikë” ta deklaronte se “Saliu ishte shpallur non-grata”. Nuk ja nxinte goja. Por në fund, vendosi të bëhej trim. Beteja nisi.

Saliu nuk e pranonte ta përzinte nga grupi parlamentar dhe më keq, nga PD një “lul basha”. Ishte nisja e betejave që do të kulmonin në gjykata dhe seli, me shkoponj Luli, me trima me vehte Saliu. Dhe vajti puna në akuza dhe sharje, duke i hapur “petët lakrorit”. Sot ka një realitet të dhimbshëm në fakt në atë parti. Luli kujton se “kryetar e bën vula”, kurse Saliu ka bindjen se “kryetar e bën selia”.

Drama e asaj force politike ka nisur dhe nuk ka të bitisur. Proceset gjyqsore ka gjasa të zgjasin edhe nja 10 vite të tjera, pasi Saliu thotë se “çështja do të shkojë deri në Strasburg”. Dhe deri atëhere, Luli ja fut me gjumë, se e beson faktin se “edhe me 10 deputetë, edhe pse pa seli, jam të paktën kryetar”. Dhe pikërisht në këto momente, vjen “ngacimim” rastësor i Edi Ramës, dhe “hop” zgjohet Luli nga gjumi. A ja vlen ta zgjosh thua ?

Next Post
Dhunuan brutalisht shqiptarët në Malin e Zi, autorët akuzohen vetëm për plagosje të lehtë, si nisi konflikti

Dhunuan brutalisht shqiptarët në Malin e Zi, autorët akuzohen vetëm për plagosje të lehtë, si nisi konflikti

Comments 1

  1. RAVANJOLI says:
    2 years ago

    O ARTUR AJAZI O B.Q. burre nese ke merak se si flejne ata te dy Berisha dhe ai tjetri gjumashi, dhe si zgjohen, po te them une qe dhe ti kur te jesh ne gjume do te bejme te hidhesh perpjete mbasi te kemi hedhur 200 gram vaje te perveluar tek veshet e pjerdhur te tua dhe pastaj, kur te zgjohesh si kuceder, obo bo cme beri Saliu qe me futi bishtin e miut.

    Reply

Leave a Reply to RAVANJOLI Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

March 24, 2026
Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

March 24, 2026
ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

March 24, 2026
Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

March 24, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, zhvillohen intervistat me 14 kandidatët, brenda 48 orëve emri i fituesit

March 24, 2026
Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

March 24, 2026
Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

March 24, 2026
Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

March 24, 2026
Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

March 24, 2026
PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In