Presidenti Ilir Meta ka zbardhur një pjesë të takimit të sotëm me ambasadoren amerikane, shkruan javanews. I pyetur nga gazetarët, nëse Yuri Kim ia përmendi ‘topin’ në fushën e Lulzim Bashës, Meta tha se nuk ka pasur një bisedë të tillë.
Ndërkohë ai apeloi për një konsensus sa më të shpejtë për reformën zgjedhore.
“Nuk e shoh të arsyeshme të bëhem pjesë e këtyre diskutimeve.
Unë dëshiroj dhe apeloj përsëri për konsensus pasi është në interes të qytetarëve shqiptarë.
Në dijeninë time di që opozita nuk ka vendosur si kusht qeverinë tranzitore” – tha ndër të tjera Ilir Meta mesditën e së premtes.
Ai shtoi se opozita duhet të jetë e qartë dhe t’i formulojë sa më qartë kërkesat e saj.
/JavaNews/a.r