Mjekja Aurora Meta Dollenberg sqaroi në një intervistë për Euronews Albania nëse virusi i ri që po qarkullon është një variant i COVID.
“Ne variantin B që tani dominon në Amerikë e kemi tashmë në popullatën evropiane, kështu që ata që infektohen me këto subvariantet B të koronavirusit në Evropë e kalojnë këtë si një grip të zakonshëm dhe nuk kanë as raste vdekje dhe as komplikacione pas infektimit,” – u shpreh Meta Dollenberg.
Ajo shtoi se mund të themi se deri tani Evropa është në një zonë të sigurt, pavarësisht se infektueshmëria është shumë e lartë.
“Pra, transmetohen shpejt, por nuk kërcënojnë jetën,” – theksoi Meta Dollenberg.
/s.f