• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A është sot dita vendimtare e kontratës për Cristiano Ronaldon?!

by Java News
07/06/2018 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

​Takimi i parë nuk solli rezultate, vetëm sa e përkeqësoi situatën, Jorge Mendes do të takohet me zyrtarë të Real Madridit edhe njëherë gjatë ditës së sotme.

Jorge Mendes, agjenti i Cristiano Ronaldos, do të takohet sërish sot (enjte) me drejtuesit e Real Madridit, për të diskutuar të ardhmen e portugezit, që dëshiron të qartësoi gjithçka para Kupës së Botës.

Mendes u takua me drejtuesit e klubit të martën, por gjërat u përkeqësuan sepse Reali ia bëri të qartë se nuk do të ketë përmirësim drastik të kontratës, raporton Sky Sport.

Ndërsa Edu Aguirre në “El Chiringuito de Jugones” tha se: “Situata mes Ronaldos e Realit është tensionuar, është më keq se kurrë më parë”.

Sipas Edu, e gjithë kjo tollovi e krijuar me CR7 është për shkak të Perezit.

“Fillimisht dua të them se Cristiano dëshiron të vazhdojë me Madridin. E vërteta është se ai është madrilen dhe dëshiron të vazhdojë. Më shumë se kurrë më parë e ndjen përkrahjen nga tifozët, nga shokët e skuadrës”, tha Edu.

“Por, Cristiano Ronaldo është i zhgënjyer me Perezin. Ronaldo ndihet i tradhtuar nga Florentino Perez. Ronaldo mendon se kjo që po ndodh që një kohë është strategji që ai të largohet. Ronaldo ndjen se nuk e duan në Real Madrid. Ronaldo beson se Perez nuk e do në Madrid. Para disa muajsh klubi i ka treguar Ronaldos se janë të lumtur me të, me numrat e tij, me historinë që po shkruan dhe se do ta paguajnë 30 milionë euro”, vijoi Edu.

“Dje, siç tregova pas takimit mes përfaqësuesve të lojtarit dhe atyre të Realit, gjërat janë përkeqësuar”. “Në këtë takim, propozimi i Realit ishte i kundërt. Jo që nuk i afrohet asaj që premtuan, por është vetëm pak më shumë nga ajo që fiton tani”.

“Ronaldo e sheh këtë si mos respekt. Një propozim qesharak, pasi ka dhënë jetën për Real Madridin, ka dhënë gjithçka. Për këtë Ronaldo ndihet dhe është shumë i zhgënjyer sepse mendon se është strategji për ta larguar, mendon se Perez nuk e do në Madrid. Situata është tensionuar, është më keq se kurrë më parë”, shtoi Aguirre, përgatiti “Gazeta Express”. (b.an)

Next Post
Lu: Duhet bërë shumë për të përmirësuar klimën e biznesit

Donald Lu flet për ekspertizën e audios: Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In