• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A është madhësia e bashkisë kriteri vendimtar? Çfarë na mëson përvoja evropiane dhe çfarë tregojnë të dhënat shqiptare

by A R
08/08/2026 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Haxhimali

-Asnjë bashki me mbi 50.000 banorë nuk propozohet për shkrirje.

-Asnjë bashki që është qendër qarku nuk preket nga reforma.

Debati për reformën administrativo-territoriale në Shqipëri është përqendruar kryesisht te numri i bashkive që do të mbeten. Shpesh krijohet përshtypja se sa më e madhe të jetë një bashki, aq më efikase do të jetë. Megjithatë, përvoja evropiane dhe vetë të dhënat e projektit të reformës tregojnë se realiteti është shumë më kompleks.

Sipas European Local Government Report 2025, një bashki në Bashkimin Evropian ka mesatarisht 22.455 banorë. Por kjo mesatare nuk përfaqëson një standard apo model të detyrueshëm. Përkundrazi, Evropa karakterizohet nga modele shumë të ndryshme të organizimit territorial.

Në njërin ekstrem qëndrojnë vende si Çekia, Franca dhe Sllovakia, ku një bashki ka mesatarisht rreth 1.700-1.900 banorë, duke privilegjuar afërsinë me qytetarin dhe përfaqësimin lokal. Në anën tjetër janë Danimarka, Holanda, Lituania dhe Suedia, ku bashkitë janë shumë më të mëdha dhe administrojnë territore me 35.000-60.000 banorë.

Me projeksionin e ri territorial Shqiperia me 46 bashkit do të kenë 52.000 banore në territorin e tyre.

Kjo tregon një fakt të rëndësishëm: Evropa nuk njeh një model unik për madhësinë e bashkive. Madhësia është rezultat i historisë, traditës, gjeografisë, funksioneve dhe modelit të decentralizimit që ka zgjedhur secili shtet.

Nga analiza e projektit të paraqitur nga qeverie rezulton se propozohet shkrirja e 15 nga 61 bashki, ose rreth 24,6% e tyre. Nga këto:

-6 bashki i përkasin grupit me më pak se 10.000 banorë,

-9 bashki grupit me 10.000-50.000 banorë;

-Asnjë bashki me mbi 50.000 banorë nuk propozohet për shkrirje.

-Asnjë bashki që është qendër qarku nuk preket nga reforma.

Në pamje të parë mund të krijohet ideja se kriteri demografik ka qenë vendimtar. Por një analizë më e kujdesshme tregon një tablo tjetër.

Brenda grupit të bashkive me më pak se 10.000 banorë, shkrihen vetëm 6 nga 15, ndërsa 9 bashki me karakteristika shumë të ngjashme mbeten të pandryshuara.

E njëjta situatë përsëritet edhe në grupin 10.000–50.000 banorë. Nga 33 bashki, propozohet shkrirja e vetëm 9, ndërsa 24 bashki të tjera me madhësi të krahasueshme nuk preken.

Këto të dhëna nuk provojnë se kriteri i popullsisë është i gabuar. Përkundrazi, popullsia është një element i rëndësishëm në çdo analizë territoriale.

Por, debati nuk duhet të reduktohet te pyetja nëse një bashki është e vogël apo e madhe. Përvoja evropiane dëshmon se funksionojnë si modele me bashki shumë të vogla, ashtu edhe modele me bashki shumë të mëdha. Ajo që bën diferencën nuk është vetëm madhësia, por mënyra se si ndërtohet sistemi i qeverisjes vendore, niveli i decentralizimit, burimet financiare, kompetencat dhe kapacitetet administrative.

TemA

Next Post
Shqiptarët e Kosovës zgjedhin Shëngjinin, turistët u rritën me 5 për qind këtë vit

Shqiptarët e Kosovës zgjedhin Shëngjinin, turistët u rritën me 5 për qind këtë vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy operacione në Tiranë dhe Krujë për armëmbajtje pa leje, arrestohen 2 persona

Dy operacione në Tiranë dhe Krujë për armëmbajtje pa leje, arrestohen 2 persona

September 24, 2026
Vendi përfshihet nga reshjet e shiut dhe era e fortë, ulet ndjeshëm temperatura

“Mesnata sjell rrebeshe shiu në vend”, zbuloni zonat që do të preken

September 24, 2026
Takimi i Bordit të Paqes në Nju Jork / Hoxha: Shqipëria kontribut në përputhje me planin 20-pikësh të Trump

Takimi i Bordit të Paqes në Nju Jork / Hoxha: Shqipëria kontribut në përputhje me planin 20-pikësh të Trump

September 24, 2026
Bankat fshinë 5 miliardë lekë kredi në gjysmën e parë të vitit

Bankat fshinë 5 miliardë lekë kredi në gjysmën e parë të vitit

September 24, 2026
Presidenti sirian thumbon Trumpin: Pse nuk ia jepni New Yerseyn izraelitëve?

Presidenti sirian thumbon Trumpin: Pse nuk ia jepni New Yerseyn izraelitëve?

September 24, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe shtim gradual vranësirash, pasditja me reshje shiu

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

September 24, 2026
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, nga angazhimi i FA në Gaza te dy interpelancat urgjente

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, nga angazhimi i FA në Gaza te dy interpelancat urgjente

September 24, 2026
CIA jep alarmin: Rusia po përgatit sulme me dronë ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës

CIA jep alarmin: Rusia po përgatit sulme me dronë ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës

September 24, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Nuk u mbijetoi plagëve nga goditja me thikë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

September 24, 2026
Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com