• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

A është KLP organ pa mandat ?

by Java News
13/10/2021 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi*

 

Reforma në Drejtësi vazhdon të thellojë krizën në institucionet e saja. Nëse në K.L.GJ. anëtarët e saj janë me mandate të rregullta, sipas ligjit kushtetues dhe ligjit, për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, ndryshe ndodh në organin e K.L.P-së.

Rasti i Gent Ibrahimit, Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është një nga precedentët. Pasi i ka mbaruar mandati, jo vetëm për postin e Kryetarit, por dhe i të qënurit anëtar i saj.

Gent Ibrahimi ka ardhur nga shoqëria civile dhe është me një mandat tre vjeçar. Më 19.12.2018 është shpallur Lista me pesë anëtarët me mandat tre vjeçar. Në këtë listë, Kuvendi publikon njoftimin për pesë vende vakant, mes emrave ishte dhe ai i Gent Ibrahimit. Kjo listë e shpallur nga Kuvendi, është detyrim ligjor, sipas Ligji nr. 115/2016 dt. 03.11.2016 për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë.

Çdo vërteton katërcipërisht se: Mandatin e ka vetëm për tre vite, pa të drejtë rikandidimi. Por çuditërisht ky njoftim i kuvendit u hoq nga faqja zyrtare e kuvendit. Dhe pse ky njoftim ishte bërë në mbështetje të pjesës detyruese, ku thuhet se:-Thirrja për paraqitjen e shprehjes së interesit:

Neni 153

  1. Jo më vonë se 4 muaj para datës së mbarimit të mandatit të anëtarit nga shoqëria civile në Këshillin e Lartë të Prokurorisë në detyrë, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjeve të interesit nga kandidatët e shoqërisë civile që janë të interesuar për pozicionin e anëtarit të Këshillit.
  2. Thirrja shpallet në faqen zyrtare

Por u bë gati një vit dhe emri i Gent Ibrahimit nuk shfaqet fare si mbarues mandati. Kjo tregon se ky organ, dhe sidomos Kryetari i saj, është i kapur, nga qeveria e politika. Por përse ju duhet ky post, kush janë përfitimet.? Kjo nuk ka të bëjë me mbylljen e drejtpërdrejt me mbylljen e dosjeve, por ka të bëjë me emërimet dhe lëvizjet e prokurorëve. Pra kapja e këtij institucioni, është një ogur i mirë për vetë Ramën, i cili kërkon që të emërojë apo transferojë prokuror, atje ku ai mendon, apo ku janë dosjet e “ nxehta”.

Në këtë rast, nuk po e ul nivelin, për ta trajtuar si një çështje nepotizmi, lidhje familjare, apo lidhje partishmërie. Kuptohet se, nuk po them se Ibrahimi është pjesë e SOROS, paçka çfarë nënkuptohet nga ardhjet prej shoqërisë civile që e vetë deklarojnë atë.

Tashmë mund të themi se: Reforma në Drejtësi ka dështuar, pasi institucionet e saj, janë të kapura. Tashmë kjo nuk është një hipotezë, por një fakt real dhe i pa kontestueshëm. Por ajo që bie në sy, është fakti se në këtë rast, janë përshirë institucione ligjvënëse dhe ligj zbatuese. Por më e rënda është se dhe vetë prokurorët, anëtarët e K.L.P.-së, nuk po bëjnë asnjë reagim. E kur e shkelin ligjin ata që duhet ta mbrojnë atë, si mundet të këtë besim qytetari tek drejtësia ? Kur sondazhi i fundit i bërë nga vetë SOROS, tregon se niveli i besimit tek drejtësia sa vjen e ulet. Sot, sipas sondazhit, mbi 60% e popullsisë nuk kanë besim tek drejtësia. Kjo jo vetëm nga zvarritjet e çështjeve, por dhe nga mos veprimi për të realizuar pandëshkueshmërinë. Dhe pse kaluan vite, dhe pse u ngritën institucione, pandëshkueshmëria në sytë e qytetarëve është shumë prezent. Kjo sepse gjithkush tashmë e di se, drejtësia, jo që nuk është e pa varur, por ajo nuk i shpëtoi dot politikës, duke u bërë levë e saj.

*Avokat

Next Post
Rreth 35 mijë efektivë policie janë të pavaksinuar në Itali

Rreth 35 mijë efektivë policie janë të pavaksinuar në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
Ministria e Drejtësisë: Raporti i KE për Sundimin e Ligjit vlerëson progresin në konsolidimin e reformës

Shifrat/ Ministria e Drejtësisë publikon bilancin e Ndihmës Juridike Falas

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In