Ftesën e PS për bashkëpunim me kryedemokratin Lulzim Basha, analisti Shpëtim Nazarko e ka cilësuar si goditje për LSI-në.
Sipas Nazarkos, thirrja dukej e cila dukej e drejtpërdrejtë për Bashën ka qenë për ti prishur marrëdhëniet me LSI-në dhe për të bashkëpunuar lidhur me integrimin e vendit në BE.
“Kur filloi, unë e quajta një engledisje. Kjo mendoj ka qenë më shumë goditje për LSI-në. Praktikisht thirrja e tij ka qenë për të asgjësuar LSI, thirrja dukej e drejtpërdrejtë për Bashën por për ti prishur marrëdhëniet me LSI-në. Bashkëpunimi mund të jetë i tipit për BE-në”, tha ai.
I pyetur se çfarë ndodh me LSI-në nëse Basha pranon bashkëpunimin me PS, Nazarko tha se nuk bëson se Basha do të pranojë, ndërkohë që shtoi se partitë PD-LSI nuk i shikon shumë të lidhura.
“Nuk e besoj që ta pranojë Basha. Nuk i shikoj shumë të lidhura fatin e PS me LSI. PD është forcë e madhe pavarësisht dëmeve që ka.
Do dukej qesharake për opozitën të pranonte Metën kryetar të opozitës sepse do shkatërronte PD-në. Besoj që Basha do dorëhiqet nga PD. Bashkëpunimin Basha nuk besoj se e sheh vërtetë si varkë shpëtimi”, tha Nazarko.











