• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A ekziston në Margaritovo të Ukrainës alfabeti 400-vjeçar i Elbasanit?!

by Aalison Pearse Stevens
11/04/2016 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kush ka vënë në dyshim thesaret e Elbasanit në drejtim të Gjuhës Shqipe ky përbën një rast më shumë.

Historianët në Ukrainë kanë gjetur artefakte me mbishkrime të alfabetit të Elbasanit që i përket shekullit të 17. Thesari u fundit u gjend në fshatin Margaritovo të Ukrainës. Kontribut të jashtëzakonshëm në këtë drejtim ka  Aleksandër Novik, një studiues i përkushtuar i shqipes i frymëzuar nga shqiptarët që jetojnë në këtë vend. Gjetja natyrisht ka befasuar botën akademike.

Albanologu J.G. Von Hahn ka deklaruar se  “Alfabeti i Elbasanit nuk është përdorur vetëm në Elbasan dhe Berat, por edhe te tregtarët në mërgim”.  Natyrshëm ky pohim del në konkluzionin se alfabeti në fjalë është përdorur nga mijëra shqiptarë në mërgim që kanë jetuar në territoret e Perandorisë Ruse. Alfabeti i Elbasanit të shekullit të 17-të është një alfabet i veçantë me 54 shkronja.

alfabet

Si mundën shqiptarët të emigrojnë në shekullin e 17 drejt Ukrainës. Cilat ishin shkaqet dhe përse pikërisht në këtë vend?

Novik shkruan se “Çështja e studimit të diasporës shqiptare në Rusi është shumë e rëndësishme dhe është lidhur me aspekte nga më të ndryshmet historike, ekonomike, shoqërore, politike etj. Gjatë shekullit të 20-të janë hulumtuar në nivel mjaft të lartë vendbanimet shqipfolëse në jug të Ukrainës (në rajonin e Odesës dhe Zaporozhjes) – periudha e themelimit të kolonisë së parë Karakurt i përket fillimit të qindvjetorit të 19-të (më saktë vitit 1811)”.

Në krahasim me këtë periudhë koha e ardhjes së shqiptarëve në shërbimin ushtarak rus është shumë më e hershme dhe i përket gjysmës së dytë të shekullit të 18-të. Studiuesi ka gjetur mjaft të dhëna nëpër arkivat shtetërore dhe krahinore lidhur me pranimin e ushtarëve shqiptarë në shërbim të carëve rusë gjatë shekujve të 18–19-të.

“Në vitin 1768 Turqia me përkrahjen e Francës dhe Austrisë fillon luftën kundër Rusisë. Në këto kushte më 1769 perandoresha ruse Katerina II dërgon emisarët e saj në Pelopones të Greqisë, në Mal të Zi, Shqipëri dhe principatat e Danubit me qëllim që të lidhen kontaktet midis popullsisë së krishterë të këtyre trojeve dhe shtetit rus.

Që nga ajo kohë në trupat ushtarake ruse fillojnë të shërbejnë si ushtarët shqiptarë të cilët konsideroheshin si luftëtarë të mirë kundër ushtrisë osmane. Numri i tyre u rrit ndjeshëm pas marrëveshjes së paqes të vitit 1774 nënshkruar në Kyçyk-Kajnarxhi me kushtet e qeverisë ruse.

Në këto dekadat në territorin rus fillojnë të vijnë familjet e ushtarëve shqiptarë dhe grekë që në dokumentet e epokës fiksoheshin nga zyrtarët me emërtimin e përbashkët arnautë (pa ndarë në etni). Pikërisht në këtë periudhë nisën të shfaqen lagjet dhe rrugët e para të populluara më shqiptarë në qytetet e Rusisë së jugut, por edhe fshatrat, vendbanimet, etj.

Kështu në rajonin e Rostovit në Don (qarku i Azovit) (sipas sistemit të ri administrativ) në fund të shekullit të 18-të është themeluar fshati Margaritovo, emri i të cilit është lidhur ngushtë me Margarit Bllazon, një oficer i rangut të lartë, me prejardhjen nga trojet shqiptare.

Në fshatin Margaritov kanë dyndur arkeologët.  Në këtë zonë të detit Azov nuk flitet më shqip, por popullsia ka ruajtur kujtime për arnautët që janë themeluesit e këtij fshati dhe vendbanimeve përreth. Në këtë territor ekspeditat e organizuara nga Universiteti Shtetëror i San Peterburgut në vitin 2015 kanë mbledhur shumë materiale, narrativa etj., lidhur me praninë e shqiptarëve në shekujt XVIII – XIX. Dhe gjetja më spektakolare janë artefaktet me mbishkrimet në alfabetin e Elbasanit (sistemi i shkronjave që u përhap në Shqipërinë e Mesme në shekullin e 17-të).

I përket qeverisë shqiptare, pse jo edhe Elbasanit që të mundësojë kthimin e këtij dokumenti me vlera të jashtëzakonshme për gjuhën shqipe. Marrë nga Infoelbasani.al

Next Post

Luksi i deputetëve kosovarë s’njeh kufi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

November 9, 2026
Qeveria jep  26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Kriza/ Transporti publik kërkon lehtësi, Operatorët: TVSH 6%, lehtësim të taksave të karburantit dhe rishikim të tarifave!

November 9, 2026
Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

November 9, 2026
U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg 52-vjeçarin!

November 9, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shteti nuk mund të tërhiqet përpara dhunës – protesta nuk është pushtet mbi ligjin

November 9, 2026
“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

November 9, 2026
“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

November 9, 2026
Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

November 9, 2026
OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

November 9, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

“I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin”- Erdogan konfirmon bisedën telefonike me presidentin Trump: Zgjidhja përmes dialogut!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In