• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A e pengon gjendja e jashtëzakonshme për COVID-19 ndryshimin e Kushtetutës për sistemin zgjedhor/ Ç’thotë neni 170

by Java News
19/06/2020 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debati më i fundit në Shqipëri është ai për Reformën Zgjedhore. Qetësia e brishtë që u vendos pas firmosjes më 5 qershor të Marrëveshjes nga anëtarët e Këshillit Politik me ndërmjetësimin e ambasadorëve të huaj, politika u trazua sërish. Dhe për këtë shërbyen partitë e vogla që përbëjnë opozitën parlamentare!

28 deputetë të saj të fundit firmosën një kërkesë për ndryshimin e dy neneve të Kushtetutës, kërkesë që u protokollua në Kuvend. Por vetëm kaq.

Nisma është guximshme, pasi synon të ndryshojë pas 12 vitesh Kushtetutën, por ajo ka gjasa që ajo kërkesë të mos merret në konsideratë dhe madje as të shqyrtohet. Ajo do të mbetet nul. Dhe kjo jo për shkak të mungesës së vullnetit politik (që sigurisht edhe kështu mund të jetë), por më së shumti për një kleçkë ligjore që mesa duket po shërben si “mburojë” për mazhorancën.

Sepse, afati përfundimtar për miratimin e Reformës Zgjedhore është 30 qershori, çka nxjerr “jashtë loje” iniciativën “revolucionare” të deputetëve opozitarë.

Kërkesa për ndryshime në Kushtetutë pengohet nga Gjendja e Jashtëzakonshme që është ende në fuqi për shkak të pandemisë botërore të Covid-19. Shtyrja e afatit të Gjendjes së Jashtëzakonshme deri në 23 qershor u votua nga Parlamenti dy muaj më parë, pasi propozimi i qeverisë kaloi në Komisionin e Ligjeve dhe më pas në seancë plenare.

Në nenin 170 Kushtetuta ka dy pika që qartësisht pengojnë atë çfarë kërkojnë deputetët opozitarë në Kuvendin e Shqipërisë. Pika 5 e nenit 170 të Kushtetutës saktëson se : “Gjatë gjendjeve që kërkojnë marrjen e masave të jashtëzakonshme, nuk mund të ndryshohet asnjë prej këtyre akteve: Kushtetuta, ligjet për zgjedhjet për Kuvendin dhe për organet e pushtetit vendor, si dhe ligjet për masat e jashtëzakonshme.

Ndërsa në pikën 6 parashikohet që “gjatë periudhës së zbatimit të masave të jashtëzakonshme nuk mund të zhvillohen zgjedhje vendore, nuk mund të zhvillohet referendum, si dhe nuk mund të zgjidhet një President i ri i Republikës. Zgjedhjet vendore mund të bëhen vetëm aty ku nuk zbatohen masat e jashtëzakonshme”.

Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, për parandalimin ose mënjanimin e pasojave të një fatkeqësie natyrore ose aksidenti teknologjik, Këshilli i Ministrave mund të vendosë, për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit, ndërsa zgjatja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore mund të bëhet vetëm me pëlqimin e Kuvendit, gjë që ka ndodhur.

Dhe në fakt nuk është hera e parë që ndodh kështu. Shqipëria ka përjetuar në dy fund të vitit 2019 dhe në muajt e tanishëm dy kriza të mëdha, njëra prej të cilave tërmeti i 26 Nëntorit dhe e dyta pandemia e Covid-19. / Shqip

g.kosovari

Next Post
Mbi 8.5 milionë të infektuar në të gjithë globin/ Amerika Latine në “luftë” me Covid-19

Mbi 8.5 milionë të infektuar në të gjithë globin/ Amerika Latine në “luftë” me Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In