• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

A e mbani mend Lirakun? U dogj para bunkerit!

by Java News
09/12/2015 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Përdorimi i grupeve të interesit nga politika është një akt banal që shoqëria shqiptare e njeh qyshse partitë e pluralizimit i morën peng peshkatarët për naftën, minatorin për pensionet, ish pronarët për tokat dhe të përndjekurit për shpërblimet.

Protesta e djeshme, e shumëkomentuar jo vetëm nga aktorët dhe faktorët shqiptarë, tregoi dhe njëherë këtë pengmarrje të zakontë për vendin tonë që jo vetëm s’u bë si e gjithë Evropa për shkak të atyre që çiren më shumë se kushdo, por kryesisht për shkak të kësaj talljeje ndaj atyre që hallexhinj ishin dhe të tillë kanë mbetur ende.

Në morinë e të drejtës për të krijuar parti politike, shoqata, institute dhe shumë të tjera si këto, domosdo është e vështirë të dallosh se cili është përfaqësuesi dhe i kujt është. Kësisoj, të përndjekurit politikë të ndarë për arsyet që thamë më lart dhe të tjera, sot i gjen herë te dera e Kuvendit, herë në majë të vinçit dhe herë në protestat e Partisë Demokratike.

Duhet parë si e papranueshme të thuash se ata paguhen për t’u organizuar, për t’u bërë pjesë’ apo për të bërë thirrje për dhunë si rasti i djeshëm bë protestën e 8 Dhjetorit. Në fakt, sulmi mbi bunker i nxitur nga goja e një prej qindra pretendentëve si përfaësues i të përndjekurve, nuk mund të justifikohet veçse si një akt për të trembur qeverinë e duke risjellë pamjet mbi tank të vitit 1998, por këtë herë mbi bunker.

Nëse do të pretendonim për një zgjim të ndërgjegjes dhe revoltë mbi simbolet (thirrje këto të artikuluara nga Presidenti i cili një ditë para proteste përkujtoi 8 Dhjetorin) do të ishim shumë larg këtij shembulli. Kjo për shkak se bunkeri ishte aty prej muajsh të tërë, dhe ai që nuk i kontrollon dot emocionet e fyhet nga bunkeri, nuk pret protestën e opozitës për ta djegur, por e shemb sa është i njomë.

Megjithatë, paralelisht me pamjet e djeshme që dikujt edhe mund t’i pëlqejnë, pakkush solli ndërmend rrënqethjen që përcolli Lirak Bejko teksa përcëllohej live tre vite më parë. Liraku përmes aktit sublim dhe në shenjë proteste dogji veten gjer në vdekje, ndërsa bashkëgrevistët e tij morën plagë të rënda në vetëdjegiet në seri.

E pra, në ditën e 19 të grevës së ish të përndjekurve, kryeministri i asokohe Sali Berisha e cilësoi krejtësisht politike grevën, ndërsa tha se ata që digjeshin do përgjigjeshin për akte dhune. Mjeshtri i retorikës populiste, përgjegjësi kryesor për vitet e mbrapshta të shqiptarëve arriti gjer aty saqë u bëri bilancin gjithësecilit prej grevistëve se ç’u kishte dhënë qeveria si dëmshpërblim, ndërsa Liraku dha shpirt me amanetin: Të shporrim të keqen më të madhe, Berishën.

Por e keqja mesa duket edhe sikur të shporret, u trashëgnonka tek të vetët dhe u infektonka tek vetë të përndjekurit. Në fakt është punë e vështirë të gjesh krahasimin mes bunkerit dhe Lirakut, sepse ky i fundit është simbolikë e gjallë e ish të persekutuarve të regjimit komunist dhe rast i rrallë i sakrificës për një kauzë të injoruar nga politika. Megjithatë, Liraku nuk u vetëdogj që shokët e tij të digjnin Tiranën për t’u ngrohur PD-ja.

In this video image taken from News 24 private TV station, Lirak Bejko, 47, a former Albanian political prisoner sets fire to himself in Tirana, Albania Wednesday, Oct. 10 , 2012. Authorities in Albania say a second former political prisoner has set himself on fire to protest delays in government compensation for victims of the communist regime. Bejko is the second member of a group of 20 former political prisoners ó on hunger strike for 19 days ó to set himself on fire. The protesters want the government to honor pledges to pay victims of the former regime 2,000 leks ($18.32; Euros14.05) per day of imprisonment. (AP Photo/News 24 private TV station)

Next Post

Britanikët peticion: Të ndalohet hyrja e Donald Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

December 29, 2025
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

“Fillim i ri, por pa stabilitet”, parashikimi i Horoskopit për 2026-ën: Viti i shenjave të guximshme!

December 29, 2025
President Begaj uron Kurtin: Kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale

President Begaj uron Kurtin: Kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale

December 29, 2025
BILANCI / “Cilësi e dobët e rekurseve”, Sadushi: 6876 vendime të Gjykatës së Lartë për vitin 2025

BILANCI / “Cilësi e dobët e rekurseve”, Sadushi: 6876 vendime të Gjykatës së Lartë për vitin 2025

December 29, 2025
Atentati me dy të vrarë në Rinas, burime: Pasi dogjën mjetin e krimit, autorët u larguan me ambulancë

Atentati me dy të vrarë në Rinas, burime: Pasi dogjën mjetin e krimit, autorët u larguan me ambulancë

December 29, 2025
FOTOLAJM / Protesta për ujin në Vlorë, qytetarët godasin me vezë godinën e Bashkisë dhe Policinë

FOTOLAJM / Protesta për ujin në Vlorë, qytetarët godasin me vezë godinën e Bashkisë dhe Policinë

December 29, 2025
Rama mesazh Kurtit: Ky mandat të kthehet në sukses për Kosovën dhe vëllazëri mes nesh

Rama mesazh Kurtit: Ky mandat të kthehet në sukses për Kosovën dhe vëllazëri mes nesh

December 29, 2025
Shpërthim i fuqishëm në Shkodër, vdes 55-vjeçari! Dyshime për tritol dhe…

Shpërthim i fuqishëm në Shkodër, vdes 55-vjeçari! Dyshime për tritol dhe…

December 29, 2025
“Humbje e kujtesës dhe dëmtime të përjetshme të trurit”, mjeku tregon pasojat e fruthit

“Humbje e kujtesës dhe dëmtime të përjetshme të trurit”, mjeku tregon pasojat e fruthit

December 29, 2025
Intervista/ Zef Mazi: Procesi i integrimit në BE është si një ngjitës për Ballkanin Perëndimor

Muri i Brukselit: dështimi i konfiskimit dhe kriza e vlerave

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com