• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

A e ka të mundur Halim Kosova një fushatë “vetmitare”

by
13/05/2015 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/ Doktor Kosova është një figurë e mirënjohur në Tiranë. Profesionalisht, më shumë sesa politikisht. Nëse mjeku Kosova do të kishte qenë po aq i aftë sa politikani Kosova, me siguri që karriera e tij prej disa dekadash në mjekësi do të kishte thuajse një dështim. Sepse Halim Kosova ka hyrë në sallonin e politikës me investimin e gjatë në profesionin e mjekut.

Gjithsesi ai e sheh sot veten si një kandidaturë politike e rangut të parë, në zgjedhjet e 21 qershorit. Garimi i doktor Kosovës për bashkinë e Tiranës ka pamjen e një të përpjete të thepisur. Ngjan me një majë mali thuajse të pamundur për t’u pushtuar, e kjo jo për arsye që lidhen të gjitha me atë vetë si person. Halim Kosova është një njeri korrekt, por jo një politikan karizmatik, afatgjatë dhe ambicioz në garën e tij. Ai duket se deri tani e ka të vështirë të artikulojë një projekt konkret për qytetin, duke u mjaftuar thjesht në kontakte njerëzore me zgjedhësit, ku përpiqet t’i mëshojë aspektit etik e moral të figurës së tij.

Por nga ana tjetër, Kosova e ka të pamundur që të mos përballet në këtë garë të pabarabartë me Veliajn, me trashëgiminë traumatike katërvjeçare të Lulzim Bashës në Tiranë. Deri më sot, kush ka ndjekur fushatën e Kosovës në kryeqytet, ka parë se ai shkon thuajse i vetëm në takimet me zgjedhësit. Asnjë zyrtar i PD, rrallë ndonjë deputet dhe natyrisht, as Lulzim Basha dhe as Sali Berisha nuk shfaqen krah tij. Duket një fushatë vetmitare, gati-gati si e një kandidati që nuk ka asnjë lidhje me partinë e kandidon dhe as me mandatin e PD në kryeqytet në katër vjetët e fundit.

Megjithëse kundërshtari i tij Erion Veliaj ka ironizuar më shumë se një herë me këtë rrethanë, kjo është në fakt një lëvizje taktike mjaft e zgjuar e Halim Kosovës, për të mos i kujtuar tiranasve se cilët kanë qenë qeverisësit e qytetit nga viti 2011. Kosova dëgjon, merr shënim dhe madje kritikon politika që në fakt i ka zbatuar kreu i partisë së tij Basha. Kur njerëzit ankohen për tregjet, për taksat lokale, për rrugët e pashtruara, për furnizimin e keq me ujë, ai replikon duke u dhënë të drejtë qytetarëve. Dhe e ka këtë luks të vogël, për sa kohë që shfaqet i vetëm në dyert e shtëpive të tyre.

Por fushatat shqiptare na kanë mësuar se kandidatët nuk mund të fushatojnë të vetëm. Sidomos kur në kryeqytet po konsumohet një garë me valencë të lartë politike. Dhe ditën që Kosova do të shoqërohet në takimet e tij nga krerët e partisë, Basha dhe Berisha, ai do të jetë më së pari i detyruar të dëgjojë dhe të tërhiqet një hap prapa, e së dyti do t’i duhet të paguajë virtualisht të gjitha kusuret që sjell me vete kjo dalje “e shoqëruar” përballë njerëzve.

Me Halim Kosovën, PD po e kamuflon fushatën e saj në Tiranë, duke i hequr asaj njeriun që sot duhet të ballafaqohet me bilancin e tij katërvjeçar në krye të qytetit. Kjo taktikë ka qenë e zgjuar deri më sot, por vështirë se do të vijojë e tillë deri ditën e zgjedhjeve. Fushata vetmitare e doktor Kosovës nuk mund të vazhdojë e tillë edhe për shumë kohë.

Next Post

Shqiptarët e Maqedonisë në protestë të premten: Ik Gruevski!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meloni e vendosur për dërgimin e azilkërkuesve në Gjadër, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqësorit

Meloni e vendosur për dërgimin e azilkërkuesve në Gjadër, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqësorit

March 5, 2026
“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

March 5, 2026
Vangjel Tavo, greku ynë

Një shtesë për konferencën e Ministres së Shëndetësisë

March 5, 2026
Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

March 5, 2026
Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktin

Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktin

March 5, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

March 5, 2026
Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

March 5, 2026
Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

March 5, 2026
Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

March 5, 2026
“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In