• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A e dinit se miqtë tuaj ndikojnë tek zakonet e juaja të të ngrënit?

by Java News
14/07/2016 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkuesit kanë zbuluar se personat me të cilët konsumoni ushqimin, ndikojnë në mënyrë të pavetëdijshme te ju që të krijoni zakone më të shëndetshme të ushqimit  Është ditur prej kohësh se njerëzit e përshtatin sjelljen me pritshmëritë sociale ndaj tyre – dhe zgjedhja e ushqimit nuk përbën përjashtim. Dhe ajo që miqtë tuaj konsumojnë ka një ndikim të madh në dietën tuaj gjithashtu, paralajmërojnë shkencëtarët.

Ekspozimi ndaj mesazheve që promovojnë të ngrënit shëndetshëm mund të tundojnë njerëzit që të ushqehen më mirë, ndërsa pakësojnë vaktet e ndërmjetshme, sugjeron kërkimi i ri. Nëse shihni që të tjerët po e shijojnë konsumin e frutave dhe perimeve, kjo ka një efekt shumë të fuqishëm, pasi konsiderohet si një “normë shoqërore”.

Kërkuesit nga Universiteti i Birmingham-it u kërkuan pjesëmarrësve të vlerësonin postera të ndryshëm. Një grup pa një poster ku shfaqeshin rezultatet e një anketimi që sugjeronte se studentit të zakonshëm i pëlqente të hante shëndetshëm, ndërsa grupi tjetër pa fakte që nuk kishin lidhje rreth universitetit. Atyre iu kërkua të vlerësonin emocionet e tyre dhe të shijonin ushqime të shëndetshme, përfshirë kastravecin dhe rrushin, si dhe disa ushqime të tjera me shumë kalori, si biskotat dhe patatinat, shkruan shqip.

Pjesëmarrësit që u ekspozuan ndaj posterit që nxiste konsumin e ushqimit të shëndetshëm konsumuan më tepër kastravec dhe rrush gjatë testit, por vetëm nëse nuk konsumonin zakonisht fruta dhe perime në dietën e përditshme. Ata që tashmë hanin çdo ditë fruta dhe perime nuk hëngrën më shumë kastravec apo rrush, por më pak biskota dhe patatina. Është interesante se shumica e njerëzve nuk ishin në dijeni të faktit se dy studimet ishin të lidhura dhe nuk ishin të vetëdijshëm se sjellja e tyre ishte devijuar nga ekspozimi ndaj mesazhit.

Sipas autorëve të studimit, zbulimet e tyre tregojnë për një qasje të re të promovimit të konsumit të ushqimit të shëndetshëm.

Dr. Jason Thomas tha: “Mund të jetë më efektive në kuptimin e promovimit të shëndetit të nënvijëzohet se sa shumë u shijojnë të tjerëve perimet dhe frutat, në vend që t’u thuhet njerëzve se ato u bëjnë më mirë atyre”.

Kërkuesit tani janë të interesuar të zbulojnë më tepër përse mesazhet që kalojnë nga shoqëria janë efektivisht me më shumë ndikim dhe nëse kjo strategji mund të zbatohet në mjedisin e kafeneve dhe supermarketeve. Zbulimi vjen pas një studimi që arriti në përfundimin se ne jemi më të lumtur kur konsumojmë fruta dhe perime.

Një studim analizoi mbi 12,000 njerëz dhe zbuloi se ka një lidhje mes konsumit të ushqimit dhe kënaqësisë që kemi për jetën. Lumturia e pjesëmarrësve në studim shtohej për çdo porcion shtesë të frutave dhe perimeve nga masa e zakonshme prej tetë frutash/perimesh në ditë.

Kërkuesit nga Universiteti Varvik zbuluan se përmirësimet në mirëqenie ndodhnin brenda dy viteve – shumë më shpejt se përfitimet në shëndet.

Në studim, ata që kaluan nga konsumi i pothuajse asnjë fruti dhe perimeve në ditë në tetë racione në ditë përjetuan një rritje të madhe të kënaqësisë në jetë e barasvlershme me kënaqësinë që vjen nga kalimin prej papunësisë në gjetjen e një vendi pune.

Si ndikojnë miqtë te zakonet tuaja të ushqimit?

Në mënyrë të pavetëdijshme ne pasqyrojmë zakonet e të ngrënit të miqve tanë. Ideja e këtij supozimi lidhet me modelet që ne ndjekim. Nëse synoni të bëheni si dikush me të cilin po darkoni, atëherë ju keni më tepër gjasa të ndiqni zakonet e tij/saj në ushqimin që do të konsumoni edhe vetë.

Kërkimet kanë treguar se kjo influencë është e pranishme kurdo, por është më e madhe gjatë konsumit të darkave sesa në dreka apo gjatë mëngjesit. Ajo për të cilën kërkuesit bien dakord është fakti se shumica e këtyre sjelljeve ndodhin në mënyrë të pavetëdijshme.

Kjo do të thotë se për shembull nëse po hani darkë me një mik, apo qoftë kjo edhe një drekë, në mënyrë jo të vullnetshme ju do ta nxisni veten të hani më shumë ose më pak. Kjo thjesht ndodh pa dijeninë tuaj.

Megjithatë, kërkuesit nuk e kanë të qartë nëse ky ndikim ndodh vetëm drejtpërdrejt kur miqtë tuaj janë në të njëjtën hapësirë me tuajën, apo ndikimi është i përhapur kudo.

Ajo që dihet me siguri është se miqtë tuaj ndikojnë shumë në mënyrën se çfarë hani apo sa shumë konsumoni nga ai ushqim. Kujt do t’i kishte shkuar në mendje se kjo po ndodhte? Njerëzit me të cilët uleni në tavolinën e bukës ndikojnë shumë te ju!

Një studim i kohëve të fundit gjithashtu zbuloi se partnerët që dilnin në takim të parë për t’u njohur në mënyrë romantike kishin më shumë gjasa të lidheshin nëse porositnin të njëjtin ushqim gjatë darkës./shqip/a.k

Next Post

Xhafaj: Berisha gënjen, të huajt do fusin në sitë ata shqiptarë që do bëjnë vettingun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

April 12, 2026
Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

April 12, 2026
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

April 12, 2026
Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

April 12, 2026
Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In