• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

A e dini përse Amerika quhet “Xhaxha Semi”?

by Java News
07/09/2019 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhaxha Semi, është një simbol i Amerikës, dhe xhaxhai më patriot nga të gjithë. Imazhet e tij janë përdorur për dekada për të rekrutuar njerëzit në ushtrinë amerikane, dhe për të promovuar idealet e Shteteve të Bashkuara. Por si u bë kaq i famshëm ky personazh?

Personazhi i Xhaxha Semit, mund të jetë një ndërthurje e dy personazheve të mëparshëm, që u përdorën për të personifikuar kolonët amerikanë. Britanikët kishin një term tipik që përdornin për amerikanët pak dhe gjatë Luftës Revolucionare: Yankee Doodle.

Për britanikët, ai përshkruante një njeri rebel. Epiteti i dytë ishte “Vëlla Xhonatan”, një tjetër personazh i frymëzuar nga britanikët. Vëllai Xhonatani, përshkruhej si një fshatar, që shihej si i ngathët nga natyra, por që ishte në fakt mjaftueshëm i zgjuar dhe i aftë të kapërcente çdo lloj pengesë ose fatkeqësie.

Xhaxha Semi, ka marrë cilësitë më të mira nga të dyja këto personazhet. Gjithsesi, ka më shumë të ngjarë që personazhi i Xhaxha Semit, të jetë ishte modeluar sipas një personi që ka ekzistuar vërtet. Dhe ai ka qenë më gjasë Samuel Uillsoni. Ky ishte një patriot dhe një biznesmen nga qyteza e Trojës në shtetin e Nju Jorkut.

Ai ishte shumë popullor në komunitetin e tij, dhe njerëzit e thërrisnin me dashamirësi Xhaxha Semi. Gjatë Luftës Revolucionare për pavarësi nga Mbretëria Britanike, puna e Samuel Uillsonit në ushtri ishte të therte bagëtitë, të përgatiste dhe paketonte mishin për trupat në front.

Mishi ishte një furnizim jetik, dhe britanikët tentonin shpesh të pengonin furnizimet me ushqime për trupat amerikane. Në këto kushte, Uillson shërbeu edhe një roje i armatosur, duke mbrojtur bagëtinë nga armiku.

Pas luftës, ai e vazhdoi biznesin e përpunimit të mishit, ngriti një dyqan mishi dhe një fabrikë të paketimit të tij në Trojë. Gjatë Luftës së vitit 1812, Samuel Uillson siguroi furnizimin me mish për trupat amerikane. Ai dëshironte të sigurohej që ata ta dinin, që mishi ishte prodhuar në SHBA, dhe për pasojë ishte i një cilësie të lartë.

Prandaj e vuloste çdo fuçi të mbushur me mish me inicialet SHBA (US-United States). Pasi merrnin racionet e tyre, ushtarët bënin shpesh shaka, duke pretenduar se inicialet do të thoshin në fakt “Uncle Sam” (Xhaxha Semi”. Më 7 shtator 1813, nofka “Xhaxha Semi” u njoh zyrtarisht nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Gjatë 50 viteve të ardhshme, nofkat Xhaxha Semi dhe Vëlla Xhanatan, u përdorën për të simbolizuar SHBA-në në një mënyrë më të personalizuar. Karikaturistët britanikes së revistës satirike “Punch”, pikturuan imazhe të dy personazheve. Si Xhaxhai Semi ashtu edhe Vëlla Xhonatani, përshkruheshin si burra të gjatë, elegantë, të moshuar dhe me kapele cilindrike në kokë.

Ndërkohë karikaturisti i famshëm amerikan, Tomas Nest, krijoi imazhin e Xhaxha Semit, që e njohim tashmë të gjithë. Nest, një karikaturist i njohur politik, nisi të vizatonte Xhaxha Semin në fillim të viteve 1870. Vizatimet e Nest, mbështeteshin shumë tek imazhet e publikuara më herët nga “Punch”. Nest e pikturoi Xhaxha Semin si një burrë të dobët, të gjatë, me mjekër dhe me flokë të bardhë.

Ai e veshi me pantallona me shirita dhe një kapelë cilindrike të zbukuruar me yje. Në disa paraqitje të tjera, ai mban veshur pantalona me shirita dhe yje, por në të tjerat, ka një pallto të gjatë deri në fund të këmbëve.

Imazhet e Nest, ndihmuan në shndërrimin e këtij personazhi në një simbol të qëndrueshëm të tiparit atdhetar të amerikanëve. Kur filloi Lufta e Parë Botërore, Xhejms Fleg krijoi një poster për qëllime rekrutimi, ku shfaqej sërish Xhaxha Semi, duke i dhënë një fytyrë asaj për të cilën duhej të luftonin ushtarët.

Në atë vizatim të famshëm, Xhaxhai Semi i tregon gishtin atij që e sheh nga afër, me fjalët e famshme “Unë të dua ty!”. Këto lloj posterash u përdorën sërish në Luftën e Dytë Botërore. Xhaxha Semi, mbetet ende sot një simbol i qëndrueshëm i patriotizmit dhe krenarisë amerikane, dhe shërben si “fytyra” e SHBA-së në botë. (TTnews)/ l.m

Next Post
Moisiu, apel politikës: Pakt kombëtar për integrimin, të korrigjohet Kushtetuta!

Parashikimi i Presidentit Moisiu: Ja ku e shoh Shqipërinë në 2049-ën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar me 12 vite burg në Itali për drogë, arrestohet në Durrës 43-vjeçari

I dënuar me 12 vite burg në Itali për drogë, arrestohet në Durrës 43-vjeçari

February 21, 2026
Kujtesa e një 20-vjeçari dhe kujtesa ime

Kujtesa e një 20-vjeçari dhe kujtesa ime

February 21, 2026
Në pritje të familjes së vëllait/ Vlorë, i moshuari: Ikën në Siri para 13 vitesh, ndoshta fëmijët janë gjallë

Në pritje të familjes së vëllait/ Vlorë, i moshuari: Ikën në Siri para 13 vitesh, ndoshta fëmijët janë gjallë

February 21, 2026
Dy tropojanë, truri i grabitjes të 53 milion paundëve, si sot 20 vite më parë, 32 milion nuk u gjetën kurrë

Dy tropojanë, truri i grabitjes të 53 milion paundëve, si sot 20 vite më parë, 32 milion nuk u gjetën kurrë

February 21, 2026
“Paralizohet” lëvizja drejt juglindjes/ ARRSH: Ja rruga alternative që duhet të përdorni!

“Paralizohet” lëvizja drejt juglindjes/ ARRSH: Ja rruga alternative që duhet të përdorni!

February 21, 2026
Europa drejt rregullave më të forta për rrjetet sociale

Europa drejt rregullave më të forta për rrjetet sociale

February 21, 2026
“Mjekësi me inteligjencë artificiale”, ministrja Sala premton rimbursimin e barnave onkologjike: Mjekët e rinj do t’i mbajmë në Shqipëri

Reforma në spitale/ Sala: Do kalohet në financim sipas pacientëve, jo sipas shtretërve

February 21, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

“PD gati për të bërë lëshime”, Hasimja tregon negociatat me Berishën për kodin zgjedhor

February 21, 2026
Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

February 21, 2026
Pse janë kaq të vlefshme mineralet e rralla?

Pse janë kaq të vlefshme mineralet e rralla?

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In