• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

A duhet t’i lutet Rama opozitës për reformën?

by Aalison Pearse Stevens
26/05/2016 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Duket se një lutje publike që kryeministri Rama i ka bërë të mërkurën opozitës për të kaluar së bashku paketën kushtetuese të reformës në drejtësi, ka nxjerrë më në fund atë që është sot pozicioni zyrtar i Partisë Demokratike në lidhje me këtë proces. Pas lutjes së Ramës, Lulzim Basha ka deklaruar se primare mbetet reforma zgjedhore dhe se reforma në drejtësi nuk ka asnjë shans që të hyjë në fuqi para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Këto deklarata të Bashës vinin pas replikave të ashpra që ai dhe përfaqësuesi i opozitës në komisionin e reformës Bylykbashi, patën me zv.ambasadorin amerikan, i cili tha ditë më parë se nuk ka më kohë për ndryshime thelbësore dhe se reforma duhej votuar sa më shpejt.

Afrimi i fundit të diskutimit të paketës kushtetuese në komisionin Xhafa, e ka sjellë procesin e gjatë thuajse dyvjeçar në atë që mund të quhet edhe si “gryka e shishes” e reformës në drejtësi. Pra, në atë që tashmë përbën pikën e moskthimit, momentin e të vërtetës dhe të zbulimit të pozicioneve reale të palëve, në lidhje me paketën në fjalë. Tashmë hapësira për të manovruar, për t’u fshehur pas deklaratave boshe, pas retorikës së thatë politike, është bërë tejet e vogël. Ose me reformën, ose kundër saj. E thënë ndryshe, ose me draftin e dakordësuar në Venecia dhe të retushuar nga ekspertët ndërkombëtarë, ose me hedhjen në erë të të gjithë procesit.

Opozita ka propozuar kohë pas kohe amendime, teza dhe ide nga më të ndryshmet lidhur me reformën. Ndryshime dispozitash, shkrirje institucionesh që ndryshojnë arkitekturën e paketës së propozuar, mosprekje të kompetencave të presidentit, ruajtje të KLD, shtyrje të afateve të formimit të strukturave të reja dhe mosprekje të mandateve egzistuese për disa struktura aktuale. E gjitha kjo i përket së shkuarës. Tashmë reforma është në tavolinë, në formën që i ka dhënë Komisioni i Venecias. Cilado palë që kërkon të prekë atë format, ka marrë mesazhin nga partnerët, se është kundër vetë reformës.

Lutja publike e Ramës për Bashën tingëllon më shumë si një provokacion, i cili de facto e dha efektin, duke shkaktuar reagimin e kreut të opozitës. Nëse PD do t’i qëndrojë besnike deri në fund atij qëndrimi të Bashës, i bie që reforma të bjerë ende pa e parë sallën plenare të Kuvendit të Shqipërisë. E gjitha kjo, nëse maxhoranca nuk vendos të luajë zarin e fundit, që është në fakt një lojë e vogël bllofi, duke e çuar draftin në seancë edhe pa premtimin e opozitës për ta votuar paketën. Ndoshta kjo lëvizje e fortë mund të prodhojë situata të paparashikuara në Kuvend, ku opozita do të ndjehet pa dyshim nën trysninë e fortë publike (dhe atë ndërkombëtare), për të mos e rrëzuar paketën kushtetuese. Pak a shumë ajo çfarë propozoi pak orë më parë ish-presidenti Topi.

Megjithatë mbetet ende edhe një muaj nga afati virtual i vendosur nga amerikanët, për ta parë të votuar reformën në drejtësi. Në një muaj politika shqiptare mund të bëjë çudira dhe lutja e Ramës mund të shkojë dëm, siç duket se ka ndodhur deri tani.

Next Post

ZYRTARE/ Mourinho trajneri i ri i United, pagë faraonike prej 15 mln paundësh

Comments 1

  1. Krist says:
    10 years ago

    Mediat ne pergjithesi dhe disa gazetare (perfshi edhe Minxhozin) ne vacanti,cdo veprim te maxhorances,e krahasojne edhe sot pas tre viteve ne pushtet,me veprimet e opozites.Nuk ka asgje te keqe do thote cdo njeri normal,perfshire edhe mua.Por dukshem bie ne sy qe kjo media dhe keta gazetare,kurre nuk permendin bllokimin qe I beri kjo maxhorance,dje ne opozite,vendit tone per te filluar bisedimet me BE.Dhe perse,per mustaqet e celos,por celos se Fierit qe nuk ka as mustaqe.Sot opozita kerkon nje draft qe sic thote ajo,te mos I jape mundesi asnje qeverije,qe te kape gjygjsorin.Kunder ketij drafti qeverija disa here ka bere nderhyrje por gjithnje duke ruajtur me insistiom interest e saja.As per kete mediat dhe ato gazetaret nuk ndihen fare.Tunduni more te mjere dhe shiheni realitetin ne sy.Akoma nuk doni ti pranoni te gjitha hilet e Rames,ne cdo veprim qe ben?Kerkoni te levize Rama nga istikami qe ka zene,se eshte nga te kater anet I zbuluar dhe inkurajoni cdo draft korrekt,pamvaresisht se kalon koha e ambasadoreve.Keta ketu do te jene si te behet shpejt dhe neser te mos kete mundesi te realizohet ne praktike,site vonohet edhe pak dhe te dale nje draft qe te jete praktik dhe te realizohet me sukses.Minxhoz,mos rri me kronometer ne dore,por mprihe lapsin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

July 7, 2026
Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

July 7, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

July 7, 2026
“Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet”, miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE

“Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet”, miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE

July 7, 2026
Protesta, pelikanët e harruar, vezët mbi deputetë dhe një arkivol

Protesta, pelikanët e harruar, vezët mbi deputetë dhe një arkivol

July 7, 2026
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

July 7, 2026
“Shqipëria kërkon revolucion”, protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

“Shqipëria kërkon revolucion”, protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

July 7, 2026
Habi dhe humor në protestë, qytetarët lënë mesazhet politike dhe nisin përshëndetjet për shoqërinë (VIDEO)

Habi dhe humor në protestë, qytetarët lënë mesazhet politike dhe nisin përshëndetjet për shoqërinë (VIDEO)

July 7, 2026
“Athina e përfshirë në protestë”, Demiraj: Ju kisha paralajmëruar! Tubimet do fillonin më herët, por ndikoi konflikti i Iranit

“Athina e përfshirë në protestë”, Demiraj: Ju kisha paralajmëruar! Tubimet do fillonin më herët, por ndikoi konflikti i Iranit

July 7, 2026
Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In