• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

A duhet të rikthehet dënimi me vdekje? Flet ish-prokurori Hajdari: Çfarë duhet të bëjmë për të parandaluar këto krime të rënda

by
22/11/2021 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, ish-Prokurori: Rikthimi i dënimit me vdekje, absurditet. Burgimi i përjetshëm dhe pa lirim me kusht një ndër rrugët për të parandaluar këto krime!

Pas vrasjes monstruoze të e 8-vjeçarit Mateo, nga fqinji i tij Klodian Çalamani, familjarët e djalit, por jo vetëm, kanë kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje në vend.

Një gjë e tillë është absurditet për ish-prokurorin Shkëlqim Hajdari, i cili tha, se nëse do të rikthehej ky dënim, Shqipëria do të detyrohej të largohej nga shumë institucione e Konventa Evropiane.

Ai tha se institucionet duhet të jenë më bashkëpunuese, shoqëria civile dhe kleri fetar po ashtu, në mënyrë që këto ngjarje të parandalohen.

Sipas Hajdarit, do të ishte e udhës që të ketë ndryshime në kodin penal, e të implementohen dënime me burgim të përjetshëm për këto krime. Gjithashtu, rehabilitimi dhe izolimi i këtyre njerëzve do të ishte çelësi i parandalimit të këtyre akteve monstruoze.

“E fundit që ka ndodhur ka qenë në vitin 1995. Në vitin 2000 ne kemi nënshkruar protokollin e gjashtë të të drejtave të njeriut dhe po në atë vit kemi hequr dënimin me vdekje. Duke vazhduar integrimin e vendit, e në vitin 2007 në prill të këtij viti ne e kemi hequr dënimin me vdekje për çdo krim penal. Dënimi me vdekje është zëvendësuar me burgim të përjetshëm. Sot është diskutim i vazhdueshëm për dënimin me vdekje e të gjithë bien dakord që janë kushte të tjera që duhet të zbatojë një shtet para se të aplikojë dënimin me vdekje. Nuk është se ka rezultat të madh në parandalimin e krimeve të rënda. Shqipëria ka 26 vite që nuk e respekton dënimin me vdekje, por nisur nga ngjarja e fundit si ajo e Fierit, tregon që Shqipëria ka dështuar në mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe ky dështim fillon që nga shteti, shoqëria, shoqëria civile.

Ne duhet të kishim krijuar një institucion që nëse një minoren kryen krime të vendosen në shkolla rehabilitimi. Ne nuk kemi një institucion që minorenët që kryejnë krimet të kenë një institucion të posaçëm dhe veçse të kemi qëllim dënimin, të rehabilitojmë ato. Ne sot duhet ta themi me forcë se nuk kemi një institucion bashkëkohor, për të mbajtur ato persona që kryejnë vepra penale dhe janë të papërgjegjshëm mendërisht. E gjitha bota këto njerëz i mban në institucione mjekësore dhe i mbyll gjithë jetës brenda duke i mjekuar, rehabilituar. Kjo është sfidë e madhe. Nisur nga situata e rëndë që ka ndodhur kohën e fundit, ne duhet të bëjmë disa ndryshime në kod penal, jo për të kthyer dënimin me vdekje. Kush kryen krim te minorenët, te dëshmitari, te gratë, atit të mos i pranohet dënimi i shkurtuar dhe ai të vdesë në burg. Këtë Shqipëria e bën. Të kthehemi te dënimi me vdekje do të jetë një absurditet, sepse do të dalim nga shumë konventa, nga shumë institucione. Njeriu kur e di mirë që do të dënohet për këtë krim me dënim të përjetshëm dhe të mos aplikohet dënimi me kusht, kjo është rruga që duhet të bëjmë”, tha Hajdari.

Për ish-prokurorin, puna e shkollave, psikologëve, policëve, është primare për parandalimin e këtyre situatave. Bashkëpunimi i këtyre komponentëve sipas tij, do të sillte rezultate në identifikimin dhe izolimin e këtyre personave.

“Krime të tilla monstruoze ndodhin kudo. Besoj që këto ngjarje do e zgjojnë shoqërinë shqiptare që t’i luftojmë këto krime. Mos kujtoni që dënimi i përjetshëm nuk është dënim. Por ka një gjë. Ne kur ta bëjmë këtë gjë duhet të jemi të qartë, duhet të bindim çdo shqiptar që po bëtë krime të tilla do të vdisni në burg. Ne mundet të gjejmë edhe një modul tjetër që këto krime të rënda t’ia çojmë një prokurorie të posaçme. Mund ta gjejmë një mekanizëm që kush vret fëmijë, gra, duhet të shkojë në dënim të përjetshëm. Jam i bindur që shumë shpejt, duke funksionuar kleri, shoqëria civile, të gjitha këto, kam përshtypjen se Shqipëria do të ndahet nga këto krime të rënda. Një kategori janë të përgjegjshëm para ligjit, por nuk janë shumë mirë nga trutë e kokës. Një pjesë një tjetër janë të papërgjegjshëm, e të tjerë janë pedofilë.

Këto duhet identifikuar dhe parandalimi i tyre është nëpërmjet izolimit. Një punë e mirë e koordinuar do i nxjerrë në dritë ato. Ku do çojmë një njeri që është pedofil? Ai është i prirur të bëj pedofil, por nuk e ka kryer krimit. Ne këtë duhet ta izolojmë dhe rehabilitojmë. Nëse ne ngrihemi të gjithë, e do të ngrihemi. Ne këtu do të ndërtojmë punë agjenturore, derisa këtyre personave t’i gjejmë një provë e më pas e penalizojmë. Kështu duhet operuar. Vigjilenca dhe puna e të gjithëve është një masë shumë e fortë parandalimi shoqëruar me ndryshime në kodin penal se kush kryen krime të këtij lloji do të dënohet me burgim të përjetshëm. Shqipëria për të fuqizuar institucionet me psikologë, sociologë, mësues, për të rehabilituar këto persona nuk do të kushtojnë shumë. Kleri duhet të bashkëpunojë”, tha Hajdari.

/b.h

Next Post
FOTOT/ Banda e vajzave joshëse: Shitëset e “ëmbëlsirave” që drejtonin rrjetin 1.3 milione euro të drogës

FOTOT/ Banda e vajzave joshëse: Shitëset e "ëmbëlsirave" që drejtonin rrjetin 1.3 milione euro të drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In