• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

A duhet të kishte një reformë “shqiptare”?

by Aalison Pearse Stevens
07/06/2016 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Skënder Minxhozi/

Takimi i djeshëm mes Ramës dhe Bashës lëvizi nga vendi, siç pritej, të gjithë vëmendjen e imagjinueshme të opinionit publik dhe mediave. Ishte hera e parë që dy krerët partiakë takoheshin mes tyre, pas shumë vitesh përplasjeje dhe sherresh pafund.

Megjithatë as Rama, as Basha nuk do ta kujtojnë për mirë takimin e tyre të parë. Palët nuk ranë dakord mes tyre. U gjet një shkak bllokimi, që duekt se do të prodhojë një tjetër përplasje të nxehtë politike.

Në esencë debati për vendet e rezervuara, përpos faktit që shënon një kapje flagrante të sistemit nga partitë, përbën edhe një pretekst të dobët. Kjo për shkakun se maxhoranca ka rënë tashmë dakord të ofrojë votimin me dy të tretat e kandidaturave të forumeve të reja të drejtësisë. Është e vërtetë që edhe mekanizmi i 2 të 3-ave ka pas një procedurë shbllokuese, në rast mos rënieje dakord, por s’mund të mohohet kurrsesi që kjo rrethanë i jep dorë opozitës së sotme dhe asaj të nesërme, për të pasur një rol të dorës së parë në përzgjedhjen e njerëzve që do të drejtojnë drejtësinë e re shqiptare. Ajo që po bën aktualisht Basha dhe Berisha, është një diversion i pastër që kërkon të dështojë nismën për reformimin e drejtësisë.

Bllokimi me pretendimin e vendeve të rezervuara është një pretekst, me anë të të cilit PD po kërkon të mbajë peng projektin kushtetues dhe të fitojë kohë. E gjitha kjo, të kujton ato dhjetra herë, në çerekshekullin e fundit, kur politika shqiptare ka vendosur interesat e saj të momentit, mbi interesin madhor të vendit.

Deri këtu, kemi të bëjmë me një histori të shëmtuar dhe banale shqiptare. Problemi është se e gjitha kjo furtunë procedurale po ndërtohet mbi një draft i cili është parë dhe riparë nga ndërkombëtarët dhe Komisioni i Venecias, si arbitrat supremë të procesit të reformës në drejtësi. Dhe projekti që të huajt kanë prodhuar më në fund, i ka lënë të hapura objektivisht disa pika të nxehta, ku pozita dhe opozita kishin dhe kanë pozicione të kundërta.

Edhe kjo qasje e ndërkombëtarëve është e kuptueshme, por vetëm në një kontekst normal, ku diskutohet dhe arrihet dakordësim, ku gjykohet për variantet e ndryshme, e jo ku paragjykohet e manipulohet gjithçka. Ndërkombëtarët e kanë ditur prej kohësh se reforma në drejtësi do të kalonte nëpër “vrimën e miut”, kur atë ta merrnin në dorë politikanët hileqarë të Tiranës. Formulimet “ose-ose”, “edhe-edhe” në disa pjesë të draftit, që Komisioni i Venecias la në tekst në mënyrë të kuptueshme (pasi nuk kishte konsensus mes palëve), duket se janë kthyer tani në karburantin për t’i vënë zjarrin një marrëveshjeje konsensuale në Kuvend. Duke lënë të hapura disa mundësi, e jo duke identifikuar një zgjidhje të vetme për aspektet e ndryshme të arkitekturës dhe organizimit të sistemit të ri të drejtësisë, ekspertët ndërkombëtarë të Venecias kanë lënë të hapura shtigjet që spekulantët politikë të Tiranës të krijojnë alibitë e tyre për mosvotimin e reformës në tërësi.

Shqipëria fali sovranitet kur parashikoi që t’i përfshijë ndërkombëtarët në procesin e vetingut dhe në aspekte të tjera të reformës në drejtësi. U dhamë ndërkombëtarëve një rol të dorës së parë në negociimin e paketës kushtetuese dhe i vumë në krye të vendit, për të qenë garantët de facto të gjithë kësaj nisme të madhe.

A nuk do të ishte më e udhës, qysh në krye të herës, që reforma të mos formulohej fare në Shqipëri, që të mos kishte fare proces hartimi të paketës nga shqiptarët, ashtu siç u bë? A nuk do të kishte qenë më normale dhe më e pastër, përtej egove dhe krenarive false personale apo “kombëtare”, që paketa të hartohej nga një trupë juristësh të huaj (të themi Komisioni i Venecias), e të votohej më pas pa u diskutuar e retushuar nga klasa politika shqiptare. Përtej punës mëse të lavdërueshme që komisioni iposaçëm dhe ekspertët shqiptarë e të huaj kanë bërë, kolapsi i sotëm shënon një moment zhgënjimi që nuk do të kishte ndodhur me një tekst të përgatitur jashtë Shqipërisë.

Natyrisht që e gjitha kjo do të shënonte një moment të ulët poshtërimi për ata që sot ndodhen në pallatin e politikës shqiptare. Por le të jemi të qetë dhe transparentë me veten: po dëshmojmë se nuk dimë të bëjmë gjëra të mëdha! Ky është leksioni i rradhës që po na jep bllokimi i paketës së reformës në drejtësi. Më mirë të kemi dhjetë apo njëqind politikanë shqiptarë të lënduar në sedrën e tyre, e me reformë të votuar uninimisht, sesa e kundërta. Pasi sot nuk kemi as reformën, e as imazhin pozitiv të politikës tek qytetarët që presin ndryshimin e situatës.

E meqë është kështu e jo ndryshe, ndoshta ka qenë shumë më me vend që reforma të vinte si një vullnet teknik (e jo vetëm politik) i Perëndimit, për t’i hapur rrugë zgjidhjes së kaosit të tejzgjatur shqiptar. Kjo real-politikë do të kishte qenë shumë më efektive sesa helmet dhe ensioni që reforma në drejtësi po prodhon prej një viti e gjysëm. Nuk jemi ende gati të bëjmë gjënë e duhur. Për pasojë, nuk është turp që këtë të na e mësojnë të tjerët. S’jemi as i pari, as i fundit popull që e ka gjetur rrugën me ndihmën e të tretëve.

 

Next Post

“Bota” e Elezit triumfon në Paris

Comments 2

  1. Milena says:
    10 years ago

    Po more Skender (desh gabova dhe te shkruaja Andrea)si gjithmone,fajin e ka Saliu.

    Reply
  2. Shqiptar says:
    10 years ago

    @Milena.Ky eshte “Pseudonimi”qe te ka caktuar SHIK-u i Vishos??

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet për përfundim të luftës

SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet për përfundim të luftës

December 6, 2025
Ndizen dritat e festave në Durrës, qindra qytetarë dhe fëmijë i bashkohen ceremonisë së përvitshme

Ndizen dritat e festave në Durrës, qindra qytetarë dhe fëmijë i bashkohen ceremonisë së përvitshme

December 6, 2025
“PD duhet të ndryshojë strukturën”/ Paloka flet për opozitarë “të joshur” nga Rama: Emrat do i them kur…

“PD duhet të ndryshojë strukturën”/ Paloka flet për opozitarë “të joshur” nga Rama: Emrat do i them kur…

December 6, 2025
SHBA: Civilizimi evropian do zhduket për 20 vite! BE i përgjigjet Trump: Për rregullat tona vendosim ne!

SHBA: Civilizimi evropian do zhduket për 20 vite! BE i përgjigjet Trump: Për rregullat tona vendosim ne!

December 6, 2025
Nuk deklaruan 10 milionë euro të ardhura, Tatimet zbarkojnë në Kukës, Kavajë e Fier: Respektoni ligjin!

Nuk deklaruan 10 milionë euro të ardhura, Tatimet zbarkojnë në Kukës, Kavajë e Fier: Respektoni ligjin!

December 6, 2025
“Jemi nga Guardia Di Finanza”, Policia e Kufirit në Durrës ndalon një automjet me disa pajisje të dyshuara përgjuese

“Jemi nga Guardia Di Finanza”, Policia e Kufirit në Durrës ndalon një automjet me disa pajisje të dyshuara përgjuese

December 6, 2025

Presioni i SPAK ndaj GJKKO në gjyqin paraprak ndaj Veliaj krahasuar me gjyqin paraprak ndaj Berishës

December 6, 2025
Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

December 6, 2025
“Do japin llogari!”/ Berisha sulmon demokratët që iu bashkuan “pushtetit”: Janë skllevër dhe injorantë

“Do japin llogari!”/ Berisha sulmon demokratët që iu bashkuan “pushtetit”: Janë skllevër dhe injorantë

December 6, 2025
Festat e fundvitit, ndizen dritat e Pemës në ‘Sheshin Skënderbej’

Festat e fundvitit, ndizen dritat e Pemës në ‘Sheshin Skënderbej’

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In