• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

A duhet në votimin tonë koncepti i “NOTA” ose vota kundër të gjithëve

by Ben Andoni
23/10/2016 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Përpara shtjellimit të idesë, nëse duhet futur apo jo në fletë-votimin shqiptar ky zë, duhet shpjeguar koncepti i NOTA-s. Kjo e fundit është shkurtesa e konceptit “None of the above”, që në shqip mund të përkthehet “Asnjë nga të sipërpërmendurit” ose “kundër vota” ose “vota zero” e individit, që e voton mosaprovimin e tij në formë institucionale. Në fakt s’është koncept i ri, pasi është i njohur dhe ka fituar qytetari në disa sisteme zgjedhore për çështje të ndryshme. Ky është një opsion i votimit ku zgjedhësi e shpreh në mënyrë institucionale mosaprovimin e tij për kandidatët e zgjedhur për një votim. Deri më tash, ka funksionuar në disa vende për zgjedhje të karaktereve të ndryshme. Mbledhja e votës së NOTA do të thotë ose përkthehet në një vend vakant për atë që votohet, zgjedhje të tjera etj.

A është e mundur që në zgjedhjet shqiptare të futet një zë i tillë? Me sa duket duhet. Porse ka pak gjasa të ndodhë teksa PS dhe PD, të dy partitë kryesore në vend, pothuaj derivojnë me kërkesat e tyre për sistemin e listave dhe konfigurimin e komisioneve të frikshme prej militantëve të tyre. Me anë të NOTA-s, publiku duket se e ka një opsion tashmë që ta kundërshtoj këtë arrogancë politike-zgjedhore dhe nëse një grup do të arrinte ta ininconte një opsion të tillë në fletëvotimin shqiptar, do të ishte një moment shumë interesant që ta shikonim apo një statistikë e re për zgjedhjet e shumëpërfolura shqiptare.

Arsyetimi për lejimin e këtij zëri lidhet me faktin e thjeshtë, që të dy partitë shqiptare që ndajnë me rokadë pushtetin dhe LSI-ja, si forcë e tretë, janë shkak i një zhgënjimi të madh publik, prej premtimeve të pambajtura, prej retorikës boshe dhe rënies së nivelit ekonomik të popullsisë. Disaprovimi publik do të bëhej më së miri me këtë mënyrë, pasi, jemi dëshmitarë që një masë e madhe e njerëzve janë të detyruar të votojnë dhe madje ta deklarojnë votën për partitë e tyre, që i mbajnë dhe i kërcënojnë në punë.

Sjellja e këtij argumenti për këtë zë duket se do të fitojë më shumë qytetari me atë që po ndodh me zgjedhjet e fundit në SHBA, ku njerëzit kanë masivisht antipati për kandidatët aktualë Hillary Clinton dhe Donald Trump-in. Të dy bashkë kanë një background të tillë sa etiketimet më të zeza që po bëhen ndaj atyre, këto edhe të faktuara, mund t’i çojë votuesit amerikanë në një votim për askënd. Jo më kot, që në fillimet e veta, “Vote Nobody” ka ndjekjen e plot njëqind mijë persona që e kanë pëlqyer faqen në “Facebook”. Ndërkohë që “Vote Nobody 2016” po bëhet një prej llogarive më popullore aktive në fushatë kundër kandidatëve të dy partive të mëdha amerikane.

Ndërkohë, Shqipëria, nëse do të realizohej, do të mjaftohej me një NOTA të konsiderueshme për kandidatët e partive kryesore, për të treguar realisht mosaprovimin për shkallën e demokracisë së brishtë të vendit por edhe nëpërkëmbjen e votës. (Javanews)

 

Next Post
Efektet negative të pijeve të gazuara

Efektet negative të pijeve të gazuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Armatimi i Beogradit është vënë re edhe në Bruksel”, Hoxha: Çdo cenim i sigurisë së Kosovës, cenon edhe sigurinë tonë

“Armatimi i Beogradit është vënë re edhe në Bruksel”, Hoxha: Çdo cenim i sigurisë së Kosovës, cenon edhe sigurinë tonë

April 17, 2026
Me fytyrën e fshehur nën kapuçë dhe pas pankartave, pas Berishës mbërrin në protestë edhe ‘grupi i zjarrit’

Me fytyrën e fshehur nën kapuçë dhe pas pankartave, pas Berishës mbërrin në protestë edhe ‘grupi i zjarrit’

April 17, 2026
Nis protesta e PD, Berisha lë selinë! Marshon me një grusht militantësh drejt Kryeministrisë

Nis protesta e PD, Berisha lë selinë! Marshon me një grusht militantësh drejt Kryeministrisë

April 17, 2026
Tymi pushton aksin Lezhë-Milot, digjen sërish goma dhe kabllo në brigjet e Matit

Tymi pushton aksin Lezhë-Milot, digjen sërish goma dhe kabllo në brigjet e Matit

April 17, 2026
FOTO-LAJM/ Protesta e PD, më shumë Range Rover se protestues! Pamje nga oborri i selisë blu

FOTO-LAJM/ Protesta e PD, më shumë Range Rover se protestues! Pamje nga oborri i selisë blu

April 17, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë Farmacisë 10 në Tiranë, një i plagosur (EMRI)

Të shtëna me armë zjarri pranë Farmacisë 10 në Tiranë, një i plagosur (EMRI)

April 17, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 89 vota pro për dërgimin e FSK-së në Gaza

Kuvendi i Kosovës miraton me 89 vota pro për dërgimin e FSK-së në Gaza

April 17, 2026
Opozita kthen podiumin në protestën e së premtes, Belind Këlliçi tregon arsyen

Opozita kthen podiumin në protestën e së premtes, Belind Këlliçi tregon arsyen

April 17, 2026
Sinjal pozitiv nga Brukseli, Marta Kos në BBC: Shqipëria po ecën mirë në rrugën e integrimit

Sinjal pozitiv nga Brukseli, Marta Kos në BBC: Shqipëria po ecën mirë në rrugën e integrimit

April 17, 2026
Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu

Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu

April 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In