• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A duhet mbyllur TikTok? Avokati: Rrjetet sociale janë kthyer në armë për fëmijët

by A R
20/11/2024 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama propozoi të mërkurën (20 nëntor) kufizimin deri në mbylljen e dy rrjeteve sociale, si TikTok dhe Snapchat, pasi po ndikojnë për keq te shëndeti mendor i të rinjve.

Qeveria tha se çdo vendim do të konsultohet publikisht me të gjithë aktorët e mundshëm. Shkak për nismën e befasishme u bë vrasja e një të riu 14-vjeçar pranë shkollës nga një tjetër nxënës.

Gjatë një bisede në emisionin “Jetë shqiptare”, avokati Andi Shkira tha se ngjarja në kryeqytet ka pasur ndikim të shumanshëm.

“Është një tragjedi kombëtare, sepse këtu nuk është vrarë vetëm një 14-vjeçar. Këtu është vrarë edhe e ardhmja e 14-vjeçarit tjetër që kreu krimin. Janë vrarë edhe ëndrrat, që tani shoqërohen me makthe, të të gjithë atyre që ishin prezentë kur ndodhi ngjarja. Është vrarë një shoqëri e tërë, e cila sot mundohet të gjejë fajtorin, por fajtore është e gjithë shoqëria,” u shpreh avokati.

Disa vende e kanë adresuar problemin e rrjeteve sociale përmes filtrimit dhe ndalimit tërësor në territorin e tyre.

Rrjetet sociale, shtoi z. Shkira, po promovojnë gjuhën e dhunshme dhe po sjellin pasojat më negative në shoqëri.

“Fëmija një pjesë të kohës është në familje, por ajo është qeliza më e vogël e shoqërisë. Pastaj është lagjja, qyteti, shteti ynë dhe pastaj hapësira globale e aksesueshme përmes rrjeteve sociale të pakontrolluara. Ky është një fenomen global. Është përgjegjësi e prindërve ta filtrojnë aktivitetin e fëmijëve të tyre, por është edhe përgjegjësi institucionale shtetërore, jo vetëm e shkollave, por e institucioneve që ndjekin me rigorozitet veprimtarinë e rrjeteve sociale.

Sot shantazhohen shumë kollaj jo vetëm fëmijët, por edhe adoleshentë, të rritur, deri edhe nivele të larta drejtuesish në institucione, për shkak të një bisede, një fotoje apo një videoje në rrjetet sociale.

Unë besoj që më shumë sport e mban fëmijën më larg telefonit dhe tabletit. Më shumë libra e mbajnë fëmijën më larg armëve të ftohta, cigareve apo drogave të lehta. Rrjetet sociale janë instrumente që në duart e fëmijëve kthehen në armë, pra në TikTok fëmijët dhe jo vetëm gjuhen me komente bullizuese, me gjuhë denigruese,” tha avokat Shkira.

/a.r

Next Post
Karamuço: Kanë dalë dy video erotike të gocave të showbizit nga telefoni i një personi në kërkim

Dhuna verbale online, Karamuço: Mbështes idenë e Ramës, të shtohen filtrat kontrollues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të premten reshje shiu dhe stuhi”, meteorologia zbulon si do të jenë kushtet e motit javën e ardhshme

“Të premten reshje shiu dhe stuhi”, meteorologia zbulon si do të jenë kushtet e motit javën e ardhshme

February 18, 2026
Si gjithnjë, njeriu do fitojë!

Të fortët, të mëdhenjtë dhe ne zarat e vegjël mes tyre

February 18, 2026
Zbardhet takimi i deputetëve të PD me McAllister dhe eurodeputetët: Vlerësuam raportin e PE mbi zgjedhjet e 11 Majit

Zbardhet takimi i deputetëve të PD me McAllister dhe eurodeputetët: Vlerësuam raportin e PE mbi zgjedhjet e 11 Majit

February 18, 2026
Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

February 18, 2026
Mbyllet seanca për deklaratat përmbyllëse në Hagë, ish-krerët e UÇK: Historia nuk mund të rishkruhet

Mbyllet seanca për deklaratat përmbyllëse në Hagë, ish-krerët e UÇK: Historia nuk mund të rishkruhet

February 18, 2026
Bashkimi Europian i kërkon garaci FIFA-s për sigurinë e tifozëve që do udhëtojnë për të ndjekur nga afër Botërorin 2026

Bashkimi Europian i kërkon garaci FIFA-s për sigurinë e tifozëve që do udhëtojnë për të ndjekur nga afër Botërorin 2026

February 18, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Anatomia e aromës

February 18, 2026
Këshilltarët ndërkombëtarë të Veliajt për Eureporter: Persekutim për motive politike! Paraburgimi po pengon ushtrimin e detyrës

Këshilltarët ndërkombëtarë të Veliajt për Eureporter: Persekutim për motive politike! Paraburgimi po pengon ushtrimin e detyrës

February 18, 2026
Diplomacia si shërbim publik e jo si privilegj

Diplomacia si shërbim publik e jo si privilegj

February 18, 2026
Berisha në Sukth: Rama meriton çdo përgjigje! Po ndryshon ligjin dhe thotë “do ju vjedhim akoma”

Berisha në Sukth: Rama meriton çdo përgjigje! Po ndryshon ligjin dhe thotë “do ju vjedhim akoma”

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In