Këtë të martë, 24 shkurt, do të mbahet seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm, për të shqyrtuar ankimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, sa i takon masës së “arrestit me burg” ndaj tij.
Veliaj kundërshton vendimin e marrë më 1 shkurt nga gjyqtarja Etleva Deda, e cila ka argumentuar se ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për mbajtjen në fuqi të masës më të rëndë të sigurimit personal.
Sipas argumenteve të paraqitura nga mbrojtja, situata procedurale ka ndryshuar, pasi çështja tashmë ka kaluar për gjykim dhe provat janë administruar, çka sipas tyre përjashton rrezikun e prishjes apo manipulimit të tyre.











