• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të krijojë parti të re deri në 11 Maj? Flet Basha: Nuk duhet t’i lëmë shqiptarët pa alternativë

by A R
30/01/2025 22:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha foli sot në emisionin “Open” në News 24 për planet e tij për fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Basha tha se ai nuk do të krijojë parti të re, teksa garantoi se do të marrë pjesë në zgjedhje me listën e tij të kandidatëve dhe me programin e tij.

Basha tha se do të hyjë në zgjedhje përmes një koalicioni, por nuk dha detaje tjera.

Gjithashtu ai tha se do të vazhdojë betejën në Gjykatën e Lartë kundër “uzurpimit”, sipas tij të Partisë Demokratike nga Sali Berisha, duke e cilësuar veprimin e tij si antikushtetues dhe të paligjshëm.

Ai shtoi se, nëse është e nevojshme, do të shkojnë deri në Strasburg për të kërkuar drejtësi.

Lulzim Basha: Nëse bëhet fjalë për teknikalitet ligjore, ne e kemi marë një vendim tashmë që ne do të hymë me një koalicion. Duke përdor mundësitë që na japin partitë e koalicionit për të bërë formalitetet e nevojshme për KQZ, siç e cekëtnë fillim të emisionit, në një farë mënyre siç e bëri edhe zoti Berisha në vtin 2023.

Për ne ky është një teknikalitet ligjor dhe mund t’ju them që juristët tanë e kanë gjetur rrugën se si do t’i japim përgjigjen e duhur përpjekjes për t’ju imponuar vullnetit tonë si demokratë euroatlantikë. Pra, një gjë që mund të garantoj sot është që ne do të jemi në zgjedhje me listën tonë, me programin tonë, me kandidatët tanë dhe mund të them që në këtë proces jemi të avancuar. Nuk do të krijojmë një parti të re, sepse ne e kemi një parti që është Partia Demokratike që është e uzurpuar nga zoti Berisha në këndvështrimin tonë në mënyrë të paligjshme, antikushtetuese, me ndihmën e zotit Rama.

Dhe do t’i shkojmë kësaj beteje deri në fund. E kemi në Gjykatë të Lartë, presim që Gjykata e Lartë të japi drejtësi, por në çdo rast jemi të vendosur dhe të përgatitur t’i shkojmë kësaj beteje deri në fund, deri kur të jetë e nevojshme, deri në Strasburg po të jetë e nevojshme.

Next Post
Shpërthen avokati i njohur: Ahmetaj është Ilir Meta i dytë. Bastard, i korruptuar…

Meta në listën e PD si deputet? Kreu i PL përgjigjet nga burgu dhe ngre 'në qiell' Ahmetajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

November 4, 2026
Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

November 4, 2026
Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

November 4, 2026
“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

November 4, 2026
Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

November 4, 2026
Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

November 4, 2026
Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

November 4, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Gënjeshtrat e opozitës që ia lehtësojnë punën Edi Ramës me Raportin e BE-së

November 4, 2026
Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

November 4, 2026
“E la kimioterapinë për festivalin”/ Adelina Muça flet për sakrificat e aktorit që humbi jetën

“E la kimioterapinë për festivalin”/ Adelina Muça flet për sakrificat e aktorit që humbi jetën

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In