• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të ketë mbyllje të pjesshme? Rama: Asgjë jashtë parashikimeve, kam besim tek ekspertët

by A R
03/11/2020 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asgjë nuk është jashtë parashikimeve për qeverinë shqiptare sa i përket pandemisë. Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të martë pasi u pyet nëse do të ketë një mbyllje të pjesshme, se Komiteti Teknik i Ekspertëve i ka paraqitur strategjinë e vjeshtë-dimrit, ndërsa vazhdimisht ministrja Manastirliu është shprehur për rrezikun e një vale të dytë.

Rama i ktheu përgjigje PD-së dhe tha se spitalet janë larg kolapsimit. Ai u shpreh se nga testet që bëhen nga spitalet private reflektohen në përditësim vetëm ato pozitive dhe jo ato negative. Së shpejti do të hyjnë edhe testimet e shpejta, tha Rama.

“Asgjë nuk është jashtë parashikimeve. Rritja e numrave ishte e parashikuar. Kemi një strategji të vjeshtë dimrit që është e shkruar e zeza në të bardhë. Ministrja ka folur çdo ditë për rrezikun e madh ë valës së dytë si rezultat i relaksimit dhe i marrjes lehë ë kësaj përballje pasi u kalua një fazë e ndërmjetme ku faktikisht gjërat u duken sikur po shkonin një normalitetit. S’ishte e vërtetë dhe ajo që dua t’ju them me bindje është që po bëjmë gjithçka dhe askush tjetër askund s’po bën më shumë. Është fatkeqësi e madhe që një parti që pretendon se do bëhet shumicë siç ka pretenduar në fakt prej shumë vitesh dhe  pretendimi ka rezultuar i tepruar dhe që do të qeverisë vendin pas 25 Qershorit siç u lajmërua dje nga kryetari i PD-së në dilemën e tij mes shifrave dhe që përsërit çdo ditë që spitalet janë në kolaps, përsërit çdo ditë që në Shqipëri nuk po bëhen teste, që duhet bërë kjo e ajo a thua se është i autorizuar nga ndonjë mandat eksperti, është e dëmshme, shumë e dëmshme. Spitalet janë larg së qeni në kolaps. Vetëm para dy ditësh është hapur Covid3.

Covid4 është gati dhe pret që ë hyjë në sistem në funksion të kujdesit për ata që kanë nevojë ë shtrohen, ndërkohë që dua që t’ju informoj kam pasur një bisedë të gjatë me ekspertët e Komitetit teknik dhe është e nevojshme të mësohet se ne nuk i numërojmë testet që numërohen në privat përveçse pozitivet, pra në rastet e pozitivitetit të testeve. Kjo përfshihet në statistikat e përditësuara, por numri i testeve që i jepet publikut është vetëm ai i bëra në institucionet publike dhe ne nuk kemi teste së shpejta jo sepse nuk i gjenim dot por sepse është parë e arsyeshme që ë testohet vetëm me PCR. Testet e shpejta do ë hyjnë së shpejti në proces”.

Kryeministri Rama mbrojti edhe ekspertët e Komitetit Teknik dhe tha se ka besim absolut tek ta.

“Thënë të gjitha këto sepse janë çështje ekspertësh, unë thjesht e kam thënë dhe përsëritur, bëj atë që sugjerojnë ekspertët dhe kam besim absolut tek ata njerëz. I kam parë, i kam dëgjuar dhe kam mundur të shoh që vazhdimisht fjala e tyre ka dalë kur i thonë. Ama nëse dikush do t’i japë përgjigje pyetjes përderisa Lulzim Basha, paska gjetur formulën që ta frenojë infeksionet duke i çuar testet nga X në Y  si ka mundësi që këtë formulë nuk e kanë gjetur as Gjermania, as Franca dhe asnjë vend tjetër që kanë bërë një numër ë madh testesh? Sepse nuk ka lidhje fare dhe në këtë betejë, në këtë lufë e shikojmë, që nuk ka gjëra të shkruara në gurë. Ekspertët më ë mëdhenj dhe më të famshëm para X kohësh thonin maska nuk bën punë, pastaj filluan thanë në mjedise të mbyllura, pastaj thanë edhe jashtë”.

/a.r

Next Post
Holanda kundër negociatave, Rama: Çështje e komplikuar, shqiptarët i shikojnë si gogolë

Holanda kundër negociatave, Rama: Çështje e komplikuar, shqiptarët i shikojnë si gogolë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com