• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të ketë kryeministër shqiptar Maqedonia e Veriut?

by Java News
22/01/2022 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 Ndryshimet në modelin zgjedhor që pritet të propozohen nga opozita maqedonase, ngrenë dilemën nëse në tre muajt e fundit të mandatit të Qeverisë do të ketë ndërrim të kryeministrit, apo nëse kreu i ekzekutivit do të jetë shqiptar.

VMRO DPMNE-ja thotë se do të propozojë ndryshimin e modelit aktual, respektivisht të mos ketë qeveri teknike në fund të mandatit të ekzekutivit.

Qeveria teknike, ku merr pjesë edhe opozita, kishte nisur të zbatohet që në zgjedhjet e vitit 2016, bazuar në një marrëveshje mes partive për zgjidhjes e krizës politike.

Një qeveri e tillë kishte mandatin për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, që rezultati i tyre të jetë i pranueshëm për të gjitha partitë politike.

“Jemi duke e përgatitur dhe ditëve në vijim do të propozojmë ndryshimin e modelit zgjedhor, i cili nuk do të parashohë të ketë qeveri teknike në 100 ditët e fundit të funksionimit të ekzekutivit, përkatësisht nuk do të ketë 100 ditë humbje kohe për qytetarët e Maqedonisë. Do të mbetet vetëm afati kushtetues 45-60 ditë”, ka deklaruar kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Për heqjen e qeverisë teknike ishin dakorduar edhe ish-kryeministri Zoran Zaev me liderin e VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një debat televiziv, më 30 qershor 2020, por që atëherë nuk ka pasur asnjë nismë për këtë çështje.

Ndërkohë, në zgjedhjet parlamentare në vitin 2020, BDI-ja doli në zgjedhje me moton, “Për kryeministrin e parë shqiptar”, por kjo nuk u arrit për shkak se kryeministri, bazuar në Kushtetutë, zgjidhet nga partia fituese e zgjedhjeve, megjithatë, BDI dhe LSDM arritën marrëveshje që në zgjedhjet e radhës kurdo që të mbahen ato në tre muajt e fundit të mandatit, apo qeverinë teknike ta udhëheq një kryeministër shqiptar.

BDI-ja mbetet në kërkesën e saj për kryeministër shqiptar, pavarësisht nëse do të hiqet ose jo qeveria teknike dhe beson se kjo do të mbështetet nga të gjitha partitë politike, si një e arritur e re, sipas BDI-së, që do të dëshmojë pjekurinë demokratike të Maqedonisë së Veriut.

“Premtimi për kryeministrin e parë shqiptar në 100-ditëshin e fundit të mandatit të Qeverisë, të propozuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, tashmë ka përkrahjen e Lidhjes Social Demokrate, por jo vetëm, pasi ka përkrahjen edhe të VMRO DPMNE-së si dhe të subjekteve politike shqiptare në opozitë. Kjo arritje do të bëhet realitet dhe padyshim se do të jetë tregues i pjekurisë demokratike të Maqedonisë së Veriut dhe promotor më i mirë i vlerave proevropiane të bashkëjetesës dhe përparimit”, ka deklaruar Arbër Ademi, kryetar i Grupit Parlamentar të BDI-së.

Temelko Ristevski, njohës i çështjeve të Kushtetutës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se paralajmërimi për heqjen e qeverisë teknike është i mirëseardhur për faktin se një format i tillë, sipas tij, është i panevojshëm dhe krijon imazh të keq për vendin.

“Qeveria teknike bëhet me qëllimin e vetëm organizimin e zgjedhjeve, që ato të jetë të lira, demokratike dhe të pranueshme për të gjitha palët. Mendoj se një qeveri e tillë është joproduktive, e panevojshme, në veçanti për një shtet anëtar të NATO-s dhe një shtet që pret nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Formate të tilla të qeverive mund të ketë në vende jodemokratike, apo në ato shtete ku vërtet ka mosbesim të tillë në institucionet, apo që akuzohen për mungesë të demokracisë dhe respektimin e së drejtës më elementare, të drejtën e votës”, thotë Ristevski.

Por, ai gjithashtu kundërshton edhe idenë e ndryshimit të Qeverisë pak para zgjedhjeve vetëm sa për të plotësuar kërkesën e një partie për të pasur kryeministër. Ristevski thotë se në këtë rast, gjithashtu, humbet shumë kohë dhe nuk arrihet asgjë përveç plotësohet dëshira e një partie politike.

“Në rast se anulohet vendimi që të ketë qeveri teknike dhe në anën tjetër të insistohet në kryeministër shqiptar, kjo do të shkaktojë probleme të mëdha, meqë në këtë rast, me dorëheqjen e kryeministrit, për t’i lënë vendin kryeministrit të ri, duhet të dorëhiqet e gjithë Qeveria. Dorëheqja duhet të konstatohet nga Kuvendi, të caktohet mandatar i ri, të rrjedhin afatet ligjore prej 20 ditëve dhe në fund të zgjidhet Qeveri e re që do të kishte mandat vetëm tre muaj. Kjo më duket e palogjikshme, joproduktive, humbje kohë, harxhime e shumë procedura të tjera, vetëm për të plotësuar dëshirën e një partie politike”, vlerëson Risteski.

BDI-ja, përveç se me kërkesën për kryeministër shqiptar, në disa raste ka dalë edhe me kërkesën tjetër për president shqiptar. Me një kërkesë të tillë ka dalë pas bojkotit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2014 pasi ishte refuzuar kërkesa e saj për gjetjen e një kandidati konsensual për president./REL

Next Post
Basha e hedh poshtë Saliun për Portin e Durrësit: Berisha i zgjodhi kandidatët për 6 marsin

Basha e hedh poshtë Saliun për Portin e Durrësit: Berisha i zgjodhi kandidatët për 6 marsin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Në PD kanë hall derisa të ikësh, po ike të thërrasin edhe për bisedime…”/ Salianji i prerë: Nuk largohem!

“Në PD kanë hall derisa të ikësh, po ike të thërrasin edhe për bisedime…”/ Salianji i prerë: Nuk largohem!

January 13, 2026
VIDEO/ Rama e nis ditën me flotën e re të policisë së shtetit

VIDEO/ 113-vjetori i Policisë së Shtetit, Rama: Në shërbim të vendit dhe qytetarëve çdo ditë

January 13, 2026
SHBA lëshon alarm të ri: Qytetarët amerikanë në Iran të largohen shpejt ose të shkojnë në vende të sigurta

SHBA lëshon alarm të ri: Qytetarët amerikanë në Iran të largohen shpejt ose të shkojnë në vende të sigurta

January 13, 2026
“Padia në SPAK nuk është shaka politike”, sa vite burg rrezikon Këlliçi nga kallëzimi i Bardhit

“Padia në SPAK nuk është shaka politike”, sa vite burg rrezikon Këlliçi nga kallëzimi i Bardhit

January 13, 2026
Tronditëse! Po luanin me çakmak pranë fuçive të naftës, të rinjtë ‘hidhen në erë’

Tronditëse! Po luanin me çakmak pranë fuçive të naftës, të rinjtë ‘hidhen në erë’

January 13, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Krimet e Berishës janë të dukshme”, Beqiri: Veprat e tij i dinë edhe shërbimet e huaja partnere

January 13, 2026
Nga sot bllokohet aksi Tiranë–Rinas, oraret dhe rrugët alternative

Nga sot bllokohet aksi Tiranë–Rinas, oraret dhe rrugët alternative

January 13, 2026
Begaj dekreton ligjet për paqen fiskale dhe fshirjen e detyrimeve, kur nis zbatimi

Begaj dekreton ligjet për paqen fiskale dhe fshirjen e detyrimeve, kur nis zbatimi

January 13, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

January 13, 2026
“Ajo ditë kur bashkë me Shahun lamë Iranin…” | Kush është ish–perandoresha, nëna e trashëgimtarit të fronit iranian

“Ajo ditë kur bashkë me Shahun lamë Iranin…” | Kush është ish–perandoresha, nëna e trashëgimtarit të fronit iranian

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In