• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të ketë Ilir Meta fatin e ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader?

by A R
25/08/2022 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti Halit Valteri në reagimin e tij ndaj akuzave të Ilir Metës i ka uruar këtij të fundit që mos të ketë fatin e ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader.

“I dashur Like, unë sinqerisht uroj që ti mos te bëhesh si Ivo Sanader, ish-kryeministri i Kroacisë i cili është dënuar 3 herë për korrupsion dhe sapo shkon në gjysmën e njërit dënim, i ngarkohet tjetri”, theksoi ndër të tjera në një shënim në Facebook, Halit Valteri.

Historia e dënimit të ish-kryeministrit kroat

Ivo Sanader, i cili shërbeu si kryeministër i Kroacisë midis viteve 2003 dhe 2009, është dënuar për ryshfet, shpërdorim detyrës, fitim të padrejtë dhe korrupsion në raste të ndryshme.

Në 2020-ën ishte edhe dënimi i fundit për ish-kryeministrin e Kroacisë. Ivo Sanader u dënua me tetë vjet burgim, pasi është gjetur fajtor për krijimin e fondeve për partinë e tij konservatore HDZ, duke marrë para nga kompanitë publike përmes një agjencie të marketingut.

Përveç dënimit, ai u detyrua t’i transferonte shtetit gjysmë milioni euro. Sipas mediave kroate, kjo ishte vetëm një pjesë e parave, që Sanader ka futur gjatë karrierës politike në xhepin e tij. Në argumentimin e vendimit u fol për më shumë se 10 milionë euro.

Sanader, tani 69 vjeç, ka qenë kryeministër i Kroacisë më 2003 deri më 2009, kur dhe u largua nga ky post pa dhënë asnjë shpjegim.

Në rigjykim, gjykatësi tha se Sanader kishte organizuar një grup të njerëzve për të kryer aktivitete kriminale dhe për të mbuluar marrëveshjet joligjore financiare.

Sanader po ashtu po vuan një dënim tjetër, pasi më 2008 ishte dënuar për ryshfet, pasi kishte ndërmjetësuar që një ndërtesë që i përkiste një bashkëpartiaku të tij, t’i shitej një ministrie, me çmim më të lartë se çmimi i tregut.

Ai po ashtu është dënuar për pranim të ryshfetit nga kompania hungareze e naftës MOL më 2008, në këmbim që ta lejojë këtë kompani të bëhej aksionare kryesore e kompanisë kroate të energjisë INA.

Tema / a.r

Next Post
Tragjike: 4-vjeçari bie në pus dhe humb jetën, detajet e para

Tragjike: 4-vjeçari bie në pus dhe humb jetën, detajet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“FSK e gatshme të mbrojë jetën e qytetarëve”, Kurti zbulon investimet e reja në mbrojtje

“FSK e gatshme të mbrojë jetën e qytetarëve”, Kurti zbulon investimet e reja në mbrojtje

February 17, 2026
Humb jetën 23-vjeçarja në Durrës, dyshohet se kishte konsumuar Fotoksinë

Humb jetën 23-vjeçarja në Durrës, dyshohet se kishte konsumuar Fotoksinë

February 17, 2026
“AKSHI do bëjë maksimumin”, drejtori i ri Tafa: Do jemi lider në fushën e digjitalizimit dhe teknologjive të avancuara

“AKSHI do bëjë maksimumin”, drejtori i ri Tafa: Do jemi lider në fushën e digjitalizimit dhe teknologjive të avancuara

February 17, 2026
“Lider në botë për inteligjencën artificiale”, Rama: Do bashkëpunojmë me NVIDIA për “Diellën” dhe prokurimet publike

“Lider në botë për inteligjencën artificiale”, Rama: Do bashkëpunojmë me NVIDIA për “Diellën” dhe prokurimet publike

February 17, 2026
Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

February 17, 2026
Sot në Hagë nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit, mbërrin avokati i ish-presidentit

Më 27 shkurt fillon gjykimi i dytë ndaj Thaçit, Specialja del me njoftim

February 17, 2026
SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin

February 17, 2026
“Nallbati donte të linte amanetet, Elda Hoti më ruante mos më rrihnin policët”, satira e Gjekmarkajt: Toni Gogu xheloz për firmën e Ulsiut

“Nallbati donte të linte amanetet, Elda Hoti më ruante mos më rrihnin policët”, satira e Gjekmarkajt: Toni Gogu xheloz për firmën e Ulsiut

February 17, 2026
Rama: AKSHI do të ketë pagat më të larta në Shqipëri

Rama: AKSHI do të ketë pagat më të larta në Shqipëri

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In