• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të jetë ky poshtërimi i fundit që Sali Berisha po i bën Azem Hajdarit?!

by Pajtim Bello
20/11/2021 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha në 19 dhjetor, nga Foltorja në Librazhd, zhvarrosi Azem Hajdarin, jo për ta rivrarë por për të poshtëruar. Do ta përdorë Azemin që ti pastrojë pisllëkun e haureve të tij. Makiavelist tipik, vë nën këmbë gjithçka vetëm e vetëm të plotësojë interesat e veta. Nga foltorja në foltore Saliu ka shpalosur dinakërinë, intrigën, mashtrimin dhe cinizmin pa kursyer asgjë dhe askënd. Por nga Foltorja në Librazhd arriti kulmin me deklaratën:”..Dua t’ju informoj se në Kuvendin e 11 dhjetorit, themeluesi i PD Azem Hajdari do shpallet President Nderi i përjetshëm i kësaj partie.” Shpirti i Azemit e  di si duron këtë poshtërim të radhës.

Në PD, por jo vetëm, e dinë shumë mirë sjelljen e Sali Berishës ndaj Azem Hajdarit. E vërteta është se marrëdhëniet mes Azemit dhe Saliut ka përjetuar më shumë dimër dhe acar se sa diell e behar. Sa për të gërvishtur memorien e lexuesit po sjellim në kujtesë disa momente. Sali Berisha, në vitin 1990 kur u themelua PD, e përdori Azemin si mashë për të marrë kreun e PD-së. Azemi për të keqen e tij, të PD dhe të Shqipërisë e realizoi këtë mision. Me ardhjen në pushtet të PD Azem Hajdari është përgjuar e sulmuar vazhdimisht nga struktura shtetërore dhe nga struktura okulte, që dihet se punonin për llogari të Sali Berishës.

Në vitet 1996-1997 Gazeta Rilindja Demokratike, organ zyrtar i PD-së, ka sulmuar ashpër Azem Hajdarin. E quajtën Azemin njeri pijanec, ish sigurims dhe vegël të Ramis Alisë. Sali Berisha, në 9 janar të vitit 1997, urdhëroi përjashtimin e Azem Hajdarit nga Grupi Parlamentar Demokrat dhe të gjitha strukturat e PD-së; kur më parë e kishin çmobilizuar nga posti i Kryetarit të Komisionit Parlamentar të Rendit e SHIK-ut dhe nga Këshilli Kombëtar i PD-së. Sipas dëshmive të njerëzve pranë tij më 12 shtator 1998 e nxorri Azemin në pritë dhe vrasjen e tij e përdori për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998. Saliu herë pas here, në çdo përvjetor të lindjes apo përkujtimore të vrasjes së Azemit, ka derdhur lot krokodili për humbjen e tij. Tashmë Sali Berisha i bën thirrje Azem Hajdarit, edhe pse ky i vrarë, që ta ndihmojë. Cinizëm 24 karatsh, kërkon që ti pastrojë baltën e pështymën që, me mllef e pa kursim, ia hodhi në fytyrë para 23 vitesh. Deviza e Saliu është “qëllimi justifikon mjetin”, kështu që po rikthehet tek Azemi i vrarë që ta poshtërojë përsëri.

Më këtë gur vret dy apo më shumë zogj. Kërkon të sigurojë mbështetësit se kuvendi do të mbahet në 11 dhjetor. E vë vehten mbi të gjithë në PD sepse ndryshe nga cili pzicion e bën fakt që Kuvendi i 11 dhjetorit 2021 do ta shpallë Azemin President Nderi të përjetshëm?! Pra Saliu është supermeni që të gropos dhe të bën hero! Ndërkohë me këtë deklaratë kërkon të tërheqi në aventurën e vet mbështetësit e Azem Hajdarit.

Duket se Ai nuk e ka harruar deklaratën e Shoqatës “Azem Hajdari” që në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013 ishte shprehur se Sali Berisha… e ka kthyer PD në strehë dhe pronë të komunistëve… PD komandohet dhe përdoret privatisht prej Berishës dhe familjes së tij biologjike, prej klaneve brenda pushtetit e PD, prej rrjetës nepotike të Sali Berishës. Nëse ka ndonjë prej themeluesve të PD që është linçuar poshtërsisht prej Sali Berishës, ky është Azem Hajdari. Edhe vepra floriri në bëft për Azemin, Saliu nuk lahet kurrë me Të, për ato poshtërsi që ai i ka bërë atij. E vetmja që të vjen ndër mend është pyetja:”A do të jetë ky poshtërimi i fundit që Sali Berisha po i bën Azem Hajdarit?!”. Besoj se jo. Shpresoj se kësaj radhe edhe demokratët nuk do ti besojnë më mashtrimit të tij.

Next Post
“U putha dhe…!’/ E njohu në spital, i riu abuzon në makinë me të miturën, arrestohet: Ishte dashuri

Skandali në Sarandë/ 13 vjeçarja s'ishte viktima e vetme e shfrytëzimit seksual. Kishte dhe të mitura të tjera...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA në festë, siguron kualifikimin në raundin tjetër të Botërorit

SHBA në festë, siguron kualifikimin në raundin tjetër të Botërorit

June 20, 2026
Turqia katastrofë, mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqia katastrofë, mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

June 20, 2026
Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

June 19, 2026
Vëmendje për viktimat

Disa shënime mbi një këngë zvicerane të ngjashme me këngët shqiptare të nizamëve

June 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2026

June 19, 2026
“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

June 19, 2026
Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

June 19, 2026
Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In