• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të garojë për kryetare e PD? Rudina Hajdari deklaron pjesëmarrjen në Kuvendin e Berishës

by
22/04/2022 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për “Top Talk”, Hajdari u shpreh se do të ndjekë të gjitha organizimet në PD dhe do të marrë pjesë në takimet me demokratët për të kuptuar nga afër si mund të zgjidhet kriza në partinë më të madhe opozitare.

Tashmë ajo mban një qëndrim ndryshe dhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndaj të cilit më herët ka hedhur akuza të forta.

Sipas saj, përpjekjet e Berishës për të ribashkuar të djathtën dhe për t’u rikthyer në krye të PD-së, ajo u shpreh se “parimisht është diçka e drejtë, por të shohim sa do të funksionojë”.

“Kam qenë nga ata që kam qenë kundër zotit Berisha, kam folur kundër tij në Parlament, kam kundërshtuar djegien e mandateve. Dhe për këtë kam qenë shumë e qartë, që do të jem gjithmonë parimore dhe kështu do vazhdoj të jem”.

Ai që mendon që pas 6 marsit, Berisha nuk është faktor brenda Partisë Demokratike, gabon, shprehet Hajdari.

“Duhet të kuptojmë që ai ka një rol, mbështetet dhe vazhdon të mbështetet. Çështja është si ta akomodojmë ne brenda grupit dhe ta pjesë të punës për ringritjen e Partisë Demokratike, ky është synimi kryesor. Duhet të pranojmë që është faktor brenda Partisë Demokratike, por anëtarësia, demokratët, për momentin duhet të kuptojnë që mbështetja ndaj Berishës ishte pas disfatës së Bashës. E mbështetën Berishën se ishin të zhgënjyer. Por tani duhet të shkojmë përtej kësaj, duhet të shohim si të rikthehemi në pushtet. Duhet të apelojmë edhe përtej anëtarësisë, edhe përtej demokratëve, te elektorati gri, por dhe te socialistët e zhgënjyer që janë larguar nga Edi Rama”.

Hajdari tregon se do të marrë pjesë në kuvendin e 30 prillit, të thirrur nga Berisha.

“Jam dakord dhe do të marr pjesë në kuvendin e 30 prillit, të Kongresit të Partisë Demokratike. Do jem pjesë dhe do të kërkoj të flas.
Nëse ka një kongres tjetër do të shkoj dhe tek ai. Unë do të jem aty ku janë demokratët, do të flas dhe do të komunikoj me ta. Nuk kam ardhur këtu për të bërë tifozin e zotit Berisha apo zotit Basha. Kam ardhur të bëj kontributin tim, nuk pretendoj të bëj mrekulli”.

Por, a do të kandidojë Rudina Hajdari për të marrë drejtimin e PD-së?

Nuk e aspiroj një gjë të tillë, përgjigjet ajo, ndërsa shton se përveç Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, ka njerëz të tjerë që mund ta drejtojnë Partinë Demokratike.

“Mendoj që po. Ata që e ndjejnë veten në lartësinë e duhur për të qenë kryetar nesër, duhet ta shprehin këtë dëshirë dhe të shpalosin platformat e tyre. Kur të dëgjoj se çfarë kanë për të bërë, do mbështes atë që mendoj është më e drejtë”.

/b.h

Next Post
Akuzat e Berishës për SHBA/ Vangjeli: S’ka ndryshuar Amerika por nuk po ndryshojmë ne aq sa duhet

Akuzat e Berishës për SHBA/ Vangjeli: S'ka ndryshuar Amerika por nuk po ndryshojmë ne aq sa duhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com