• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të bien çmimet e apartamenteve? Ekspertët: Pritet përafrim me vlerën e tregut dhe ulje informaliteti

by Java News
17/05/2024 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një rivlerësim tjetër i pronave, por me një normë tatimi 5-fish më të vogël ka ngritur aludimet e një lëvizje të mundshme të çmimeve për tregun e pasurive të paluajtshme. Ekspertët e tregut imobiliarë tregojnë se ky proces mund të prek vetëm një kategori apartamentesh.

“Ne mendojmë që me këtë amnisti çmimet e apartamenteve me hipotekë po pësojnë rënie, sepse ai tatim që do paguanin në periudhën e mëparshme dhe ia faturonin blerësit dhe mendojmë se me këtë rivlerësim çmimi do bjerë”, tha Erjon Alimema, Ekspert i Pasurive të paluajtshme.

 “Kjo rënie nga 3% e rivlerësimit mund të  prekin vetëm një kategori. 2000, 2010, 2015 kanë mundësinë e rivlerësimit të pronës që e kanë blerë vite më para. Kurse sa I përket pronave të reja duke qenë se këtë vit janë rritur çmimet e referencës nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh”, u shpreh Fjordi Subashi, ekspert imobiliarë.

Lefter Sila ekspert i këtij tregu i cili ka qenë pjesë e 4 periudha të mëparshme të rivlerësimit në vend, tregon se kur, sipas tij, do të ndodh rënia e ndjeshme e çmimeve që të gjithë presin.

“Rënia e çmimeve është sipas parimit të ekonomisë së tregut nëse oferta më e madhe se kërkesa dhe e dyta nëse do ketë raste krizash qoftë të brendshme dhe të jashtme. Nuk do të ketë rënie apo ngritje çmimesh. Ajo që mund të themi është se përfituesit janë vetëm pronarët”, shtoi Sila.

Për disa prej ekspertëve rënia pritet e lehtë deri në përafrimin e vlerës së tregut, pasi një pjesë edhe janë mbivlerësuar sipas tyre.

“Nëse flasim për një amnisti me 12% ulje nuk pretendojmë që çmimet do bien kaq. Gjithmonë arsye për të rritur çmimin ka disa për ta ulur shumë vështirë. Një çmim 5-7% që kanë pronat me certifikatë pronësie do të reduktohen”, deklaroi Erjon Alimema, ekspert i Pasurive të Paluajtshme.

Mesatarisht një rënie deri në 7%  për një apartament 100 mijë euro do të përkthehej në 7 mijë euro më pak për ata qytetarë që do të blejnë një pronë në vijim. Aktualisht ndalur sipas zonave në Tiranë çmimet e referencës së apartamenteve variojnë duke nisur nga 2200 euro në zonën e ish-Bllokut, Librit Universitar, vijon me  rreth 1100 euro në zonën e Fabrikës së Miellit dhe 900 euro pranë zonës së Porcelanit./m.j

Next Post
Sako del nga SPAK: Dhashë shpjegime për një çështje në hetim. S’ka lidhje me veprimtarinë time në Bashkinë e Durrësit

Sako del nga SPAK: Dhashë shpjegime për një çështje në hetim. S'ka lidhje me veprimtarinë time në Bashkinë e Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Historia hipokrite (e vonuar) e Sali Berishës që shkon të djegë Enverin pas 30 vitesh

March 2, 2026
Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

March 2, 2026
Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

March 2, 2026
Godinat te “5 Maji” gati për të prekurit nga tërmeti, Veliaj: Të ndëshkojmë ata që pengojnë punën

Kredia për prona e dhënë po i afrohet vlerës së pesë miliardë eurove

March 2, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

March 2, 2026
Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

March 2, 2026
Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

March 2, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Krijoi konflikt në Dubai dhe e deportuan”, ish-prokurori tregon rastin e të “fortit” shqiptar

March 2, 2026
Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In