• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

A do të bëhet Silezia, si Whani?

by Java News
17/05/2020 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa në Poloni numri i infeksioneve po shënon rënie, në rajonin e Silesizë së Epërme infeksionet po rriten me shpejtësi. Minatorët që punojnë nën tokë janë në rrezik më të madh.Ruda Śląska në Silezinë e Epërme është qytet minatorësh. Shtëpitë karakteristike me tulla të kuqe janë ndërtuar mbi 100 vjet më parë për punëtorët e minierës së parë lokale të qymyrit.

Por që nga fillimi i majit, Ruda Śląska së bashku me qytetet e tjera të zonës ka qenë një pikat më të nxehta të pandemisë në Poloni. Në këtë rajon jetojnë rreth 4,5 milionë vetë. Aktualisht në Poloni ka rreth 18,000 raste të raportuara të të infektuarve me Covid 19, ndër to 5000 nga Silezia, e nga këta të fundit afërsisht 1.000 minatorë. Infektimet në Silezi janë në rritje, sepse nga rastet e reja që raportohen çdo ditë, dy të tretat vijnë aktualisht nga Silezia.

Në media ka pasur disa herë njoftime se shpesh banorët e kësaj zone, sidomos të rinjtë, nuk i kanë respektuar rregullat e karantinës dhe të distancës fizike. Por problematike janë edhe minierat e qymyrit ku puna vazhdon. Deri tani prodhimi është ndalur vetëm në tre nga 30 minierat e zonës. Ky rajon njihet tani si “Wuhani polak”, sepse sipas mediave polake, qeveria dëshiron ta mbyllë tërë rajonin, si qyteti Wuhan në Kinë. Varshava e kundërshton me ngulm këtë lajm. “Askush nuk planifikon të mbyllë qytetet, askush nuk planifikon të kufizojë lirinë e lëvizjes”, tha ministri i Shëndetësisë Lukasz Szumowski.

Kundër mbylljes – Krzysztof Mejer, politikan lokal, thotë për DW se nuk ka nevojë të bllokohet i gjithë rajoni, sepse do të mjaftonte reduktimi i punës në minierat e qymyrit. Por minatorët e kundërshtojnë një gjë të tillë. “Miniera nuk është dyqan. Nëse e mbyll, nuk mund ta hapësh më”, thotë një minator nga miniera e qymyrit Jankovice në Rybnik në një intervistë me portalin polak para.pl. Miniera ku punon ai e ka ndalur prodhimin. “Nëse në minierë nuk punohet për tri-katër ditë, mund të shpërthejë zjarr dhe e gjithë puna jonë shkon kot. Në miniere duhet gërmuar dhe thithur uji gjatë gjithë kohës. Sado pak, por nuk duhet të ketë ndërprerje,” shpjegon ai.

Pavarësisht nga rreziku i infektimit, ai dëshiron të rikthehet sa më shpejt normalisht në punë. “Shpresoj që më në fund të fillojnë të na testojnë si duhet dhe atëherë nuk do të kemi stres se mund të infektoheni. Se poshtë në galeri mbajtja e distancës prej dy metrash është e pamundur për ne.”

Më pak punë, më pak të ardhura – Në minierën e Jankovices ka dy ashensorë, me të cilën zbresin nën tokë njëherazi 48 deri 120 vetë. Tani u lejohet vetëm gjysmës së minatorëve që t’i përdorin ashensorët në të njëjtën kohë. Orari i punës së atyre që ende vijnë ende në minierë për ta mbajtur atë teknikisht gjallë është shkurtuar në mënyrë të konsiderueshme.“Ne kemi reduktuar orarin e punës në katër ditë në javë. Të ardhurat tona janë ulur me 20 përqind” thotë Sebastian Czogala nga Unioni i Minatorëve Polakë (ZZG). Ai nuk mund ta imagjinojë mbylljen e plotë të mineraveve sepse kjo do të thoshte falimentimin e gjithë industrisë.

Furnizimi me energji i Polonisë bazohet deri në 80 përqind te qymyri. 90,000 vetë punojnë në miniera dhe 90,000 të tjerë janë të punësuar në kompanitë përpunuese të prodhimeve minierale.

Votat e minatorëve mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Kjo është arsyeja pse kandidati i PiS, presidenti aktual Andrzej Duda, po përpiqet të fitojë zemrat e tyre. “Këto ditë ne jemi të gjithë nga Silezia. Së bashku do ta mposhtim pandeminë,” shkroi Duda në Twitter.

Pak testime Por Krzysztof Mejer nga Ruda Śląska pret më tepër vepra konkrete se sa llafe nga politikanët në Pragë. Qeveria sapo ka vendosur të zhvillojë 50,000 teste në Silezi brenda dy javëve të ardhshme. “Kjo është në rregull, por ende shumë pak. Dhe pak vonë”, thotë 51-vjeçari. Deri tani nga 60,000 minatorë që punojnë nën tokë në galeritë e ngushta janë testuar vetëm 15,000. Nëse do të ishin kryer më shumë teste që nga fillimi si në Gjermani, situata në Silezi nuk do të ishte kaq dramatike, thotë Mejer.

Next Post
Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2020

Horoskopi/ Numrat e fatit sipas shenjës tuaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com