E pyetur për problematikat e raportuara në media sa i takon përdorimit të burimeve publike në fushatë zgjedhore në favor të qeverisë, aktuale, Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Audrey Glover u shpreh se kjo është një fushë të cilës do t’i kushtohet shumë rëndësi gjatë misionit të vëzhgimit.
“Në një raport kjo fushë është identifikuar si një nga fushat më me rëndësi për t’u vëzhguar. Dhe ne do i kushtojmë shumë kujdes vëzhgimit të kësaj fushate”- u shpreh Glover.
Ajo gjithashtu u pyet për mundësinë e takimit me Sali Berishën edhe pse ky i fundit është shpallur non-grata. Glover u shpreh se është e hapur të takojë këdo që merr pjesë në procesin zgjedhor.
“Do isha e lumtur të takohesha me këdo që është i përfshirë në këtë proces zgjedhor”- u përgjigj Glover.
Kujtojmë se në zgjedhjet e vitit 1996 që u mbyllën me fitoren e PD, të cilat shefja e OSBE-ODIHR i cilësoi si ndër më negativet, Berisha asokohe president, e shpalli këtë të fundit “non-grata” duke lëshuar akuza të rënda drejt saj.
/a.r
A e di kjo zonja angleze se, Shteti saj Britania e Madhe NON GRATA_t nuk i toleron kurrë dhe jo më ti takojë e të bisedojë me ta…
Por teksa u pyet nga një gazetar/e e Medias filo NON GRATA, znj. GloverAudrey tha: -“Do isha e lumtur të takohesha me këdo që është i përfshirë në këtë proces zgjedhor”-.
Pra; kjo zonjë në krye të Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR për Zgjedhjet vendore të 14-Majit-2023, po shkel me apo pa “dashje” (ndoshta dhe nga pleqëria…) parimet bazë të Shtetit të saj dhe të Perëndimit demokratik, që NON GTATA_t nuk janë pjesë e Demokracisë.
Përgjigjja e zonjës në krye të Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR për Zgjedhjet vendore të 14-Majit-2023 se, “është e hapur për t’u takuar me cilindo që merr pjesë në këto Zgjedhje…”, po shkel turpshëm parimet bazë të Shtetit të saj (Britanisë së Madhe) dhe të gjithë Perëndimit demokratik, që personat NON GRATA_t nuk janë pjesë e Demokracisë por të rregjimeve të errëta anti demokratike, të rregjimeve diktatoriale të kohëve moderne që udhëhiqen nga parimet perverse; VJEDHJET+VRASJET+SHPIFJET+MASHTRIMET+PËRÇARJET+ etj.! Dhe i pari është super-monstra e Shqipërisë që nga Dhjetori 1990, Sali Berisha, dhe shpurra e Tij në llogore *Foltore* dhe ortaku Tij në koalicion Ilir Meta.