• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do ta lejojë Yuri Kim të turpërohet nga Edi Rama? Ilir Meta, po ti a më dëgjon?

by Agron Gjekmarkaj
11/07/2020 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agron Gjekmarkaj shkruan sot për “Panorama”se Edi Rama është duke sfiduar SHBA-në, me kërkesën për listat e hapura.

Ai kërkon reagim nga ndërkombëtarët, por mbi të gjitha nga Ilir Meta.

Shkrimi i Gjekmarkajt

Të premten Edi Rama u shfaq para shqiptare më i plakur se kurrë.

Mbi supe  kishte hedhur mantelin e frikës. Fytyra i tendosej nga nxitimi i atij që kërkon përsëri plaçkë. Asnjë politikan shqiptarë nuk ka patur kurajo të shfaqet kaq besëprerë para shoqërisë, kundërshtarëve politikë dhe faktorit ndërkombëtar. Me gjasë asnjë nuk e ka patur kaq të madh hallin. Ai nuk ka fuqi ta parashikojë jetën e tij jashtë zyrës së pushtetit. Një peng si spirancë e zhyt në ranishten e së shkuarës. Kryeministri i një mijë e një ndodhive  paralajmëroi një grusht shteti nëpërmjet të cilit tenton të pengojë rrotacionin politik.

Me shpresën se rastësia do t’i regetijë si Mbret i Botës, se pengesat dhe sterkembeshat e pandershëm do t’i japin ndonjë shans, po tenton të ndalojë koalicionet parazgjedhorë dhe të shkelmojë marrëveshjen e 5 Qershorit, produkt i këshillit politik dhe faktorit ndërkombëtar. Ai dje konfirmoi faqe opinionit publik se Opozita dhe koalicioni i saj janë  fituese, një fitore që atë e tremb të cilën dëshiron ta manipulojë me truk duke kthyer edhe njëherë në piken zero dialogun dhe provokuar derivatet e mungesës së tij. Rama kërkon tension e amulli, ekstremizëm e dhunë për të dalë nga qoshja e humbjes ku ndodhet.

Edi Rama së pari ka sfiduar ambasadoren Amerikane, Zonjën Juri Kim, dhe faktorë të tjerë ndërkombëtarë si BE, Gjermania në veçanti, të cilët për të mos krijuar precedentin e largimit me forcë, për të mos legjitimuar djegien e mandateve si formë presioni mbajtje në pushtet Kryeministrin e cunguar, delegjitimuar e  defakto të  rrëzuar.

Asokohe ambasadorët kryesorë, për çdo mushkonjë që kalonte në Bulevardin “Deshmoret e Kombit”,  dilnin me një deklaratë kundër opozitës e cila dëmtoi interesat e veta, por nuk shkoi në ndeshje pa kthim me ta. Propaganda e Rilindjes një e dy thoshte “e patë”, “e dëgjuat”, “Amerika foli, BE gjithashtu ndaj sus”. Tani këtë e kanë harruar.

Ditën e Enjte Ambasadorja Kim, një person racional e konkret , e qartë në elekuencën e saj, në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës  konfirmoi vullnetin e vet e të shtetit të saj që marrëveshja e 5 qershorit të votohej pa ndoshta e sikur, pa ndryshime madje pa i fshirë asnjë fije pluhuri që mbi fletë ka rënë prej një muaji që kur u firmos. Ajo shkoi pak më tej  duke na kujtuar se rrotacioni është si qarkullimi i gjakut, pa të cilin trupi vdes.

Po kaq Partitë popullore europiane , Komisioneri  Oliver Varhelyi, eksponent të Bundestagut kanë kërkuar të njëjtën gjë. Rama thotë nuk i pyes, veçse harron që në pushtet e mbajtën këta gjatë kësaj kohe dhe jo Sandër kimiku me urrejtjen e tij për protestuesit. Pyetja e madhe është a do të lejojë Juri Kim dhe të tjerët të turpërohen nga Edi Rama faqe gjithë shqiptarëve?!

A mund te lejojnë këto shtete, SHBA në krye, që ambasadorja e tyre të trajtohet si e mosqenë  nga një sundimtar ballkanik me qindra mëkate nga pas?  Nëse kjo ndodh të gjithë ata humbasin të drejtën morale dhe fuqinë reale të ndikimit që sot e kanë për ti thënë këtij populli si ta vendosë drejtësinë e nëpërkëmbur apo si ti rrezojë autokratet.

Përtej faktit që shumica e qytetarëve të zëshem e të pazësshem presin ditën e votimit për tu hakmarrë ndaj  qeverisjes së Edi Rames në mënyrë që oreksi i tij për pushtet të mos gëlltisë të ardhmen e fëmijëve të tyre, Opozita dhe pretendenti për Kryeministër Lulzim Basha  në fokus pa u shpërqendruar duhet të mbajë komunikim me ta  pa e anashkaluar mundësinë legjitime të rezistencës për të penguar rënien e zgjedhjeve dhe të demokracisë.

Kushtetuta ndryshohet si vullnet politik i shoqërisë për ti përmirësuar asaj standardet e garancitë demokratike dhe jo për ti siguruar pushtet një individi. Kjo ndodh në Rusi ku Presidenti Putin praktikisht do të rrijë në pushtet sat ë jetë gjallë pos ndonjë incidenti të paparashikuar. Atje demokracia është thjesht nocion teorik.

Nuk e kemi larg Beogradin ku miku i Rames dhe Thaçit, Vuçiç pasi shkoi në zgjedhje pa opozitën dhe mori të gjitha pushtetet po përballet  me flakët e revoltës dhe heshtjes ndërkombëtare. Kujtojmë këtu se Rama doli politikisht në raport me SHBA, Gjermaninë e Francën me brinjë të thyera në historinë e shkëmbimit  të territoreve mes Kosovës e Serbisë. Imazhi i njeriut me ndikim e lojtar mes fuqive u bë shkrumb e hi në zjarrin që po djeg kredibilitetin e Hashim Thaçit.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, si i vetmi institucion që nuk kontrollohet prej qeverisë, i cili shpesh termin “grusht shteti” e ka artikuluar për kapjen e Gjykatës  Kushtetuese, jo pak herë ka kërcënuar për akte ekstreme.

Mbase asokohe jo pak  është keqkuptuar, sidomos kur uli tonet me Ramen por tani do të kuptohej më mirë nëse i kthehet asaj retorike sepse “grushti i shtetit” u paralajmërua dhe u vu në lëvizje. Për këtë do përdoret Kuvendi i gjymtuar , pseudoopozita parlamentare shumica  burra e gra qesharakë që nuk votohen nga familjaret e tyre, renegatë të Opozitës që inati ndaj Bashes i pa mbarim , i  ka shndërruar në konkubina  të  Rames të përdorur si prezervativë nga Kryeministri  për të përdhunuar Kushtetutën.

Ilir Meta në momentin që legaliteti bie edhe formalisht duhet ta shpërndajë këtë parlament  me dekret dhe ti kërkojë ndihmë qytetarëve kundër represionit policor për të mbrojtur rëndin kushtetues. Të gjitha këto nëse Juri Kim nuk e mban dot fjalën e dhënë para shqiptarëve duke e zvogëluar Amerikën e madhe në sytë e tyre. Në këtë rast e madhe bëhet dalja jashtë kontrollit e shqiptarëve.

Next Post
Ofendimet e Zaevit: Reagojnë partitë shqiptare

Ofendimet e Zaevit: Reagojnë partitë shqiptare

Comments 4

  1. leka says:
    6 years ago

    Teoricieni Gjekmarkaj kundra listave te hapura! Mis valle dhe ju desheroni te jeni ne love stat e mbyllura te Bashes? Para popullit kandidati blerson veten e tij dhe jo nga servillleku si puna jote

    Reply
  2. kleo says:
    6 years ago

    Gjekmarkaj analist pa vlera.Populli do lista te hapura, komisioner jo partiak ai flet brockulla

    Reply
  3. Anonymous says:
    6 years ago

    po kush eshte ajo o llesh

    Reply
  4. Dhimitri says:
    6 years ago

    Ky e paska te sigurt vendin ne listat e Bashes. Se para ca kohesh kishte qendrim tjeter.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

March 29, 2026
Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 30 mars 2026

March 29, 2026
“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

March 29, 2026
Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

March 29, 2026
Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

March 29, 2026
Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

March 29, 2026
“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

March 29, 2026
Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Erjon Braçe vetëofrohet kandidat për Bashkinë: Do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve në gjithë Tiranën

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In