• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do ta japë dorëheqjen Sali Berisha pas humbjes në 11 Maj?

by Spartak Ngjela
22/02/2025 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Shqipëria sot gjendet në në situatë me një politikë të ngrirë.

Gjithçka në këtë gjendje të ngrirë kuptohet se vjen e qëndron në favor të pushtetit të kryeministrit Edi Rama.

I.

Po pse Rama ndihet i sigurt në pushtetin e tij me këtë situatë politike të ngrirë vetëm në maxhorancë?

Sepse tani, gjithkush e sheh dhe e kupton që Partia Demokratike është në një gjendje krize që nuk krijon dot as ide të reja për zhvillimin kombëtar, dhe ende nuk ka krijuar një platformë normale për programin politik të asaj përballë opinionit publik, në këtë periudhë që gjendet dy muaj para ditës së zgjedhjeve.

Dhe kuptohet ndërkaq që Partia Demokratike nuk ka një kryetar partie të pranueshëm ndërkombtarisht në Perëndim, sepse Sali Berisha është non grata në Amerikë.

Dhe kjo gjendje po e dëmton në mënyrë permanente.

Por e kupton dot Partia Demokratike këtë gjendje? Ajo e kupton, por tani vetë Partia është e pushtuar nga Sali Berisha.

Por, a mund të vijë në pushtet në Shqipëri sot një parti politike që e ka kryetarin e saj të shpallur të padëshiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me motivin: për korrupsion me gjithë familjen e tij?!

Dhe prandaj, pikërisht këtu mbyllet çdo perspektivë e tij.

Dhe nuk duhet të harrojmë se Sali Berisha është përballë një procesi gjyqësor edhe në Shqipëri me akuzën “për korrupsion “.

Atëherë, çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike?

Po Sali Berisha do të japë dorëheqjen nga të gjitha postet në Partinë Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve?

Nëse do t’i qëndronim një analize politike, duke parë situatën se, Partia Socialiste hyn në garën elektorale për të marrë mandatin e katërt të qeverisjes së saj, PD duhej të ishte favorite kryesore.

Por në të njëjtën kohë na duhet të theksojmë se është fakt tani që, të fitosh zgjedhjet elektorale të këtij viti me Berishën kryetar partie, është pamundësi absolute.

Dhe sigurisht që këtu mbyllet gjitjçka.

II.

Politika e çdo partie në Shqipëri ka sot një ligjësi të brendshme që thotë: kryetari i papranueshëm nga shoqëria shqiptare dhe nga politika amerikane në funksion të drejtimit të Shqipërisë, nuk mund të jetë kryetar, sepse ky krijon një luftë elektorale, e cila do të zhvillohej në vakum.

Ja kjo është arsyeja që nuk mund të kapërcehet, sepse Berisha është nën presionin psikik të padisë penale që e akuzon në gjykatë për korrupsion, dhe gjendja e tij juridike nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë Berisha ka vetëm një shpresë, dhe vetëm sipas kësaj pyetjeje: a do të mund ta marrë pafajësinë e tij në SPAK ku po gjykohet me akuzën për korrupsion?

Dhe në fund pyesim: A do të mund të dalë Shqipëria nga kjo gjendje e ngrirë në muajin maj të këtij viti?

Next Post
I drejtoi armën policëve, gjykata lë në burg Endrit Sadedinin

I drejtoi armën policëve, gjykata lë në burg Endrit Sadedinin

Comments 1

  1. Lili says:
    1 year ago

    Si gjithmonë…legjendari Berisha do të thotë “M’i vodhi votat Babloki”…

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In