• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do ta gëlltisë Perëndimi edhe këtë farsë të Vuçiqit?

by Enver Robelli
04/10/2023 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Propaganda e qullët serbe, manipulimet, parodia juridike, trajtimi i terroristëve si figura të rëndësishme publike, arrestimi dhe lirimi i menjëhershëm i kriminelit Milan Radoiçiq nuk paraqesin asnjë befasi. E habitshme do të ishte nëse Perëndimi e gëlltit edhe këtë farsë të Vuçiqit. Një kronikë e rrenave të parapolitikës serbe – nga luani i kopshtit zoologjik të Sarajevës deri te gomat e djegura në Dubrovnik.

Nga Enver Robelli

Kur dje u arrestua Milan Radoiçiqi (ose së paku u tha se u arrestua), disa diplomatë perëndimorë në Beograd reaguan të lehtësuar. Një ditë më vonë, pra sot, Radoiçiqi është njeri i lirë, i liruar nga “drejtësia serbe”, dhe ndoshta ndonjë diplomat tani është i mërzitur, sepse ra në ujë iluzioni që Serbia e ka ndërmend t’i ndriçojë rrethanat e sulmit terrorist ndaj Kosovës më 24 shtator 2023 dhe të dënojë kryerësit e krimit.

Që nga ajo ditë Serbia është demaskuar (sërish) faqe botës si sponsorizuese e terrorizmit. Përpjekjet e propagandës së Beogradit janë shtuar me qëllim të përhapjes së mjegullës, manipulimit, gënjeshtrave. Armët e konfiskuara nga Policia e Kosovës ngjallin dyshime serioze se banda e Radoiçiqit është furnizuar nga ushtria serbe apo nga nënkontraktorë të tjerë të shtetit që punonin për Radoiçiqin. Për të zhdukur këtë gjurmë, drejtësia serbe e kontrolluar nga Vuçiqi tha se Radoiçiqi i ka blerë armët në Tuzëll të Bosnjë-Hercegovinës. Qëllimi është evident: të njollosen Bosnja dhe boshnjakët! Sepse Tuzlla gjendet në federatën boshnjako-kroate, jo në entitetin serb. Sipas propagandës serbe, paramilitarët e Radoiçiqit u furnizuan me armë në Bosnjë, ndërsa Policia e Kosovës paskësh armë serbe (“prej nga këto armë?”, pyet me një zë kori i propagandistëve serbë). Tre terroristët e vrarë u varrosën si heronj, njëri prej tyre në Vërnjaçka Banjë, ku fansat e Cërvena Zvezdës dolën në rrugë me pishtarë të ndezur. Në varrim u shfaq edhe Milan Radoiçiqi.

Ndërkohë Vuçiqi dhe kanalet e tij nga kanalizimi mediatik emituan zërin e një “dëshmitari të mbrojtur”, i cili – pak a shumë – tha: “Isha rrugës duke ecur dhe rastësisht pashë disa njerëz të armatosur, i pyeta a keni nevojë për ndihmë, kur befas u shfaq policia kosovare dhe nisi të gjuante ndaj nesh dhe ne filluam të iknim…”. Tingëllon si përrallë dhe është përrallë. Në krejt këtë komedi parapolitike serbe po mungon vetëm Danica Marinkoviq, gjykatësja hetuese e administratës pushtuese serbe në Prishtinë, e cila pas masakrës së forcave serbe në Reçak përpiqej të manipulonte të vërtetën.

Këto ditë po përjetojmë një kthim të Serbisë në vitet ‘80 dhe ‘90, kur propaganda serbe arsyetonte çdo krim ndaj të tjerëve dhe fabrikonte krime ndaj serbëve. Më 18 nëntor 1991 ushtria jugosllave e shndërruar në armatë serbomadhe pushtoi qytetin barok kroat Vukovar. Ndërsa ushtarë, paramilitarë e çetnikë masakronin civilë kroatë (dhe disa shqiptarë) në periferi të qytetit, radiotelevizioni i Serbisë RTS jepte lajmin e rrejshëm se forcat kroate kanë masakruar “41 fëmijë serbë”, kufomat e të cilëve qenkëshin gjetur në shkollën fillore në Borovo Sello. Kur bota e civilizuar u trondit nga sulmet serbe e malazeze ndaj Dubrovnikut më 1991, mediat e Beogradit citonin një oficer serb, i cili thoshte se tymi që dilte nga qyteti i vjetër i Dubrovnikut nuk ishte pasojë e sulmeve, por tym gomash që paskëshin ndezur kroatët për të mashtruar botën. Gjatë rrethimit të Sarajevës nga ushtria e serbëve të Bosnjës, një gazetare e kanalit televiziv serb “S” raportoi se “ekstremistët myslimanë” po i hedhin fëmijët serbë në kafazet e luanëve në kopshtin zoologjik të Sarajevës. Për kanalin “S” atëbotë punonte edhe një huligan i ri politik nga Beogradi me emrin Aleksandar Vuçiq.

Si gjatë luftërave të viteve ‘90, edhe tani, pas sulmit të armatosur kundër Kosovës, propaganda e Beogradit nuk ka ndryshuar. Por do të ishte e habitshme nëse bashkësia ndërkombëtare do ta gëlltisë edhe këtë farsë juridike e politike të Vuçiqit sa i përket bandës së Milan Radoiçiqit. Ky rrezik ekziston.

Përzgjedhja e avokatit të Radoiçiqit përshtatet si gur në mozaikun e madh të propagandës. Një “përzgjedhje e natyrshme”, shkruan gazeta “Danas”. Goran Petronijeviq, gjyqtar në Pejë gjatë luftës së Kosovës, në maj të vitit 2000 i dënoi 143 shqiptarë të Kosovës me 1632 vjet burg për shkak të “veprës penale të terrorizmit”. Mandej ky gjykatës në shërbim të regjimit të Slobodan Milosheviqit i dënoi (në mungesë) me nga 20 vjet burg Bill Clintonin, Madeleine Albright, Jacques Chirac, Gerhard Schröder, Tony Blair për shkak të bombardimit të Jugosllavisë serbo-malazeze. Pasi ra regjimi i Milosheviqit, Petronijeviq u mor me avokaturë dhe klientët e tij ishin, mes tjerash, krimineli i luftës Radovan Karagjiq, shefi i sigurimit shtetëror Radomir Markoviq, këngëtarja Svetlana Razhnatoviq (“Ceca”) etj. Petronijeviqi e quan veten “biograf zyrtar të Ratko Mladiqit”, sipas Radios Evropa e Lirë ai ka vëzhguar “zgjedhjet” që Rusia ka organizuar në territoret e pushtuara ukrainase.

Në maj të vitit 2020 mediat serbe njoftuan se Petronijeviqi u grushtua nga një grup burrash në një restorant të Beogradit. Më 1991 Slobodan Milosheviqi pati thënë: “Nëse nuk dimë të punojmë mirë, së paku do të dimë të rrihemi”. Detyrë e Petronijeviqit tani është të “dëshmojë” se Milan Radoiçiqi hyri në Kosovë duarthatë, bashkë me paramilitarët e tij duarthatë, të cilët duarthatë vranë një polic të Kosovës dhe duarthatë u strehuan në një manastir të Kishës Ortodokse Serbe, ndërsa qëllimi i tyre paskësh qenë që duarthatë të armatosin popullin duarthatë serb në Kosovë. Në këtë mision ai mund të llogarisë në ndihmën e shtetit. I pari i shtetit serb disa herë e ka lavdëruar Radoiçiqin si trim. Petronijeviqi duket se ka lidhjet e duhura me drejtësinë dhe me politikën. Mediat serbe të mërkurën botuan fotografi ku Petronijeviqi shihej në piknik me shefin e Prokurorisë së Lartë në Beograd, Nenad Stefanoviq, një adhurues i partisë në pushtet SNS.

Next Post
BE dhe Britania reagojnë pas kërcënimeve për prokurorët: Autorët të mbajnë përgjegjësi, autoritetet të hetojnë

BE dhe Britania reagojnë pas kërcënimeve për prokurorët: Autorët të mbajnë përgjegjësi, autoritetet të hetojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Saga e përndjekjes ndaj Veliajt! Ols Dado i bën vetting vjehrrit të ndjerë në tatime, banka, ujësjellës e hipoteka 7 vite pas vdekjes

April 13, 2026
Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

April 13, 2026
“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë

Shqipëria me rezerva për 5 muaj, rritja e çmimit të karburantit kërcënon fluturimet dhe turizmin

April 13, 2026
A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

April 13, 2026
Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

April 13, 2026
Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

April 13, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste të Vlorës

April 13, 2026
Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

April 13, 2026
Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

April 13, 2026
Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In