• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do ketë Kosova probleme demarkacioni me Shqipërinë?!

by Ben Andoni
03/08/2018 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Do ishte shqetësuese nga të dy vendet tona të arrinim të kishim probleme me demarkacionin e kufirit mes tyre. Por, fakti është se kur flitet për territor, paçka frymës kombëtare, patetizmit që na shoqëron në dashurinë e madhe vëllazërore, interesi shkon mbi çdo gjë. Dhe, është ky interes që na bën që të mos kemi ende treg të përbashkët, të mos lemë gjë pa thënë për njëri-tjetrin dhe jo vetëm.

Po a do ketë Kosova realisht probleme me Shqipërinë për demarkacionin? Kjo ishte pyetja që i bëmë dy zyrtarëve kosovarë në Bruksel një vit e gjysmë më parë. Ndërsa njëri pohonte se do kishte probleme, e këtë e lidhte me fakte reale nga terreni kufitar; deputeti tjetër do ishte shumë patetik: Shqipërisë ia japim të gjitha, çfarëdo që do të na kërkojë! Ndjesi e mirë dhe e këndshme kur e dëgjon një predispozitë të tillë, por toka lidhet jo thjesht me konvencionin e ndarjes territoriale, por edhe me nevojën e banorëve për mbijetesë dhe mbi të gjitha bashkon kujtimin dhe ekzistencën e gjeneratave të tëra. Kur kujton se çdo pëllëmbë toke shqiptare, për shkak të relievit të thyer, mungesës së tokë-bukës, historisë, legjendave (jo pak të stisura) mbart shumë probleme, atëherë realisht e mendon si do të realizohet vallë?! Të paktën, në Shqipëri, ku ligji 7501 e ka çoroditur të gjithë pronën dhe jo vetëm.

Me Shqipërinë problemi mund të jetë disi i karakterit teknik. Shenjat e kufirit mes Kosovës e Shqipërisë janë vendosur nga ish-Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, kohë të shkuara para Luftës së Dytë. Fashistët e bashkuan Kosovën me Shqipërinë dhe gurët e kufirit u hoqën nga qeveria e Mustafa Krujës për t’u rivendosur sërish pas Luftës së Dytë Botërore, kur Kosova mbeti si pjesë e ish-Federatës.

Ndërkohë në Kosovë pas demarkacionit të vështirë me Malin e Zi, që mori vite të tëra debate shterpë dhe përfundoi atje ku u nis ka një vetëdije se ata po vidhen. Edhe pse është ende herët të flitet për demarkacionin me Shqipërinë, tashmë për Kosovën vjen detyra e dytë e vështirë. Kjo lidhet me zgjidhjen e çështjes së demarkacionit me Serbinë, një çështje e cila është e thjeshtë nëse nuk politizohet. Të paktën përvoja shumëvjeçare e demarkacionit me Malin e Zi ishte një shembull jo i mirë sesi nuk duhet trajtuar problemi dhe si teknikët duhet të qëndrojnë para politikanëve. Ose më mirë politikanët duhet t’i lenë të lirë teknikët. Për fat, mbi Serbinë qëndron edhe kushti që sot i vihet në fakt të dy vendeve por sidomos Beogradit që ta zgjidhë sa më shpejt Demarkacionin, në mënyrë që BE-ja të mos ketë probleme shtesë me të. Kjo mendohet nga zyrtarët por jo nga realiteti. Në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë ka shumë kujtime, toka, dhe njerëz që kanë vuajtur dhe besohet se kjo do ta vështirësojë problemin.

Ndërsa sa i përket Serbisë dhe Kosovës në shesh do të dalin sërish detajet teknike hartografike që janë paraqitur nga forcat ushtarake serbe kur nënshkruan me NATO-n, Marrëveshjen e Kumanovës më 1999 për t’u larguar nga Kosova. Mu në ato dokumentacione mund të fshihen kleçka teknike që mund të tregojnë dy aspektet, atë të përkatësisë së Kosovës si pjesë e Serbisë dhe tjetra ku tentohet të shkëputet territor nga Kosova apo si e konsideron Ministri serb i Mbrojtjes Vulin, si ndërprerje e Shqipërisë së Madhe. Për hir të së vërtetës në Kosovë e në Shqipëri, gjithnjë e më pak dëgjohen për këtë koncept, ndërsa problemi i vërtetë është sesi do ta zgjidhin vëllezërit tokën e përbashkët atë që është ndarë me hartat e dikurshme dhe që vazhdimisht përfliten nga politika. Nëse do të përdoren hartat e federatës dhe demarkacioni me Shqipërinë do të jenë në këtë frymë. Mbase nuk do të jetë aspak e vështirë, porse nuk është keq që apeli t’i trandë teknikët e dy vendeve që t’i gjejnë modalitetit sa më shpejt që të jetë e mundur dhe sidomos metodikat se ku do të referohen.

…

Në vjetarin e Statistikave të Publikuar kohë më parë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, që i referoheshin të dhënave të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, shkruhej se vitin e kaluar sipërfaqja e Kosovës ka qenë 10.905 kilometra katrorë, nga 10.908 km2, që ishte më parë. Por a do humbë më nga ndarjet me Serbinë dhe Shqipërinë?! Kjo mbetet për t’u parë, por i vetmi bekim është që politika t’i qëndrojë sa më larg Demarkacionit, sepse edhe atëherë kur do të ndreqë, ajo ka prishur punë dhimbshëm…qoftë edhe kur problemi ka qenë mes shqiptarësh. (Javanews)

 

Next Post
Vidhte energjinë në Itali, arrestohet biznesmeni shqiptar (FOTO-EMRI)

Vidhte energjinë në Itali, arrestohet biznesmeni shqiptar (FOTO-EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In