• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

A do kenë fatin e Haradinajt dhe dhjetëra kosovarë të tjerë?

by
17/06/2015 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Negociatat maratonike për normalizimin e marrëdhënieve që po zhvillohen mes Serbisë dhe Kosovës zenë prej muajsh faqet e para të gazetave, por kur afrohesh të kuptosh ndonjë gjë thelbësore humbet në gjëra anësore, ku më së shumti spikasin fakte të tilla: ia dha dorën apo jo, apo u bisedua për një aksh çështje e cila parashihet në këtë aneks! Ndërkohë, gjërat më thelbësore midis dy subjekteve janë shumë më tepër. Ato lidhen me pensionet, energjinë, dokumentet respektive dhe më prekshëm me respektin e qytetarëve të dy anëve.

Veç se arrestimi i Haradinajt ka treguar se gjërat thelbësore as nuk preken mes dy vendeve. Që do të thotë se në negociatat e zhvilluara në mes Prishtinës dhe Beogradit, për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, nuk përmenden gjëra reale si pensionet, amnistitë ose më saktë pastrimet e emrave të atyre kosovarëve që lista e prokurorisë serbe i ka përcjellë Interpol-it për ndjekje. Dhe nëse për rastin e Haradinajt është mobilizuar e gjithë diplomacia kosovare, për 300 ish-luftëtarë që janë të skeduara keq për Serbinë, nuk ka asnjë shpresë që të mos bëhen pre e arrestimeve të tilla. Dhe ku ta dish dhe ekstradimeve drejt Serbisë.

Paradoksi është se jo pak prej tyre kanë fituar gjyqe, kurse në rastin e Haradinajt, ai ka kaluar me sukses akuzat e Tribunalit më të lartë për krimet e Luftës në ish-Jugosllavi. Ç’ka do të thotë se autoritetet sllovene dhe seksioni i tyre i INTERPOL-it ka përcjellë ashtu si duhet detyrën, ndërsa i takon autoriteteve serbe dhe kosovare që tashmë t’i vendosin pikat mbi “i”. Edhe pse kapitulli i luftës është nga më të rëndat mes tyre, ai i paqes kërkon që të nisin për gjëra reale, ku mes tyre është që t’i lenë qytetarët e dy vendeve të mendojnë për jetën, ndërsa ata, zyrtarët, në takimet korteziale t’u japin fund fotove dhe selfie-ve dhe të merren me gjëra reale, si këto që po vuan sot Haradinaj dhe e gjithë Kosova. Pasi, të paktën ky rast, tregoi se bisedimet janë ende shumë larg zgjidhjeve konkrete që kërkon Brukseli.

Next Post

Fotolajm/ Kujdes ku parkon në Lituani, kryebashkiaku vepron me tank

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

March 12, 2026
Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

March 12, 2026
Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

March 12, 2026
“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

March 12, 2026
Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

March 12, 2026
Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

“100% dakord me Berlinin dhe Londrën”, Rama: Lufta ndaj korrupsionit vijon! Vepruam si në çdo parlament europian

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In