• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do i mbijetojë Bashkimi Europian, rënies së Angela Merkelit?

by A R
22/09/2016 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Desmond Lachman
Kushdo që dyshon se ylli politik i Angela Merkel është në rënie, mjafton të shohë rezultatet e zgjedhjeve lokale të fundjavës së kaluar në Berlin. Kushdo që dyshon se pozita dominuese politike e Merkelit do të na mungojë shumë në vitin e ardhshëm, mjafton vetëm të marrë parasysh faktin që Evropa do të ketë nevojë për një lidership shumë të fortë, për të shmangur një Brexit të vështirë, orkestruar një ristrukturim të borxhit grek dhe të shpëtojë ekonominë italiane, nëse do të ketë nevojë.

Një vit përpara zgjedhjeve parlamentare të radhës në nivel federal, Unioni Kristian Demokrat i Merkelit pati rezultatin më të dobët që ka arritur ndonjëherë në Berlin, në zgjedhje lokale. CDU mori vetëm 17.5% të votave. Nuk ishte shmë më lartë se 14%-ëshi që mori Alternativa për Gjermaninë, e cila është një parti anti imigrantëve. Ndërkohë që është ende herët ëpr të thënë që ky rezultat do e detyrojë Merkelin të mos kërkojë një mandat të katërt si Kancelare vitin tjetër, nuk është shumë herët për të thënë se pozicioni i saj dominues në politikën europiane do të sfidohet seriozisht.

Të vjen keq që pozicioni politik i Merkelit është duke u zvogëluar, në një kohë kaq delikate për projektin evropian. Kjo është veçanërisht e vërtetë, po të kesh parasysh se që nga fillimi i krizës së borxhit sovran në vitin 2010, ajo ka qenë forca kryesore për mbajtjen në këmbë të projektit evropian. Ajo e ka bërë këtë edhe duke ndërtuar konsensus për paketat e shpëtimit në korridoret e Brukselit, por edhe duke trumbetuar mbështetjen për ato paketa, nga një Bundestag gjithmonë ngurrues.

Nuk do të ishte ekzagjerim, po të thonim se e ardhmja e projektit evropian nuk ka qenë asnjëherë më në dyshim, se sa është sot. Jo vetëm sepse britanikët votuan në favor të Brexit. Edhe grekët vazhdojnë të vuajnë nën një barrë të tepërt borxhi publik dhe italianët janë në prag të një krize bankare dhe borxhi publik, teksa presin një referendum këtë vit, i cili mund të shoqërohet me një periudhë të zgjatur paqëndrueshmërie në politikën italiane.

Në vitin që do të vijë, nëse duan të mos dëmtojnë projektin europian, do të jetë e rëndësishme që Europa të mos i vendosë kushte të rënda Mbretërisë së Bashkuar për largimin nga BE, kushte që do të rëndonin mbi perspektivën ekonomike si të Mbretërisë së Bashkuar, ashtu edhe të Europës. Po kështu, është e rëndësishme që borxhi publik grek të ristrukturohet me kushte bujare, dhe që ekonomia italiane të marrë ndihmën financiare që mund t’i nevojitet, me qëllim që të mos shohim një intensifikim krizës së borxhit sovran në Europë. Përballimi i gjithë këtyre sfidave do të kërkonte atë lloj lidershipi, që Angela Merkeli e ka ofruar me sukses në të kaluarën. Për këtë arsye, duhet shpresuar që problemet e kancelares janë vetëm një fazë kalimtare. /American Enterprise Institute – www.bota.al/a.m.

Next Post
“Divorci i shekullit”/ Letra prekëse e Brad Pitt

"Divorci i shekullit"/ Letra prekëse e Brad Pitt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In