• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A do e tërheqë Mali i Zi njohjen e Kosovës nëse zgjidhet president? Flet kandidati që rivalizon Gjukanoviçin

by
21/03/2023 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati për president në Malin e Zi, Jakov Milatoviç deklaroi se nëse fiton zgjedhjet presidenciale dhe zgjidhet në krye të shtetit, nuk do të tërhiqet nga ratifikimi për njohjen e Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e ABC News, Linda Karadaku, Milatoviç tha se i qëndron faktit që Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd, Milatoviç u shpreh se të gjitha shtetet në rajon do të ishin të lumtura nëse të dyja vendet do të arrinin një marrëveshje.

Pyetje: Po përsa i përket Kosovës? Ka pasur zëra se politika në Mal të Zi kërkon një tërheqje nga ratifikimi i Kosovës. Ku qëndroni ju në lidhje me këtë?

Jakov Milatoviç: Jam shumë i lumtur që Beogradi dhe Prishtina, nën çadrën e Bashkimit Europian, kanë nisur këtë dialog. Mendoj që Mali i Zi si dhe të gjitha shtetet e rajonit do të ishin shumë të lumtur në çdo gjë që Beogradi dhe Prishtina vendosin, sepse vetëm rajoni i bashkuar pa kufij dhe pa kostot ekonomike të tyre, rajoni që është inkorporuar në BE, është një rajon i stabilizuar dhe me prosperitet. Me Kosovën, vërtet mendoj se duhet të ndërtojmë urat lidhëse në benefit të njerëzve në Kosovë dhe në Mal të Zi.

Pyetje: E suportoni apo jo faktin që shteti juaj e ka njohur Kosovën si shtet i pavaruar?

Jakov Milatoviç: Është patjetër fakt dhe ne i qëndrojmë faktit. Mendoj se edhe partitë e tjera, të gjitha kanë firmosur një traktat, me duket në fund të vitit të shkuar me historinë e rikonstruktimit me kryeministrin Abazovic, ku të gjitha partitë njohën faktin duke përfshirë çështjen e Kosovës. Patjetër, po. Këto janë faktet dhe mendoj se ajo që kemi nevojë është të ndërtojmë rrugët për një zhvillim ekonomik mes vendeve të rajonit që me në fund të shkojmë në nivelin e duhur për BE. Të shpejtojmë integrimin e vendeve tona. Që të kemi akses në fondet e BE që të zhvillojmë infrastrukturën tonë. Di që ekziston një projekt për të ndërtuar autostradën e paqes nga Nish në Prishtinë. Këto janë historitë që promovoj dhe mendoj se është e ardhmja e rajonit.

/e.d

Next Post
Presidenti Bajram Begaj pret delegacionin me kryetarë të komunave arbëreshe

Presidenti Bajram Begaj pret delegacionin me kryetarë të komunave arbëreshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për ish-partneren e Safet Bajrit

Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për ish-partneren e Safet Bajrit

February 27, 2026
Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

February 27, 2026
A kanë dorë agjenturat e huaja për ngjarjet e fundit?

A kanë dorë agjenturat e huaja për ngjarjet e fundit?

February 27, 2026
Bill Clinton dëshmon për raportin e tij me Epstein, ja çfarë tha ish-Presidenti amerikan

Bill Clinton dëshmon për raportin e tij me Epstein, ja çfarë tha ish-Presidenti amerikan

February 27, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Të gjithë të mërzitur nga qeveria e re, përveç SPAK

February 27, 2026
Paralajmërimi i ministrit polak: Të përgatitemi për luftë, mund të shohim atë që kanë parë gjyshërit tanë

Paralajmërimi i ministrit polak: Të përgatitemi për luftë, mund të shohim atë që kanë parë gjyshërit tanë

February 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

De Gol, koteci dhe kasollja me yll

February 27, 2026
Bie miti i Dubait si ‘parajsë’ për të kërkuarit nga drejtësia: Deri tani 15 të ekstraduar, priten edhe pesë të tjerë

Bie miti i Dubait si ‘parajsë’ për të kërkuarit nga drejtësia: Deri tani 15 të ekstraduar, priten edhe pesë të tjerë

February 27, 2026
“E ke figurën atërore të dështuar”/ Rogerti përplaset me Selinën dhe Arditin: Ejani, unë jam babai juaj në këtë lojë

“E ke figurën atërore të dështuar”/ Rogerti përplaset me Selinën dhe Arditin: Ejani, unë jam babai juaj në këtë lojë

February 27, 2026
SHBA–Iran drejt përballjes. Perëndimi dhe Kina largohen nga Irani. Alarm në Izrael

SHBA–Iran drejt përballjes. Perëndimi dhe Kina largohen nga Irani. Alarm në Izrael

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In