• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do e përzërë PS-ja ‘gjermanin’ e fundit nga Shkodra!

by Rudina Xhunga
21/04/2023 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Xhunga

Shkodra është ngacmimi im për rubrikën e sotme në Tregimin e Ditës, në kanalin Youtube. Shkak se aty po luhet një fushate, a thua se duan të përzënë gjermanin e fundit. Dhe ngjan se Bardh Spahia është gjermani i fundit. Ai përfaqëson Berishën, që sipas simpatizantëve në qytet, është PD-ja e vërtetë.
Është një personazh që po luan, sikur fitoren e ka të sigurt. Pala tjetër, Partia Socialiste, ka zgjedhur të përfaqësohet nga Benet Beci, që mund të jetë personazhi i duhur, për betejën elektorale, ish-burokrat, ish-nëpunës, që di të bëjë punë dhe para, ca i mban, ca i ndan. Njerëz si ai, edhe, edhe, kurrë, as, as, dinë të organizohen, të ngrenë stafet, të paguajnë këshilltarët dhe lobuesit e duhur. Nuk ka asgjë të keqe që Benet Beci të fitojë Shkodrën në emër të Partisë Socialiste. Edhe pse unë nuk mendoj që ai u thotë shkodranëve; “Unë jam socialist, apo i majtë. Me siguri ai thotë që është i djathtë, vjen nga një familje e djathtë që flet e mbron dialektin. Vetëm të mos flasë për çekun e bardhë se na kujton kohë të këqija. Po tha prapë kam për të sjellë 50 milionë euro na kujton kohë të errëta të cilat nuk u bënë kurrë të arta.

Unë kam qenë shpesh në Shkodër, në momente të bukua dhe të vështira për qytetin. Jam gëzuar kur u bë pedonalja e Shkodrës dhe e quaj meritë të Jozefina Topallit, një grua të fortë Shkodre, që e rregulloi qytetin, si diti. Ditë të mira ishin ato kohë kur Jozefina Topalli drejtonte Kuvendin dhe e kishte një sy nga qyteti i vet. Edhe njerëz të tjerë kanë ndikuar që diçka të lëvizë në atë qytet, që meriton më shumë se kaq. Është qyteti i haresë dhe mendimit, i arsimit dhe dijes, i oborreve të fisnikërisë dhe luleborës. Shkodra është dashni dhe i ke thënë të gjitha. Meriton shumë më shumë se vulgaritetin e Voltanes, e do dhe edhe atë urën mbi Bunë, do më shumë njerëz që dinë t’i drejtohen, një prej qyteteve më hijerëndë, më të fisme të Shqipërisë, një zonjë e rëndë.
Por Benet Beci po i drejtohet në mënyrë banale. Kush e këshillon atë, nuk e di si i shkon ndërmend, që shkodranët janë mendjelehtë! Hapeni mendjen, zbrisni nga piedestalet e rreme, mos i trajtoni votuesit për budallenj. Dhe kë, shkodranët! Do i gënjeni shkodranët me çekun e bardhë! Mund dhe të flasësh me zemër në dorë, duke kërkuar votën, duke premtuar, por duke u thënë edhe të vërtetën që: “Shkodra është bast i kryeministrit Edi Rama. Në rast se Rama e merr edhe Shkodrën diçka do të ndryshojë, shumëçka mund të ndryshojë. Mbase Rama do bëjë me të njëjtën dashuri, për qytetin e gjyshes, atë që bëri për qytetin e fëmijërisë.

Dhe Shkodra do jetë Vlora e radhës. Sepse Shkodra është basti i Rames, jo i Benet Becit. Sa ç’qe Vlora, bast i Lelit, aq është i Becit. Mbase nëse ai do të fliste në këtë gjuhë mbase do të ishte më i besueshëm. Shumë më shumë sesa duke paguar analiza dhe sondazhe.
Pastaj, Bardh Spahia e ka marrë më lehtë. Mendon që e ka Shkodrën për vete dhe nuk ka pse ta blejë. Mos e marrë kaq të mirëqenë se duhet të kuptojë që fushata e kundërshtarit po bëhet e tillë që pavarësisht se i jep dorën dhe thotë: “I djathtë jam si ti”, ka ndërmend ta përzërë, “si gjermanin e fundit.”

Next Post
Veliaj: Ç’i lidh demokratët me Ilir Metën? Mos votoni ata që paguhen nga rusët për ta çuar Shqipërinë mbrapa!

Veliaj: Ç’i lidh demokratët me Ilir Metën? Mos votoni ata që paguhen nga rusët për ta çuar Shqipërinë mbrapa!

Comments 3

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Benet Beci, Ka marrë leksione nga Sali Berisha, oj Rudinë, të vendos një dorë në qafë, dhe me dorën tjetër, të fut gishtin në bythë.
    Gjithsesi, për shkodranët që janë toptan idiotë deri në marrëzi, Beneti është gjetja më e mirë, në kushtet aktuale.
    Ai nuk është socialist, ai është specialist – siç thoshte i ndjeri Pjetër Toma (Arbnori).
    Ramës ja futi PD-ja, në zgjedhjet e kaluara, kur i ofruan me marifet, dukagjinsin modern, i cili ishte komplet i inkriminuar, dhe kështu i humbi ato zgjedhje, megjithëse porta ishte pa portier, duke i zgjatur jetën, Voltana Ademit një kreaturë pa formë, ide e mendime përveç se ishte dhe do të vdesë një militante e thekur. E vetmja meritë e sajë.
    Pra, edhe Rama ta dijë mirë, se jo të gjithë i thonë të vertetën, por ja kanë me të futur.
    Po nuk ka nxënë mënd deri më sot, nuk ka më kohë për të nxënë, mbasi mosha bën të vetën, që avash avash, duhet të hapë krahun.

    Reply
  2. Anonymous says:
    3 years ago

    Sa keeq ,sa keq , per ty Rudine!
    Te kam ditur per me shume. Edhe sherbesa e cfardollojte e ka nje fund!

    Reply
  3. Sako says:
    3 years ago

    Sa keeq ,sa keq , per ty Rudine!
    Te kam ditur per me shume. Edhe sherbesa e cfardollojte e ka nje fund!

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gati për paqe? Presidenti i Iranit tregon kushtet: SHBA dhe Izraeli të paguajnë dëmet dhe të garantojnë se…

Gati për paqe? Presidenti i Iranit tregon kushtet: SHBA dhe Izraeli të paguajnë dëmet dhe të garantojnë se…

March 12, 2026
Rritet numri i personave me probleme në veshka, mjekja nefrologe: Shkak stili i jetesës dhe kequshqyerja

Rritet numri i personave me probleme në veshka, mjekja nefrologe: Shkak stili i jetesës dhe kequshqyerja

March 12, 2026
Zgjedhja e Presidentit/ AAK: Kurti përgjegjës për krizën në Kosovë! Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit, i drejtë

Zgjedhja e Presidentit/ AAK: Kurti përgjegjës për krizën në Kosovë! Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit, i drejtë

March 12, 2026
“Janë të mirëpritur, por më mirë mos të vijnë”, Trump habit me deklaratën për ekipin iranian të futbollit në Botërorin 2026

“Janë të mirëpritur, por më mirë mos të vijnë”, Trump habit me deklaratën për ekipin iranian të futbollit në Botërorin 2026

March 12, 2026
Një i vdekur dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një universitet në Virxhinia të SHBA-ve, vritet autori

Një i vdekur dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një universitet në Virxhinia të SHBA-ve, vritet autori

March 12, 2026
Gjykata e Lartë e lë në burg ish-presidentin Meta, Kryemadhi i del në mbrojtje: S’ka asnjë firmë, asnjë vendim

Gjykata e Lartë e lë në burg ish-presidentin Meta, Kryemadhi i del në mbrojtje: S’ka asnjë firmë, asnjë vendim

March 12, 2026
ANALIZA/ Pse Rezistenca e Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara është një Bllof (dhe e turpëron Trumpin)

ANALIZA/ Pse Rezistenca e Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara është një Bllof (dhe e turpëron Trumpin)

March 12, 2026
“Kosova, pjesë e pandarë e Serbisë!” Rusia: BE po i jep dorë të lirë Kurtit për spastrimin në veri

“Kosova, pjesë e pandarë e Serbisë!” Rusia: BE po i jep dorë të lirë Kurtit për spastrimin në veri

March 12, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Epokat që nuk mbarojnë

March 12, 2026
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë, Departamenti Amerikan i Shtetit: Dënojmë këtë akt dashakeq kundër aleatit tonë!

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë, Departamenti Amerikan i Shtetit: Dënojmë këtë akt dashakeq kundër aleatit tonë!

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In