Një thumb e pati edhe për Lulzim Bashën në konferencën e sotme për shtyp Presidenti Ilir Meta.
I pyetur nëse do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse e shkarkon, Meta tha se në institucionin e Presidencës nuk do të ketë asnjë bravë shtesë.
“Ju thoni që 24 korriku të ishte sot, unë do të doja të ishte dje. Nuk do të ketë asnjë bravë në institucionin e Presidencës. Unë jam kam premtuar se më 24 korrik do të kemi një festë. Populli i 2 marsit është shtuar shumë se është shumë i irrituar, sidomos nga këto falsifikimet e tyre”, tha Meta.
/b.h