• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“A do bashkëpunoni me Ramën?”, Kryemadhi: Nuk e tradhtoj kombin unë, s’jam nga ato…

by A R
28/03/2021 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monika kryemadhi i është përgjigjur pyetjes nëse ka ndonjë mundësi bashkëpunimi me Partinë Socialiste dhe kryetarin e saj Edi Rama.

Kryemadhi ka hedhur poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste pas zgjedhjeve të 25 prillit

Ajo ka theksuar se të bashkëpunosh me një njeri si Rama, është tradhti kombëtare.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se beteja e 25 prillit është një betejë për qytetarët dhe nuk duhet të fokusohet tek imazhi i lidërve të partive, por tek zgjidhja e problemeve.

“Bashkëpunimi i LSI me Edi Ramën është tradhti kombëtare. Të bashkëpunosh me një njeri, i cili ndien neveri për vendin e tij, për një njeri që ndien urrejtje për popullin e tij, për një njeri i cili i ngre zgupthi qytetarët e vet për t’i larguar nga Shqipëria, normal që çdo bashkëpunim me Edi Ramën do të ishte tradhti kombëtare. Përsa i përket angazhimit dhe takimeve tona, duhet të kemi një gjë parasysh që qoftë PD, qoftë LSI janë dy grupime të ndryshme, pavarësisht se për herë të parë në historinë e tranzicionit të 30 viteve, ne kemi një koalicion parazgjedhor midis Partisë Demokratike dhe një partie të majtë, që është LSI, e cila nuk është më thjesht një strukturë me katër deputetë, por është një strukturë e cila është realitet politik dhe mund t’ju them që është edhe shumë më shumë se një forcë politike. Është një energji e pashtershme të rinjsh dhe të rejash, të cilët janë e ardhmja e këtij vendi, të cilët kanë dëshirën, ëndrrën dhe shpresën për ta ndërtuar këtë vend. Beteja e 25 prillit nuk është betejë figurash. Nuk është beteja ku njerëzit kanë nevojë të shikojnë Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin në televizor.

Beteja e 25 prillit është një betejë për qytetarët. Nëse ne do të fokusohemi tek imazhi personal i dy liderëve të dy partive kryesore opozitare, do të ishte gabimi ynë më i madh dhe fatal. Nëse ne nuk fokusohemi tek zgjidhja e problemeve, nëse ne nuk fokusohemi tek angazhimi ynë i drejtpërdrejtë me qytetarët për të mbajtur fjalën dhe për t’u kthyer atyre shpresën dhe besimin, atëherë kjo është një betejë e humbur e jona. Por, nuk ka rrugë tjetër. Duam apo nuk duam ne, qytetarët do të votojnë ndryshimin. Çdo lider politik duhet të bëhet njësh me qytetarët, duhet të marrë përgjegjësitë e tij përpara tyre për të mbajtur fjalën dhe për të treguar se në Shqipëri vërtet ka ardhur një mentalitet i ri, në Shqipëri do të vijë një strukturë tërësisht e re dhe një klasë e re politike, që do të sjellë mendim dhe mentalitet të ri.

Ne dje ishim në Shkodër dhe në Malësi të Madhe, për hir të së vërtetës një pritje fantastike, duke pasur parasysh se çfarë përfaqësojnë këto dy zona dhe kandidate e jona është një vajzë, e cila studion në Londër për Menaxhim dhe Ekonomi, Melisa, dhe e thashë se fjalori im ndihet mjaft i varfër në krahasim me atë se çfarë ajo artikuloi atje, sepse dëshira, angazhimi dhe pasioni që ajo kishte për vendin e saj ishte me të vërtetë shumë shpresëdhënës. Këto njerëz që sot janë jashtë, studiojnë jashtë, apo kanë mbaruar studimet e tyre jashtë vendit dhe nuk duan të kthehem më këtu, ne duhet ti kthejmë. Ashtu siç kemi Saimir Kumrinë këtu në Gramsh, i cili ka mbaruar studimet jashtë shtetit, në Itali, për Shkenca Juridike dhe është kthyer. Ashtu siç kemi Avokat Dylber Dervishin në Belsh, ku e shikoje Belshin nga ana natyrore, ishte si një parajsë dhe ndërkohë që ata njerëz që jetonin atje ishin dhe janë njerëzit më të varfër në Shqipëri. Pra, ka gjëra kaq të bukura që mund t’ua ofrojmë jo vetëm shqiptarëve, por edhe turistëve të huaj. Nuk mund tu ofrojmë vetëm varfëri , por mund tu ofrojmë një mrekulli, mund tu ofrojmë një mikpritje për turizmin, agropërpunimin, agroturizmin, prodhimet bio, pra gjëra të mrekullueshme që janë prezente, por që ne nuk i kemi shfrytëzuar kurrë”, është shprehur Kryemadhi.

/a.r

Next Post
Detaje nga Shqipëri-Angli / Nga reklamat gjigante, te tifozët kuqezi dhe formacionet zyrtare

Detaje nga Shqipëri-Angli / Nga reklamat gjigante, te tifozët kuqezi dhe formacionet zyrtare

Comments 1

  1. Rakip LLARI says:
    5 years ago

    Monika është bërë, BYTHË E PARË, BYTHË E PALARË…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin detaje nga plagosja në det e 17-vjeçarit në Vlorë, policia: Rrëshqiti dhe ra në pjesën e motorit të mjetit lundrues

Dalin detaje nga plagosja në det e 17-vjeçarit në Vlorë, policia: Rrëshqiti dhe ra në pjesën e motorit të mjetit lundrues

July 23, 2026
“Persona të maskuar duan të shfrytëzojnë situatën, ka elementë që kërkojnë destabilizim”, alarmi i ekspertit të sigurisë

“Persona të maskuar duan të shfrytëzojnë situatën, ka elementë që kërkojnë destabilizim”, alarmi i ekspertit të sigurisë

July 23, 2026
Kamioni që mori dy jetë te TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

Kamioni që mori dy jetë te TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

July 23, 2026
“Nuk e nënvlerësova Iranin”, Trump: Mund ta shkatërrojmë gjithçka në dy ditë

“Jam pranë vendimit për një sulm masiv ndaj Iranit”, vjen paralajmërimi i fortë i Trump

July 23, 2026
Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar: Reshje dhe shtrëngata të forta të premten

Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar: Reshje dhe shtrëngata të forta të premten

July 23, 2026
“Epsteini” ynë

Berisha mori me dhunë pushtetin mbi protestën

July 23, 2026
Ismail Shehu zgjidhet kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik

Ismail Shehu zgjidhet kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik

July 23, 2026
Kriza politike në Kosovë, Krasniqi: Polarizimi ekstrem po pengon kompromisin, nuk jam optimist

Kriza politike në Kosovë, Krasniqi: Polarizimi ekstrem po pengon kompromisin, nuk jam optimist

July 23, 2026
Dëmtohet nga helika e skafit një person në Vlorë, dyshohet se ka pësuar prerje në këmbë

Dëmtohet nga helika e skafit një person në Vlorë, dyshohet se ka pësuar prerje në këmbë

July 23, 2026
VIDEO/ Mbyllet seanca plenare! Protestuesit qëllojnë makinat e deputetëve me vezë

VIDEO/ Mbyllet seanca plenare! Protestuesit qëllojnë makinat e deputetëve me vezë

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In