Agjencia Evropiane e Barnave ka miratuar sot vaksinën e katërt kundër koronavirusit. Agjencia me seli në Amsterdam i dha dritën jeshile vaksinës Johnson&Johnson, të prodhuar në SHBA.
BE-ja tashmë ka porositur 200 milionë doza të kësaj vaksine.
Ndryshe nga vaksinat Pfizer/BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca, që tashmë janë autorizuar në BE, Johnson&Johnson jepet në vetëm një dozë dhe është efikase.
Kjo vaksinë po ashtu mund të ruhet në një frigorifer standard, ndryshe nga disa vaksina të tjera që kërkojnë temperatura ultra të ftohta.
Testimet kanë treguar se Johnson&Johnson është 66 për qind efektive në parandalimin e varianteve të ndryshme të koronavirusit.
Ajo është 85 për qind efektive në mbrojtjen kundër sëmundjes së rëndë. Rregullatorët amerikanë e kanë miratuar këtë vaksinë në fund të shkurtit.
/a.r