Greqia ka regjistruar 53 viktima si pasojë e Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore greke, numri i viktimave që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 6758.
Nga 24.498 testime që janë kryer gjatë ditës së fundit, kanë rezultuar të infektuar 1142 persona. Shumica e infeksioneve të reja janë shënuar në Athinë. Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 205.120 të infektuar që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.
466 pacientë në shtetin fqinj janë në intubim, mosha mesatare e të cilëve është 68 vjeç dhe shumica e tyre vuajnë edhe nga sëmundje të tjera.
/a.r