Drejtori i Komitetit të Shkencave dhe Teknologjisë pranë Koorporatës të Shkencës dhe Teknologjisë Hapësinore të Kinës Bao Weimin tha të enjten që sonda e parë kineze në Mars “Tianwen-1” pritet të bëjë ulje në Planetin e Kuq në maj ose qershor.
Bao është edhe anëtar i Komitetit të 13-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK). Ai i tha këto gjatë takimit me mediet në “Korridorin e Anëtarëve” gjatë dy sesioneve 2021 që po zhvillohen në Pekin.
Bao bëri të ditur që në vitin 2021, Kina planifikon të bëjë mbi 40 lëshime hapësinore, duke përfshirë një sërë misionesh për ndërtimin e stacionit hapësinor të Kinës.