Analisti i shquar Mero Baze në një status në Twitter është shprehur se nëse Albin Kurti po vlerësohet që ka nxjerrë në pension klasën e vjetër politike në Kosovë, në Shqipëri ai po angazhohet të nxjerr nga varri klasën e vjetër politike.
Kjo vjen pas deklaratave të fundit të zotit Kurti i cili ka qenë në një vizitë në vendin tonë.
Statusi i tij:
Shqipëria padyshim ka nevojë për ndryshim, por jo për kthim mbrapa. Nëse në Kosovë, Kurti lavdërohet që ka nxjerrë në pension klasën e vjetër politike, në Shqipëri po angazhohet të nxjerr nga varri, e të ringrej të vdekurit e korrupsionit , vrasjeve politike dhe hajdutët e votave.