Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore në spital
Dy automjete janë përfshirë në një aksident në vendin e quajtur “dritat e verdha” në Korçë. Si pasojë e përplasjes së automjeteve janë plagosur lehtë 4 persona.
Sipas informacioneve 3 qytetarët janë dërguar në Spitalin e Korçës. Burimet thonë se njëri nga të plagosurit ka dëmtime në këmbë. Dy të tjerët kanë plagë sipërfaqësore, kurse drejtuesit e automjeteve që u përfshinë në aksident ndodhen në vendin e ngjarjes.
Policia dhe mjetet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin ku ndodhi aksidenti dhe po punohet për të zbardhur shkaqet.
Klan News