3,330 persona te prekur nga koronavirusi janë trajtuar në spitalet Covid 1, 3 dhe 4 që nga 9 Marsi deri në 31 Dhjetor të vitit 2020.
Mjekët e kanë marrë në analizë të gjitha problemet që këta të sëmurë kanë shfaqur e për pasojë kanë dalë në përfundimin që Covid-19 prek të gjitha organet, duke shkaktuar 62 lloje komplikacionesh në organizëm.
Ajo që zë vendin e parë për nga shpeshtësia është insuficenca respiratore progresive refraktare e hasur në 1746 pacientë, dhe që ka çuar edhe në vdekjen e 1120 pacientëve.
Thyerje e diabetit meilitus, hepatit akut anektreit, çrregullimet kardiake, ishemitë janë të tjera komplikacione të shpeshta të shkaktuara nga Covid-19.
Studimi i kryer tek pacientët e shtruar në spital ka nxjerrë në pah se 5% kanë qenë forma të lehta, 12% të mesme, 55% të renda dhe 28% shumë të rënda. E nëse flasim për vdekshmërinë, shkaqet janë të shumta por mjekët veçojnë tromboemboline pulmonare.
Ashtu siç është parë jo vetëm tek pacientët në spitale, por edhe tek ata që janë trajtuar në shtëpi, simptomat e sëmundjes janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga temperatura, anoreksia, djersët, mungesa e nuhatjes dhe shijes e deri tek gjendja e ankthit.
/a.r