Brenda një jave në Shkodër kanë marrë dozën e parë të vaksinës së COVID, 1500 persona, mjek, infermier dhe të moshuar në azile. Së shpejti pritet të nisë vaksinimi në popullatë për moshën 80 vjeç e lart.
“Sot është dita e tetë e vaksinimit në Bashkinë Shkodër për të gjithë rajonin e Veriut. Janë vaksinuar deri ditën e djeshme 1500 persona, personel mjekësor, infermier , staf mbështetës në vijën e parë të frontit që rrezikojnë përballjen me personat me COVID 19. Ndërkohë janë kryer vaksinimet për stafet e spitaleve e të gjithë qendrat e spitaleve”, tha Halili
Në një interviste për Report Tv, Xheni Halili shprehet se pas bluzave te bardha do jete radha e të moshuarve mbi 80 vjeç.
“Plani është që në vazhdimësi pasi të përfundojmë me qendrat shëndetësore të vazhdojmë me personat mbi 80 vjeç, listat e të cilave janë të gjitha gati. Ndërkohë nuk kemi akoma një plan në lidhje për personat e tjerë të moshuar mbi 80 vjeç në rrethe të tjera të largëta si Mirdita ,Has e Bashkitë e tjera. Besoj se pas kësaj do vazhdojmë me personat mbi 70 vjeç dhe më pas me kategoritë risk”, tha Halili.
Qarku i Shkodrës ishte i dyti pas Tiranës qe nisi procesin e vaksinimit të personelit shëndetësor dhe të të moshuarve nëpër azile, ndërsa pritet të nisë vaksinimi në popullatë për moshën mbi 80 vjeç. Halili shprehet se për Shkodrën nuk janë në dispozicion vetëm 1500 vaksina, siç u raportua fillimisht, pasi çdo jave mbërrijnë doza të reja.
Shqiptarja.com