Catania dhe shumë fshatra u zgjuan të mbuluar nga një shtresë hiri pas shpërthimit të vullaknit më aktiv në Europë, Etna.
Sipas agjencisë Ansa , shpërthimi ka qenë tepër i fortë duke hedhur llavën deri në 1,700 metra lartësi. Hiri është përhapur aktualisht në drejtim të jugut të vendit.
Për shkak se hiri ka mbuluar një pjesë të madhe të vendit, aeroporti i Catanias ka pezulluar punën dhe nuk do të ketë asnjë fluturim deri në një urdhër të dytë. Disa automjete dhe të korra janë dëmtuar.
Nuk bëhet fjalë për të lënduar. Departamenti i Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se zonat e banuara nuk janë në rrezik. Megjithatë nën vëzhgim po mbahen komunat Linguaglossa, Fornazzo dhe Milo.
Stefano Branco, kreu i Institutit Kombëtar INGV për Gjeofizikën dhe Vullkanologjinë, ka bërë të ditur se shpërthimi i fundit nuk është aspak shqetësues pasi Etna ka shkaktuar më parë dëme të shumta dhe të vdekur./a.p