• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zgjatet edhe për 6 muaj të tjerë sekuestro e pasurive të Ylli Ndroqit

by Ardit Rada
17/02/2021 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Prençi duke zgjatur me 6 muaj sekuestron e pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Prokuroria ka kërkuar ende kohë për hetimin pasurisë. Vendimi u mor pak ditë më parë ndërsa Report Tv mëson se ajo u është komunikuar edhe palëve.

Kjo është hera e parë që kërkohet zgjatja e sekuestros së pasurive. Vendimi për sekuestron e pasurive të biznesmenit ka ardhur në gusht të vitit 2020 nga SPAK. Hetimet për Ylli Ndroqin kanë nisur më 21 korrik 2020 në kuadër të ligjit anti-mafia.

Ylli Ndroqi i njohur dhe si Xhemal Pasmaçiu është arrestuar për trafikim heroine në Turqi e Itali, konkretisht i arrestuar për heroinë në 1998 në Turqi dhe në 2015 në Itali.

Vendimin për sekuestrimin e pasurive, e kanë ankimuar avokatët e biznesmenit. Por pavarësisht kësaj, Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron.

Janë 26 prona të biznesmenit të cilat janë vendosur nën sekuestro nga SPAK. Pjesë e pasurive të sekuestruara me urdhër të gjykatës në deklaratën e SPAK, ndër të tjera janë edhe “2 apartamente, 5 automjete, 7 troje dhe një sipërfaqe pylli. Mes pronave të sekuestruara edhe televizioni Ora News, Channel One si dhe shoqëritë ‘Yldon’, ‘Rendon oil’ e ‘Don-Ucd’, ‘Interkinex’, ‘Albania Bay Marine’ etj.”/a.p

Next Post
Dhunë në sfidën Bylis-Laçi/ Nwabueze e Carkanji dënohen me 10 ndeshje pezullim

Dhunë në sfidën Bylis-Laçi/ Nwabueze e Carkanji dënohen me 10 ndeshje pezullim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com